
Sociologu dhe diplomati i njohur Fatos Tarifa flet në këtë intervistë për DITA mbi fushatën zgjedhore dhe disa tema të aktualitetit politik. Ai ka edhe një parashikim për atë që mund të ndodhë pas zgjedhjeve lokale.
“Unë kam frikë se, fill pas këtyre zgjedhjeve, partitë politike do ndezin motorët e fushatës së ardhshme për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen dy vite më pas. Ka pak të ngjarë që pas zgjedhjeve të 14 majit do të shohim normalitetin e kërkuar”, – thotë ai ndër të tjera.
Miku im, profesor Fatosi! Jemi në kulmin e një fushate zgjedhore. Kam vënë re angazhimib tuaj në mbështetje të kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës. Dua t’ju pyes: Mos po e dëmtojmë z. Veliaj duke e lëvduar?
Do i përgjigjem kësaj pyetjeje dhe pyetjeve të tjera që mund të më bësh, por me një kusht: që të mos presësh përgjigje të gjata nga unë. Për një arsye të vetme. Për transformimet e kryera në Tiranë gjatë tetë viteve të fundit dhe për meritat e z. Veliaj kam shkruar shumë dhe, çfarë kam dashur të them – pra çfarëdo që e kam gjykuar të nevojshme ta them – e kam thënë. Biem dakord?
Sigurisht. Pra pyetja ime ishte kjo: Mos po e dëmtojmë z. Veliaj duke e lëvduar për arritjet e tij në kryeqytetin tonë gjatë dy mandateve të shkuara?
Dhe përgjigja ime për pyetjen tuaj është kjo: Në asnjë rast unë nuk kam shkruar për transformimet e kryera në Tiranë që t’i vij në ndihmë kryetarit aktual të bashkisë në këtë fushatë zgjedhore. Erion Veliaj nuk ka nevojë për mbështetjen time që të fitojë sërish në këto zgjedhje. Punët e mira që ai ka bërë për Tiranën dhe për banorët e saj i kanë siguruar atij mjaftueshëm mbështetje qytetare për t’u rizgjedhur në krye të bashkisë së tyre.
Nëse them se z. Veliaj nuk ka nevojë për mbështetjen time në këtë fushatë, jam i sigurt që mbështetja publike që i kam dhënë, i jap dhe do të vazhdoj t’i jap kandidaturës së tij në garën me “rivalët” e tij nuk e dëmton aspak atë, siç duket se keni merak ju.
Dhe, nëse fushatën e z. Veliaj nuk e dëmtojnë dot sharjet dhe shpifjet e kundërshtarëve të tij politikë, si mundet ta dëmtojë mbështetja që i japim unë, ju, ata si unë dhe si ju dhe dhjetëra mijëra qytetarë të tjerë të Tiranës që e pëlqejnë atë, që i çmojnë arritjet e realizuara nën drejtimin e tij dhe që duan që Tirana të bëhet edhe më e pastër, edhe më e bukur, edhe më e jetueshme, siç është duke u bërë vitet e fundit?
Unë kam shkruar dhe do të vazhdoj të shkruaj për Tiranën sepse më pëlqejnë ndryshimet që janë bërë në qytetin tim (në kryeqytetin tonë) vitet të fundit. Dhe emri i Erion Veliajt është i pandarë nga këto ndryshime, ashtu siç është i lidhur me transformimin e kryeqytetit në fillim të viteve 2000 emri i z. Rama. It’s as simple as that!
Është, pra, kaq e thjeshtë. Mbështetja ime publike nuk është për Erionin si Erion, si individi që ai është. Mbështetja është për Erionin si kryetar i bashkisë së qytetit tim. Përse duhet unë të mos e mbështes- dhe përse duhet të mos e mbështesin të gjithë ata si unë dhe si ju – që i pëlqejmë punët që kryetari i bashkisë ka bërë dhe vizionin që ai ka për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të kryeqytetit?
Unë shkruaj në mbështetje të Erion Veliajt si një banor i Tiranës, që e dua kryeqytetin tim. Këtu jam rritur, këtu kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime dhe këtu kam zgjedhur të jetoj deri në fund.
Unë shkruaj si një sociolog që studion jetën urbane, ndryshimet sociale dhe kulturore në shoqëri. Por unë shkruaj edhe si një intelektual publik i angazhuar, që s’mund të rrijë indiferent ndaj çështjeve të mëdha me interes publik dhe kombëtar, siç është edhe vizioni për zhvillimin e kryeqytetit të vendit tim.
Fakti që Erion Veliaj është në këtë kohë – dhe në këtë periudhë të jetë sime – kryetari i bashkisë së Tiranës është një rastësi. Që unë kam dhe mbështes të njëjtin vizion për Tiranën që ka edhe ai nuk është aspak rastësi. Besoj me këto që thashë i jam përgjigjur pyetjes suaj.
Ndërkohë, ju jeni një ndër kritikuesit më të ashpër të njërit prej kandidatëve opozitarë, Belind Këlliçit. Që të jem i sinqertë, posteri i tij me gishtrinjtë e mesit përpjetë mua ma shpifi. Por përtej palaçollëqëve të tilla, cili është thelbi i mospajtimit tuaj me alternativën e opozitës në këto zgjedhje?
Oh, no! No more Këlliçi, please! Përsëri duhet të flas për Këlliçin? A meriton ai më shumë vëmendje dhe më shumë fjalë nga unë? Ma kurse kohën, të lutem. Këlliçi është një shaka. Ai as nuk di, as nuk di të flasë, as ka ndonjë vizion – çfarëdo lloj vizioni. Belua ecën kuturu, pa ditur ç’kërkon dhe ku shkon. Ah, jo, ai shkon kudo ku e çon shoferi i “autobusit falas” me të cilin lëviz.
Që nuk ka asnjë vizion për administrimin dhe zhvillimin e Tiranës këtë e kuptoj, sepse (i) jo vetëm nuk ka asnjë përvojë në administrim, por edhe (ii) është zgjedhur me dorë për të bërë këtë fushatë nga dy njerëz—a është e nevojshme të të them se cilët janë?—që edhe vetë nuk kanë asnjë vizion për të ardhmen e Tiranës dhe të Shqipërisë. Besoj kaq mjafton
Miku ynë i përbashkët Bedri Islami mbështet—dhe me sa duket dëshiron—që në Shkodër të fitojë Benet Beci. Do të ishte një ngjarje e shënuar që socialistët të fitonin në Shkodër, apo jo?
S’do të duhej të ishte, por nëse ndodh, duhet konsideruar e tillë. Një ngjarje politike me shumë rëndësi për Partinë Socialiste, por edhe më e rëndësishme për vetë Shkodrën dhe banorët e saj.
A mendoni se, pas 14 majit, në vend do të krijohet një klimë ndryshe, më e qetë dhe më shpresëdhënëse për shqiptarët? Pra, a duhet t’i thërresim mendjes dhe të mos lëmë të na tërheqin pas vetes njerëzit idiotë të këtij vendi?
Pyetje e vështirë, miku im. Kemi 32 vite që shpresojmë dhe duam që t’i përmirësojmë jetët tona dhe ta transformojmë në rrugën e duhur vendin tonë pas çdo raundi zgjedhjesh legjislative apo lokale. Kemi bërë përparime, sigurisht. Përparimet më të rëndësishme janë bërë në periudhat kur në krye të qeverisë dhe të organeve të pushtetit lokal kanë qenë përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
Kjo, ndoshta, do të duhej të vihej më mirë në dukje edhe në këtë fushatë, duke përgënjeshtruar pretendimet tërësisht të pavërteta të Berishës se ishin partia e tij dhe ai vetë që e futën Shqipërinë në NATO dhe u hoqën shqiptarëve vizat për të lëvizur në Europë. Këto, siç kam shpjeguar në librin tim “Afrimi i madh”, që doli ditët e fundit, janë pallavra që i besojnë vetëm njerëzit naivë dhe ata trushpëlarë.
Sigurisht, të gjitha qeveri socialiste, përfshirë edhe qeverinë aktuale, kanë pasur problemet e veta dhe kanë bërë gabime. Gabimet janë pjesë e procesit politik. Çdonjëra nga qeveritë socialiste deri më sot ka pasur probleme me korrupsionin.
Korrupsioni është një dukuri e hershme sa vetë shteti dhe universale, e përbotshme, që e gjen—ku më shumë e ku më pak—në çdo shtet, në çdo qeveri, në çdo pati politike. Me një fjalë, kudo. Me këtë nuk dua të justifikoj korrupsionin e madh në radhët e qeverisë shqiptare—të cilësdo qeverie shqiptare. Përkundrazi, shumë herë kam vënë në dukje se qeveritë socialiste (kur ato janë drejtuar nga Fatos Nano, nga Ilir Meta dhe këto dhjetë vitet e fundit nga Edi Rama) nuk ka bërë sa duhet—për të mos thënë kanë bërë shumë pak—për ta luftuar korrupsionin.
Por duhet bërë dallim. Qeveritë socialiste kanë qenë thuajse gjithnjë më të mira sesa qeveritë e krijuara nga Partia Demokratike, ose nga aleancat e kësaj partie me parti të tjera—herë opozitare, herë jo, ose edhe opozitare edhe jo të tilla.
Mos më pyet për Partinë Demokratike sot, të lutem, sepse nuk jam i sigurt në ato që mund të them. Por që t’i përgjigjem pyetjes suaj, them se do të ishte normale që pas zgjedhjeve të 14 majit të shihnim një situatë më normale. Normale në kuptimin më relativ të fjalës.
Pozitiv është fakti se këto zgjedhje do të mundësojnë një rikonfigurim më të mirë të spektrit politik në vend, duke evidentuar forcën dhe mbështetjen reale të çdo organizate politike në radhët e popullsisë.
Por, unë kam frikë se, fill pas këtyre zgjedhjeve, partitë politike do ndezin motorët e fushatës së ardhshme për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen dy vite më pas. Fatkeqësisht, në këto tri dekada të fundit Shqipëria duket se ka qenë në një fushatë të vazhdueshme, të pandërprerë zgjedhjesh në nivel kombëtar dhe lokal.
Periudhat e fushatave zgjedhore në Shqipëri nuk kanë qenë dhe nuk janë ato të një jete politike, ekonomike e shoqërore normale. Ka pak të ngjarë që pas zgjedhjeve të 14 majit do të shohim normalitetin e kërkuar. Por, ndoshta do të kemi më shumë normalitet.
Kësaj do i ndihmojë fati politik që dëshirojmë—dhe shpresojmë—të kenë ata individë që këtij populli i janë bërë ferrë në sy dhe këtij vendi gurë nëpër këmbë. Nuk besoj të më pyesni se për cilët individë e kam fjalën. Ju e dini po aq mirë sa unë dhe sa shumica e shqiptarëve. E, megjithatë, ua them: Berisha, Meta-Kryemadhi, Mediu & Co.
Dita nuk lejon me komente qe kur pati Probleme shefi...rrofte tema qe na lejon...o Fatos prame me Belindin...
Ky Fatos Tarifa me kujton ata kryetaret e frontit demokratik qemoti ose ata qe benin kursin nje vjeçar te partise ne Tirane per ti emeruar ne ndonje detyre pa shkolle pir komandante partie. Fatosi duke qene bir partizani -pseudo si Sevo Tarifa keshti I ka perfituar. Pirdhu o Fatos me gjithe Tarifat e tua?!
Çeço sikur ishe mire me pare o vella, si te erdhi? Eh...pleqeria thuaj....
O Fatos pra kur te ikin kta do lemi vetem Frontin Demokratik...keshtu do ti zotrote...Ore njeri opozita mban dufin popullor...pa opozite fillon anarkia...po ku ti ti o mjeshter I marksizmit....
Ani. Ju u ka hedhur trute e gomarit shpellari kryekriminel dhe kryehajdut, kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, Sali Vukmanovic Berisha, i cili nuk perfaqeson Opoziten Demokratike, por Diktaturen Komuniste te lyer me boje blu!
Ani, mos valle nuk kemi opozite? Nuk te duket se dikush e ka marre peng, me mashtrime? Nuk te duket qe kryetari i P. LIRISE, me dy diploma te Spiunit dhe Hajdutit, Don ta fus ne ombrellen tij, kete opozite fizikisht?
Ku eshte? Askush nuk jep besim? Alibeaj? Qorri? Ai Endri kush? E po mbajme kta super hajdutet qe bota do jua japi ne tepsi me prova .... jerezit ikin se ska opozite se pushtetin e shijojne..
Ani .., jsmë dakortd me opozitdn .., po opozita jonë është qamet i zi , mosha 80- e la , non grata tej e tej , e akuzuar para e mbrapa pa funde per vrasje, vjedhje kudo , sheshit , kjo ëshfë opozita o noku ..!! Hajde shëndet, kur të dali rakia duku njëherë , flasim ..,
Diku e kam lexuar: Kush e fitoj Luften e dyte boterore? Pergjigja ishte e thjeshte : E fitoj paraja, pra e fitoj tregu.Tani vijme tek "arritjet" e z. Veliaj per Tiranen. Sigurisht qe keto arritje jane bere nga paraja, nga taksat qe kane perballuar bizneset e medha vecanarisht ndertimi. Para se ta merte pushtetin vendor Velia taksa e pastrimit ishte 37.500 leke per cdo nipt kryesor dhe sekondar. Sot eshte 78.000 leke. Taksa e arsimit prej 29.000 nuk ka qene eshte vene ne qeverisjen e tij, pa folur per taksat e Lejes se ndertimit qe jane disa fishuar. Pra Tiranen nuk e ka bere Velia, por e ka bere pararaja e ardhur nga taksat vendore te bizneseve. Dhe ka vjelur aq para qe po te ekzistonte deshira e mire sot do kishim nje Tirane me te paster, me rruge te shtruar jo vetem brenda unazes se vogel, por edhe ne periferi. Jo vetem kaq ,ka qene mundesia qe te disiplinoheshe dhe lumi LANA, qe te mos e ndjejme cdo mengjez eren e rende te fekaleve te qytetit.Ne cdo lagje do kishim me shume kopshte e cerdhe shterore, ndersa qe ta regjistrosh femine ne keto institucione te del ngha hunda qumeshti i nenes. Pra perfundimisht, me ato leke qe ka vjelur dhe qe jane konvertuar ne rritje cmimesh per qytetaret do beheshe shume e shume dhe Tirana sot duhet te ishte modeli i nje qytetit te paster dhe i ndertuar. Velias i lumte , i ka ecur , e ka bere nena me fat se ka perballe nje opozite e percare nga dy tipat e shitur nga Lulushi dhe Ali Beut. Velia ne vend qe te perqendrohet cduhet bere tjeter per Tiranen, kur do i perballoj demet e TERMETIT ( qe nuk i ze me goje) ku ka lene ne pritje dhe anth banoret e mbi 50 pallatave dhe te atyre qe ju prish shtepite te rruga e 5 majit, por meret me nongraden e Berishes dhe diplomen e Kellicit. Pse nuk i ka sqaruar qytetaret per problemin e dasmes se tij qe e beri madheshtore me pensionin e mamase. ete tjera e te tjera
I nderuar professor ne duhet te kuptojme se qeverisja e ligjit rule of Law eshte parimi qe na percell aleanca euroatlantike ta mbajme ne vesh mire
Te gjithe e dime qe zgjedhjet do i fitoi Erion Veliaj nuk ka asnje shans per asnje tjete , por si pensionist qe jam i bej nje propozim qe per ne pensionistet Urbani te jete falas. Nuk eshte shpenzim i madh ne levizim vetem per ndonje hall kur bejme ndonje rruge per te vajtur ne spital, se per dy stacione nuk hypim e kemi shetitje do te na ndihmonte..
O kerme koperativiste,nga mbiemri qe ke tarifa dote thote qe flet me tarifa dhe ne gjuhe te huaja more antar i kooperatives se edhiut te rames dhe simpatizzanti erdhion fiku o sallata.ky eshtee ndryshimi i Tiranes tek betoni i hedhur ,ne ndertime pa kriter.ato pak lulishte qe kishte Tirana u betonuan,tek rruga Elbasanit ne nje krah u ndertua xhamia e jo biblioteca o shkolla,universiteti osé urgjenze spitalore,nga krahu tjeter erion fiku o marmellata ku ndodheshin lodrad ,per femije u kthye ne nje kulle qe erioni te mbeshtetet e te kruaj bythen bashke me ty o diplomat i leshit dhe edhiun e rames.jeni te tere nje lloji o karma te qelbura hajdut te pa skrupull.te na rroje shqi-pe-ria,shqipetar more bythe grisur ngele duke kakarisur.
" Fake Profesor" është një fjalë për të përshkruar njerëzit që tërë jetën nuk janë vetvetja në mënyrë që të fitojnë pozite te pamerituar, miq për qoka, lekë pa djersë dhe të përfundojnë të jenë "më të njohur". Ata duken nga jashtë, "shumë profesorucë të ditur" për të gjithë, por i flasin plehra pas shpine për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe për të bërë "miq" vetëm për të përmirësuar statusin e tyre të perënduar nga paftesia gjenetike. Ky Tarifa pa tarifë është looser I pashpresë, mbeturine albumino-ideologjike e PPSH. Inshallah Edvin efendiu vë dorën në ...bythë për të.
Po çfare i thoni profesor ktij palloshit te Sevo Tarifes qe dhe nga ambasador ne shba u kthy me akuza per allishverishe.
I KE DHENE SEJCILIT HAKUN E MERITUAR ! It’s as simple as that!
Ne fillim vrejtjet per gabimet dhe premtimet e bera(uji 24 ore) pastaj vlersimet pozitive.Ti nuk shikon me shume se rezidenca jote,nje rreth me reze 300 m, shiko pak me larg dhe do te bier entuziazmi i vlersimit tend.Psh shiko te rruga e kosovarve ,te hotel dinastia se si pallatet i kane hypur ne kurriz njeri-tjetrit .Shiko demtimin,krimin skandaloz e te pa shpjegushem te parkut kombetar te liqenit,pasuri publike dhene oligarkve per ndertime e etj.etj.Vuri ne balance dhe perfundimi do te dal negativ.Investigo me cfare cmimi jane blere fidanet qe jane mbjelle te liqeni e do te gjesh nje grup te strukturuar kriminal me ne krye BLENDI GONXHEN,ne ate kohe drejtor i gjelberimit te Tiranes.Profesor jam i bindur se opinionet tuaja jane parashtrim i ndonje kerkese te me vonshme. Nga nje komshiu yt.
Doli ky mesuesi i Marksizmit?
Cfare profesor leshi, Tarifa qenka nje cope nostalgjiku dhe ekstremisti enverist i semure. Mbetje qe qelbet ere.
Ky Tarifa nje ish spiun i diktatures dhe sot i ben gojore pushtetit te shalegjatit. I neveritur.
Ky Tarifa nje ish spiun i diktatures dhe sot i ben gojore pushtetit te shalegjatit. I neveritur.
Ish spiunet jane atashuar brenda PD
Mos e shani kot, Fatosi eshte babai I sociologjise shqiptare dhe kryefilozofi modern i vendit. Fatkeqesisht nuk ka vend ku te ushtroje dijet e tija ne kete vend dhe nga halli merret me Belon e bythes.
Tarifa si sociolog apo filozof i shquar , Mos e dhente Zoti,shume shume Tarifa eshte nje politikan medioker qe fshihet pas ndonje frase ne english i lidhur me PS. Pret nga Rama apo Veliaj ti hedhin ndonje kocke per te lepire. Kjo eshte dhe fatkeqesia e ketij kombi qe nuk arrin dot te prodhoje nje shtrese intelektuale dhe nje klase politike progresiste. Le te shpresojme ne brezat e ardhshem se tani per tani "bir Selman i nenes c'te te qaj me pare"
Artikull i sakte profesor ,por disa talebaneve ketu qe shikojne bardh e zi si qente, nuk ju pelqen. Nuk egziston 4 apo 8 vjecar a me shume ,perfekt ,more "teoriciene" kafenesh , nuk kam pare ne asnje vend te botes. Por deri me sot,ne keta 32 vjet, me mire se Velia nuk ka bere as Rama, jo me bufet fondamentaliste te Saliut. Prandaj nuk i beson njeri Belo qesharakut . Ju hani m..t se è keni zakon
Sahan lepires mbeti gjithe jeten! Pjelle e atyre qe i sherbyen ne extrem regjimit te shkuar, ‘profesori’ sociolog i se vjetres. Mos dil me ne skene se e thellon urrejtjen qe kane njerezit per sojin tend.
Eshte favor per Belind Kellicin te sulmohet nga ky palo-"Profesor" i perzene nga Amerika si vjedhes ne kohen kur sherbente ne perfaqesine diplomatike ne OKB duke felliqur edhe emrin e Shqiperise.
ky tarifa esht ber si klosi qe vari veten. profesor per te gjitha fushat dhe temat!!!!! shqipot i kan gjithmon pordhet me te medha nga breket.
Inerviste qe tregon qarte deri ne çfare sgkalle ka degraduar Tarifa Do oergjigjem vetem shurt thot debili, dge e zgjat terkuze me bythkepirjen per Veluajn dge Ramen. Vetposhterim!
meso te shkruash shqip o Torre
Na ngope bravo por kjo perralla eshte 9te vjec e poshte
Na ngope bravo por kjo perralla eshte 9te vjec e poshte
Ahhahahaha me pelqen shume shume qe erjon mahmood veliaj nejad po i dalin ne mbrojtje vetem kerrmat e kalbura te prtise se punes si ky loqja e atrofizuar tarifa. Kjo esshte shenje e mire qe erjonit nuk ja pjerdh me askush ne PS!!!
Lexova artikullin dhe opinionet 26 te dhena,shoh me shume fjale fyese e sharje.A e kuptoni se nuk eshte koha per keto,koha kerkon opinione te verteta e te realizuara nroermjet punes e jo fjaIeve.Per mandatin e kryetarit te Bashkis Tiranes,kane paraqitur kandidaturen disa persona meruni me programet e tyre jo me tifozllek te partive,kush i premton zgjedhesve, nje zhvillim me te mire social te qytetit tyre ,si do realizohet ai kush jane burimet qe do te perdoren,projektet per jeten kulturore e sportive.Mbeshtetja e bashkise per ndertimin,e banesave per strehimin e familjeve te reja,transporti publik,persosja e tij etj.Veliaj ka punuar dhe ka realizuar projekte te rendesishme,por dhe ka miratuar e marre vendime per projekte ndertimi ne afersi te qendres Tiranes etj.ne rrugen e kavajes jo te mira qe e prishin bukurine e qytetit ,i ka zene frymen sahatit ,ka miratuar nje mdertese pesekendore mbas sahatit,ckuptim ka kjo forme e ndertese per Tiranen,pse Veliaj nuk ka marre nendimin e arkitekreve me te mire per qendren e Tiranes.Ndertimet e qendres jane afatgjata osevte perhershme.Jam i lindur dhe jetuar ne Tirane pas viteve te para te clirimit dhe jetuar deri tani,jam deshmitar i qendres pas clirimit gjate komunizmit prishjet pa kritere te pazarit vjeter kafe kursalit ndertese bashkise etj.Gjate sistemit kaluar para pallatit kultures kane ndertuar disa shatrivane dhe me pas jane prishur,per te bere kete shesh qe eshte sot.Veliaj ne dy mandate eshte prirur nga vrulli moshes per te bera sa me shume gjera duke nxituar, pa mare mendimin e eksperteve te fushave qe jane realizuar keto projekte madhore ne qender.Te jesh kryetar i bashkise sot ne Tirane duhet te jesh ndryshe shume nga ata qe kane drejtuar bashkin e Tiranes pas 1990 .
Na e shpif ky fare "Intelektuali" Eshte shume i njeanshem politikisht dhe duket qartazi urrejtja per krahun tjeter qe nuk ka te beje me sojin e Tarifave
OFENDIMET TUAJA,DUKE I QUAJTUR INJORANTE NJEREZIT QE PUNOJNE, TREGON KU€LTURE APO ARROGANCEN TUAJ, N'A SHKRUANI E PERGJIGJEN ,NE NJE ARTIKULL TJETER ,KU TE PAGUHENI MIRE PER SHKRIMIN
Po ky diplomati leshit qe eshte bere me keq se ato fytyrat e pista te tv qe dalin pese here ne dite ?!Eshte bere si tak ngjela qe na can karin cdo dite e cdo nate.