Alibeaj: PD, në sulm nga “trinia e shenjtë” Rama-Berisha-Meta

29 Prill 2023, 17:32Politika TEMA

Alibeaj: PD, në sulm nga “trinia e shenjtë”

Në këto zgjedhje, Enkelejd Alibeaj thotë se Partia Demokratike është vënë në agresion të trefishtë nga trinomi Rama-Berisha-Meta.

“Bashkë, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Kjo trini e pashenjtë, Rama-Berisha-Meta, po e vijon sulmin që e nisën të tre së bashku ndaj Partisë Demokratike një vit e gjysmë më parë. Sulm i mirëkordinuar nga të tre. Haptazi dhe fshehurazi. Me media dhe para. Me kërcënime e me shantazhe.”

Arsyen e këtij sulmi, Alibeaj e ndau edhe me mbështetësit e tij të degës 11 në Laprakë, të cilët i ftoi që në 14 Maj të votojnë Roland Bejkon.

“Kërkon të zhdukë Partinë Demokratike, kërkon të zhdukë dhe atë që mbetet prej saj, ta marrë e ta bashkojë me foltoristët që i shkojnë nga pas, të gënjyer ose të lidhur me interesa korruptive me Sali Berishën, për ta përdorur si bunker antiamerikan në Shqipëri”.

Për Alibeajn, çdo votë për Berishën, shkon për pazarin e radhës të Ilir Metajt, siç e quan ai ish-Presidentin.

“Parti të rithemeluar me Ilir Metën?! e 2013-ës që ka përçudnuar edhe vet simbolet e demokratëve. Ke shkuar te shtëpia e pazarxhinjve politikë dhe thjesht dhe vetëm ke pranuar pazarin politik. Në aleancën Meta dhe Berisha, ka vetëm vend për gjeste anti-politike, anti-qytetare dhe anti-qesharake”.

Ndërsa kandidati Roland Bejko prezantoi programin e tij për kryeqytetin, që sipas tij i jep frymëmarrje frymëmarrje turizmit, bujqësisë, arsimit e kulturës.

12 Komente

  1. B
    Bozhigradi

    Si leter me "vlere" puna e PD se ketij tipit.

    Përgjigjjuni
    1. w
      www

      Trinia e shenjte keta koktiganet more ? haha ,,,,no no ,,,,jane si trimat e haxhi qamilit ata ,,,

      Përgjigjjuni
      1. i
        ida

        Te genjen mendja! Ju doni te fitoni zgjedhje me çerek ekipi! E keni humbur pa filluar!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          @Ida më duket se nuk e ke kuptuar. Dy gjysmat e PD, si veç e veç, si të bashkuaa, edhe vetë janë të ndërgjegjshëm, që në Tiranë nuk fitojnë. Njëjtë duhet thënë kjo dhe në rang vendi. Gara është brenda llojit. Berisha po bën të pamundurën për mbijetesë, me shpresë se mund të rikuperojë diçka nga goditja amerikane e më gjerë, gjithsesi kjo është e pamundur. Nga ana tjetër, ajo që quhet PD zyrtare dhe në fakt, pavarësisht se si erdhën punët, realisht kjo është PD-ja. Sigurisht, e minuar, e rrudhur, e zvogëluar, e coptuar dhe me 1001 probleme, gjithsesi përpjekjet po bëhen që ajo të mbijetojë dhe për mendimin tim do mbijetojë. Kjo në 14 maj do duhej të votohej masivisht nga demokeatët dhe i ashtuquajturi elektorat gri që refuzon PS dhe Erion Velinë. Është në të mirë të demokracisë dhe vetë opozitës, që dyshja famëkeqe Berisha-Metaj, të dalin të zgërlaqur nga këto zgjedhje. Ky jo domosdoshmërisht për PD, se sa për fatin e opizitës reale dhe demokracisë.Sigurisht që pas 15 majit do fillojë një proces i thellë ndryshimi dhe rimëkëmbjeje, pir tashmë pa Berishën dhe berishizmin. Kjo tashmë thuajse ka mbaruar. Dhe nuk është pak, sepse pas 1990 kjo duhet konsideruar fitore e dytë e madhe e demokracisë. Ndërkohë, minuesi i kësaj qysh prej fillimit, monstra Saleh, mbeturinë e komunizmit, politikisht do të shkojë në esfel të gomarëve. Sa i përket zullumeve të tjera të tij, mbetet të presim Drejtësinë, posaçërish SPAK-un. Aty dhe vetëm atëhere, do lahen përfundimisht gjynahet dhe krimet e tij, dhe kështu do bjerë rehat ky vend dhe vetë PD-ja.

          Përgjigjjuni
        2. G
          Genv tirona

          O karrucet e meros enkeleidi nuk tha trinia e shente por trinia e pashenjte. Isha vete atje dhe e degjova me veshet e mi. Mos i kopjoni gabim lajmet nga njani tjetri

          Përgjigjjuni
          1. S
            Strerptomicina

            Ate kurven ku ta kesh o byth lepires

            Përgjigjjuni
            1. D
              Deni

              Kot lodheni se ne 14 maj per te humb keni prap

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anjeza

                Kur do e kuptoni qe keni mbaruar fare si parti ju

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  PO MO KRIMINELI I VOGEL I ISA TOSKES PIKERISHT EDI RAMA PO TE SULMON ........SKE CI BEN GOMARIT ( SALEHUT TEND) DHE E KA FAJIN EDI RAMA

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Poseidon

                    PO MO KRIMINELI I VOGEL I ISA TOSKES PIKERISHT EDI RAMA PO TE SULMON ........SKE CI BEN GOMARIT ( SALEHUT TEND) DHE E KA FAJIN EDI RAMA

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agron

                      Nuk ishte Rama qe shkaterroi zyrat e PD por SB

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        XYZ

                        Alibej te gala padrones tende Argida Sali Berisha.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje