Këlliçi filloi punë drejtor në 2009, por Ministria e Arsimit ia njohu diplomën në 2010

29 Prill 2023, 12:30Politika TEMA

Këlliçi filloi punë drejtor në 2009, por Ministria e

Genjeshtrat mbi diplomës së shkollës së mesme, duke manipuluar fillimisht universitetin amerikan “Coppin University” dhe më pas duke mashtruar edhe institucionet shqiptare, që i kanë bërë njohjen e diplomës Bachelor si po ishte Master shkencore, ngre pikëpyetje të shumta edhe mbi punësimin e Belind Kelliçit në Shqipëri pas kthimit nga SHBA.

Duke iu referuar CV-së zyrtare të tij, të publikuar nga vetë Këlliçi, menjëherë pas kthimit nga Amerika, kandidati i dyshes Berisha-Meta deklaron se ka filluar punë si drejtor në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (2009-2011), kohë që përkon me drejtimin e qeverisë nga Sali Berisha. (shih faksimile).

Por, për t’u punësuar në këtë pozicion në 2009, Këlliçi e ka pasur detyrim ligjor që të depozitonte edhe diplomën e njehsuar të shkollës së lartë të marrë në SHBA. Gjë të cilën nuk e ka bërë sepse një dokument i Ministrisë së Arsimit, që publikuam disa ditë më parë, vërtetoi se njehsimi i diplomës së tij është bërë vetëm në vitin 2010, pra gati një vit e gjysmë pasi Belind Këlliçi kishte filluar punë në shtet. (shih faksimile)

Pas skandalit për mungesën e diplomës së shkollës së mesme, ky është një tjetër skandal i rëndë dhe me pasoja për Këlliçin, pasi ngre pikëpyetje të shumta se mbi çfarë kriteresh Belind Këlliçi është pranuar në punë nga një institucion shqiptar pa pasur diplomë të njehsuar sipas ligjit shqiptar, dhe aq më tepër në një pozicion drejtues, si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Kjo është një shkelje ligjore sepse Këlliçi ka përfituar padrejtësisht rrogën si Drejtor, për një vit e gjysmë, pa pasur diplomën përkatëse që duhet për një pozicion të tillë, duke i bërë dëm ekonomik shtetit shqiptar. Pas publikimit të këtij fakti të rëndë, Këlliçi është i detyruar që të kthejë paratë që ka përfituar si rrogë nga shteti shqiptar si drejtor, gjatë periudhës kur ai ka punuar në administratë pa pasur diplomë të njehsuar. Përveçse ka mashtruar sërish, paratë që ka përfituar në këtë periudhë janë në kundërshtim me ligjin, pasi Këlliçi nuk mund ta ushtronte detyrën e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pa diplomën përkatëse.

Nga ana tjetër, punësimi i tij si Drejtor menjëherë pas kthimit nga SHBA dhe pa asnjë eksperiencë tjetër pune, as në administratë dhe askund tjetër, ngre dyshime shumë të forta se drejtuesit e Ministrisë së Turizmit e kanë bërë njërin sy qorr, duke e punësuar Këlliçin pa diplomë të njehsuar sipas ligjit. Një praktikë nepotike, e cila ka qenë shumë e përhapur në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.

Mirëpo, të gjitha punësimet e tij nga 2009 e këtej duket se kanë qenë të planifikuara dhe pa ndonjë meritë konkrete, por thjesht disa emërime nepotike të diktuara “nga lart”. Njësoj ka ndodhur më pas edhe në Bashkinë e Tiranës, kur drejtohej nga Lulzim Basha në vitet 2011-2015, ku Këlliçi është emëruar në rolin e drejtorit të Rinisë.

Po të shohësh historikun e tij, eksperienca në punë e Këlliçit është vetëm si i emëruar nëpër pozicione komode të administratës shtetërore dhe asgjë tjetër. E njëjta gjë ka ndodhur edhe tani, kur çifti Meta-Berisha e morën dhe e kandiduan për Bashkinë e Tiranës, pa ndonjë meritë reale. Diçka që të kujton Lulzim Bashën e vitit 2011, ku po i njëjti çift e katapultuan në bashki.

Skandali me njehsimin e diplomës

Edhe njehsimi i diplomës së Këlliçit pa kryer më parë të plotë shkollën e mesme në vitin 2010, gjatë qeverisjes së Berishës, është një shkelje flagrante dhe e rëndë e ligjit, pasi njësimi i diplomës është bërë në premisa të rreme. Ndërkohë, Ministria e Arsimit, siç tregohet nga shkresa e kthimit të përgjigjes nëse Këlliçi e kishte kryer Maturën Shtetërore të vitit 2006, ka qenë në dijeni të faktit se ai nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme.

Po ashtu, edhe Belind Këlliçi e ka ditur se për të kryer me sukses njësimin e diplomës sipas ligjit shqiptar, duhet detyrimisht të kishte përfunduar shkollën e mesme. Kjo provon qartë që ai ka gënjyer me dijeni të plotë se ka shkelur ligjin dhe etikën. Pas këtyre fakteve të reja, njësimi i diplomës së shkollës së lartë të Këlliçit pa pasur më parë atë të shkollës së mesme, ngre pikëpyetje të shumta mbi kriteret e punësimit të Belind Këlliçit edhe në administratën shtetërore./ Shqiptarja.com

34 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Nuk ka shkelje...... . Drejtori ka rroge fikse....... Si me 8 klase, si me te mesme apo te larte............. . Pergjegjsia eshte morale, jo ligjore......... . Ndersa pozicionet e tjera te punes ne administrate, perfitojne nga shkolla e larte..... Master me shume se bachelor dhe doktot akoma me shume............. . Ndersa per drejtor nuk ka asnje ligj qe thote se duhet te kete kete apo ate shkolle............. . Nard Ndoka mbas 8 vjecares, ka mbaruar shkolle 2 vjecare per mekanik dhe u be minister shendetsia........... . Shkelje ligjore nuk ka. Morale po.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bir selmani i nënës.

      Çdo të thotë që e mori rrogën për një vit pa diplomë??? Mos vall gjatë këtij vit shkoi në shkollë, dhe për një vit mori tre vite të bachelor? Jo jo. ...Gjatë këtij viti që ju bë procesi i konvertimit të diplomës, nuk do të thotë se ishte pa Diplom, se pastaj lind pyetje se çfar dreqin ju konvertua kur nuk kishte Diplomë....por ju Milito Gazetar, as që ju intereson edhe logjika e thjeshtë. Pse dreqin prodhoni lajme bombë, që u del era më shpejt se pordhëve te Sali Kafshës dhe edvin poturre dhjeri? Belindi është i papërshtatshëm për Tiranën, se është pjellë e saliut, por dhe është i papjekur për drejtues. Jo se është më i mirë Lali dhjeri....... Ata Jan ashtu si janë, njëri M*t e tjetri K*kë. Por ju si gazetar nuk ju lejohet të jeni më keq se ata

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artikull koti.

        O gazeta, Po lere I kete pune, se e keni bere baltë fare kete punën e diplomes. Miku im, Mal Cori, e ka thënë qarte me siper. Pergjegjesia është morale, jo ligjore. Nuk e shikoni? Ja, këta ministrat me shkolle e ndritën. Po qe per shkolle i bie qe të veme kryeminister apo president gallofin Petrit Vasili, se gjoja ka shkolle shumë. Lereni ounën e diplomës se nuk.pjerdh njeri per ate gje. Saliu ishte Professor Doktor ne mjekesi, por kjo nuk e pengoi qe të behen kanibal dhe të hante njerez. Jo pak, me mijëra. E bete si puna e fiqve me Erion Veliajn. Ky kllufi i Saliut ka shumë gjera të tjera per të cilat nuk e meriton të zgjidhet. E para nuk ka trurin ne vend, se ja ka falur Saliut. Fakti që shkon mbrapa Saliut e ben rrumpalle me shumë nga diploma. Projektet qe Ka planifikuar ai Jane kaq dilettante dhe feminore, sa duket sikur i ka planifikuar nje gjimnazist, dhe jo nje shtab elektoral. Ndersa ju? Fyellit ne një vrimë. Po nderrojeni vrimën nje here dreqi e mori. Ose po nuk dini se qysh, pyesni Rita Petron.

        Përgjigjjuni
        1. G
          G

          Ministri është politik, Drejtori është pjesë e Administratës dhe duhet të plotësojë ca kritere

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ada

            Drejtor 22 vjec!

            Përgjigjjuni
        2. M
          Mara emigrante ne Itali

          O Shqipetar mos ja jepni voten ,se rrumpalle do ta kthejne Shqiperine .

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            Po Velo e ka njesuar?

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komunist me Rolex

              Hahahahhaa ai 2 vjet ka bë komplet ska nevojë fare

              Përgjigjjuni
            2. e
              ezmeri saliut

              ne nje vend pa shtet e pa drejtesi per 33 vjet,cdo gje ndodh dhe nuk eshte skandal,mjafton te duash partine dhe udheheqsin

              Përgjigjjuni
              1. d
                dhe tani Kush eshte Pergjegjes per kte Mashtrim ?

                Ktu kemi te bejme me Mashtrime dhe Vjedhje te hpaur te Shtetit dhe dikush duhet te vihet para Bankes se Akuzes . Eshte skandaloze qe ky shtet te vidhet nga FakePolitikan e FakeNastradina si ky harixhiu .Kush mundet ta ver Drejtor kte plonc te zi derrash ? Cfar mundet te drejtoj ky plehr e karagjoze ne ate vend ? Apo injorancen ! Ptuuuu ja keshtu eshte varferuar shqiptari . Vetem dallavere kudo e ne cdo kohe . Paret menjiher prapsh ose ne Burg qenin

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tiku

                  Cfare po thoni kjo ndodhi nuk eshte asgje ne PD ose zakonshme ata po erdhe ne pushtet prite se ku do shkoje shteti jo ne zero por ne humnere

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    XhaJaho

                    Per deri sa eshte shkelur ligji , Ministria e Arsimit a po mer ndonje mase per zhvleresimin e diplomes te Belind Kerricit

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      The politic is the second oldest profession in the

                      Ka ndjekur te njejten shkolle ku kane"studiuar"Veliaj,Basha,Bogdani,Bregu,Spiropali etj.You got it?

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arditi

                        “Politics” Got it

                        Përgjigjjuni
                      2. m
                        mashtruesi perball Drejtesise !

                        si mer eshte bo mode ne ate vend ,qe gjith Mashtruesit te bohen Politikan !

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Ylli

                          E rende per nje shtet qe pretendon meritokracine, me vjen mire qe raste te tilla denoncohen, por me vjen keq qe raste te tilla vazhdojne te jene ne rrugetimin e ngritjes se shtetit tone. Ky denoncim nuk mjafton te behet vetem ne te tilla raste por ne vazhdimesi. Ky vend ka njerez te ndershem, te zgjuar dhe me personalitet, por kjo menyre e te trajtuari po e con kete vend ne drejtimin gabuar dhe pa te ardhme te qarte e duke vonuar ndergjegjesimin dhe ndjenjen e pergjegjesis qe shoqerise jone duhet te kete per nevoje e kontributit te cdo individi ne perparimin e kombit tone.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tini

                            Meritokracine e kemi pare perdite..nga rruga 22 vjec e drejtore direkt...ke me Qindra jo dhjetra raste...se kta e hedhin Firmen fap fap

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Drini

                            Na dole i forte more thuthuq

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Ester

                              Sot punojne shoferet drejtore...shikoni administratat fiskale...tatime dogana...keni minimumi nja 10....jua thote Albana bile...

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirana votoni majtas posht kriminelat SaliMonaLike

                                Ore po ka ligj per keta plerat e djathte apo vetem per te majtet eshte ngritur prokuroria e keta plerat e djathte mund te bejne c’fare te duan te genjejne , te fallsifikojne , te vjedhin bile edhe te vrasin e te mos ju hyje gjemb ne kembe .

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Psikopati

                                  Kenge labe : Jam mashtrus jam mashtrus , dua te behem dikush . Te kem timen nje klinik, o noter o ne politike

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xhikja

                                    E djaloshin e ka mesuar baba Saliu dhe xhaxha Like genje me shume se te besojne dhe e paska filluar genjeshtren qe sa ka mbaruar gjimnazin .Po ketij kanditati ne vend te hundes i eshte ritur koka .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zyko

                                      Po s'keni thene nje fjale per milionat e vjedhura nga njerezit e pushtetit me tenderat pa gare o tema; dhe ju shqeteson rroga e Kellicit qe e paska marre duke punuar. Propagande bajate e injorante. Skeni turp.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Boston

                                        Jo vetem ne shtet por dhe ne privat ka kritere te shkruara se kerkohet shkolle dhe eksperience ne cdo vend pune… se ndryshe vepron nepotizmi apo korupsioni…. Me vjen keq qe paska komentues me nivel nen Belo gabelin…..njeri pa vizion

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Eri

                                          Aty ne Boston je po se ke idene cndodh ktu o mik...po te shikosh drejtoret sot vetem nja 30% plotesojne Kriterien...cte te thote vellai...I shikoj perdite

                                          Përgjigjjuni
                                        2. K
                                          Kartela e marrezise Rames - gjoba e Bekettit

                                          Meqe TemA po kerkon Dem ekonomik - Rekord te pa thyeshem e nuk ka pse germon ne 13 vite me pare, e ka ne 2023 ate Gjoben e Becchettit i 111 milion Euro qe halldupi Surrelit ja faturon Buxhetit te rrenuar te Shtetit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Ali senjefi

                                            Po ti o gelbaze ke diplome?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mondi

                                              Ka o qenef.Ate te xhaxhit ,qe legenave si ty ua fuste shkelm bytheve dhe ne shkolle perdite.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. P
                                              Poni

                                              Shkoni kontrolloni drejtorine e pergjithshme te tatimeve 2013-2016...drejtore me Bachelor keni nja 3 te emeruar .....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. g
                                                geri

                                                ropt ku ti kete ky ,lali fiku ,rama ,meta ,lulushi,alibytha ,doktori dhe gjithe pseudo politikanet e ketyre 33 vjeteve ....as i vdekur si votoj ....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. m
                                                  mirel

                                                  Mashtrimi eshte e keqja me e vogel e shqupisave ndyresira te Salikadavres.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lenci

                                                    Komentues idiote! Ne vitet 1998 deri 2005, kur ne pushtet ishin socialistet, te gjitheata qe kishin mbaruar studimet ne Amerike punonin me diplome te palegalizuar ne Shqiperi. Kishin diplomen dhe aq. Belindin e godasin se paguhen per te goditur ate.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      SPAK

                                                      !Te dyja dialektet jane te bukura! Me pelqen Gegnishtja kur e degjoj,nuk me pelqen kur e lexoj dhe mendoj se po keshtu mendojne ata qe flasin gegnisht per ne qe flasim Toskerisht! Por jemi Shqiptare! Jemi nje Komb! Saliu na ka pajtuar nje lobist per te zbuluar akuzat amerikane ndaj tij! I dime te gjithe edhe ata qe thone “une s;di gje’ edhe Saliu vete! Ne se do saliu po i them une pak nga ato; Vrasjen e 4Prillit ne Shkoder, Kontrabanda e naftes,vrasja dhe arrestimi i pjestareve te ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Tirane dhe neper Shqiperi! Fajdet,vjedhja dhe druri qe hengrem ne 96 edhe me pamje filmike i ka! Hapja e depove te magazinave te armeve ne 97! Vinin Kosovaret me IFA te ushtrise,dihej dhe dita kur do te vinin ne c;do qytet! Remzi Hoxha,Gazidede,Lufta ne jug! Ushtaret dezertuan nga makinat rruges! Vrasja e Azemit dhe Grushti i Shtetit! C’do gje shkoi per skrap! Gerdeci,21 Janari,Privatimi i Cekeve te energjise,Klubi Partizani, gropa ne mes te Tiranes,Damir Fazllic,21 Janari dhe Haklajt vrasja e 140 djemve te Tropojes! jane shume thashe vetem disa! Do te behet qesharak edhe me tej,do ta lene mendte fare dhe do te sillet si nje i marre neper Tirane! Si ka mundesi qe Enveri i besoi femijet e tij ketij spiuni serb,eshte nje pyetje qe nuk me del nga mendja! A ishte edhe Nexhmija spiune e Serbeve?! Njerezit kane frike nga Saliu se ai eshte vrases ,te vret!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. s
                                                        shqip

                                                        cfare fatkeqsie ne kete vend,injorantet e pashkolle dhe kriminelet kane pasur dhe kane poste qeveritare duke vene ne rresht per nje te gjithe ata qe kane studiuar dhe investuar ne arsimimin e tyre shume vite me rradhe.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje