
Deputeti Enkelejd Alibeaj, bën të ditur në një postim në rrjetet sociale, se i ka kërkuar kreut të shtetit, Bajram Begaj, të mos dekretojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që u miratuan të premten me 105 vota, ku votuan PS dhe PD e Sali Berishës.
Postimi i Alibeajt
I kam dorëzuar sot Presidentit të Republikës, kërkesën për mosdekretimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës sëShqipërisë" i ndryshuar", i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 26.07.2024.
Arsyetimi ligjor për këtë kërkesë mbështetet në faktin se ligji i miratuar mbrëmë, cënon parimet kushtetuese të parashikuara nga nenet 17, 18, 45 dhe 64 të Kushtetutës si dhe është në kundërshtim me frymën, arsyetimin dhe përfundimet e arritura nga vendimi 28/21 i Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu ky ligj ështe në kundërshtim me të drejtën që i njihet shtetit për kufizimin e të drejtave kushtetuese (e drejta për të zgjedhur me votë parapëlqyese); në kundërshtim dhe në shkelje të parimit të proporcionalitetit (kufizimi apo heqja e një të drejte në proporcion me interesin publik). Ligji i miratuar është në kundërshtim me frymën dhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese e cila përcakton se interesi i partive politike për vetërregullim nuk mund të kufizojë përtej nevojës proporcionale të drejtën e qytetarëve për të përzgjedhur me votë parapëlqyese përfaqsuesit e tyre.
Thënë ndryshe, shqetësimi ynë përmblidhet në pamundësinë që votuesit shqiptarë do të kenë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij jashtë vullnetit që të kryetarëve të partive. Në rast se ky ligj do të hyjë në fuqi, vitin e ardhshëm shqiptarët do të kenë ofertë nga partitë tradicionale vetëm një listë preferenciale të kryetarit. Këta kandidatë nuk do të kalojnë asnjë filtër përzgjedhjeje apo meritash por do të jenë të privilegjuarit e kryetarëve që do t’u ofrohen shqiptarëve si e VETMJA alternativë.
Zoti Alibeaj, si qytetar i thjesht e mirëkuptoj dhe mbështes përpjekjen tuaj për t'i bërë pritë vërshimit të një të keqe të madhe që po ndodh në politikën shqiptare. Kjo që po nd9dh nuk është asgjë më shumë se komentimi i së ligës qëe ka zënë për gryken këtë popull dhe po i merr frymën. Por mjerisht, edhe pse është ushtarak dhe duhet të jetë dinjitoz në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, mos prit që ky të jetë një Mark Milley, si gjenerali brilant amerikan, (sot në pension) i cili edhe pse u emërua nga Trump, kur e desh puna në 6 Janar 2020 doli në mbrojtje të kushtetutës dhe demokracisë kundër dhunuesve të saj. Vlerat e presidentit tonë, të cilat nuk i kalojnë ato të një rreshteri në prapavijë, një shërbëtor i heshtur i kryeministrit, i zgjedhur po në atë formë që t'i kërkon të kundërshtojë, as që do të kenë përfundim tjetër, por firmosjen në mënyrë skllavëruese të ligjit që do i dërgojë tashmë të aprovuar nga kukullat e zgjedhura nga Berisha Rama, kryeministri.
Bravo Alibeaj,...gjithmone te kam urryer si person,por kete here te jap te drejte! Shpresoj qe presidenti mos ta kaloj