Alibeaj debat me Mediun tek "Zgjedhorja": Mund të ikësh, s’pranoj të thuash se ka çorganizim! Ndërhyn Vasili: Lëri këto histori fshati

31 Tetor 2022, 13:12Politika TEMA

Alibeaj debat me Mediun tek "Zgjedhorja": Mund të ikësh,

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është përplasur paraditen e së hënës me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në Komisionin për Reformën Zgjedhore teksa po flitej mbi punën e ekspertizës.

Pas propozimit të  Alibeajt, Mediu u shpreh se komisioni nuk ka funksionuar në këtë mënyrë duke përmendur edhe çorganizim të komisionit.

Mediu: Nuk ka nevojë për komision, ka nevojë vetëm për ju të dy, nuk ka funksionuar ndonjëherë kështu ky komision, ka pasur debat dhe zgjidhje në komision.

Kjo nuk është reforma e asnjë partie, është për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, për çfarë duhet grupi i ekspertëve nëse është kështu. Këtë debat e kemi bërë që në fillim, çështja është çorganizimi total që kemi ne.

Alibeaj: Këtë nuk e pranoj unë. Çorganizim këtu nuk ka, mund të ikësh po të duash. Kërkuat ekspertizë, ekspertët i keni, të ndodhë që eksperti i PD të punojë dhe ai të kërkojë dritë jeshile nga ekspertët e partive të tjera nuk do ndodhë kurrë, të kundërtën po bëjmë, po vendosim ekspertët e partie të tjera në kushtet e ekspertit të PD.

Kemi interesin më të madh që materialet kryesore të vijnë nga PD, por dhe ekspertët e tjerë do duhet që të punojnë dhe të japin zgjidhje për të kënaqur interesat e partive që përfaqësojnë. Jo vetëm që nuk ka ekspertë të kategorive A B dhe C, kushte të njëjta për të gjithë.

Vasili: Lëri këto histori fshati.

1 Komente

  1. B
    Besa Resulaj

    Kur flet dhe ky te vrases veten qe beri gerdecin me gjith salen e te birinaman kur ju portali merreni me keta njeres si nuk ofendoheni

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje