
Linçimi publik, ka qenë një nga armët e përdorura më shpesh nga Sali Berisha në historinë e tij politike, ndaj të gjithë atyre që i ka pasur kundërshtarë.
E ka bërë që në fillimet e tij politike, duke kujtuar këtu rastin emblematik të Azem Hajdarit, dhe e vazhdon edhe sot.
Për të, kush është kundërshtar i tij politik, duhet trajtuar si armik dhe duhet linçuar publikisht.
Gjë që tani e ka dhe më kollaj, pasi me lekët e korrupsionit ka ngritur edhe media familjare, portal dhe televizion.
Pas Preç Zogajt, Ilir Rusmalit dhe disa personaliteteve të rëndësishëm të PD, madje dhe të Evi Kokalarit, që deri dje ishte mbështetësja me e rëndësishme e Berishës, së fundmi, pre e linçimit ka qenë ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila.
Ai është sulmuar nga portali i familjes Berisha, pse ka marrë pjesë në një aktivitet sportiv, në të cilin ka qenë edhe Taulant Balla.
“Enkelejd Alibeaj i ka dhënë borxh ish-futbollistin Andi Lila, Taulant Ballës për fushatën e vendoreve të 14 Majit.
Lila ka milituar në Partinë Demokratike dhe në 2021 kandidoi për deputet i listës së Lulzim Bashës.
Në atë fushatë ai mori pjesë edhe në takimet e Enkelejd Alibeajt në Qarkun e Fierit.
Pas 2021, duket se Andi Lila ka zgjedhur të ndërrojë krah politik.
Ai i është bashkuar Taulant Ballës dhe për çudi kanë qenë bashkë në një aktivitet sportiv po në Roskovec, pra në zonën elektorale të Alibeajt.
Kjo na bën të mendojmë se Alibeaj i ka huazuar Ballës, Andi Lilën”, shkruan ky portal, për të denigruar kështu jo vetëm Lilën, por mbi të gjitha Alibeajn, të cilit nuk ia falin faktin që nuk iu hapi rrugë dhe sot ka vulën dhe logon e PD-së.
Por nëse ecim me logjikën e tyre, çfarë mund të themi atëherë për Ilir Metën, që deri pak vite më parë bënte fushatë krah Edi Ramës dhe Erion Veliajt?
Pse na qenka ai burrë më i mirë se Andi Lila? Apo ngaqë e kuptoi “gabimin” dhe sot është me Berishën!
Ndoshta nuk e kuptojnë dhe s’kanë faj në fakt, se linçimin e kanë pasur gjithmonë pjesë të tyre, por duke sulmuar çdokënd që nuk mendon si ata, sidomos njerëz që kanë kontribuar për PD, veçse i humbasin pikës vetes dhe do vijë dita, që do iu mbetet veç Ilir Meta. Por atëhere ndoshta as këtij të fundit nuk do t’i hyjnë në punë. (TemA)
Aty per leke shesin baben....si ne kohen e Enverit te gjithe me pushtetin...une mendoj se mbas majit opozita do jete si Fronti demokratik
Kur ti mbeshtet kreun e agjentures serbo-ruse, kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Sheqere Vukmaniovic Berishen, i gjithe populli shqiptar do te futet ne Frontin Demokratik!
Vetem kur te largohet perfundimisht Berisha nga politika atehere opozita shqiptare fillon ringjalljen se Meta nuk eshte i rrezikshem pasi nuk ka kredite ne popull se emajta nuk ja ka me nevojen dhe e djathta nuk e ke dashur.Pas zgjedhjeve PD eAlibeajt duhet te beje lufte per rimarrjen e partisë nga uzurpatorët e pashprese te foltores
Berisha largohet nga politika kur te mos ta votoje asnje njeri. Kur te mos kete me budallenj dhe injorante si sot qe i shkojne me sy mbyllur nga mbrapa.
Shqiptaret duhet ta kuptojne njehere e mire! Saliu dhe Meta jane mafia me e eger Shqiptare! Kush eshte hajdut,injorant le te shkoje me Saliun dhe ketu ndahemi nga keta dy njerez kriminele!
Si po behet te gjithe demokratet???
Deri kur do ti nxirrni ne media keto monstra te pa shpirte
Demokrat ku do jeni, pose kapët për zhelesh ju Meta/j, ta largoni nga oborri e nga zyrat po e po, do t’ju çojë e na çojë në urrejtje dhe shpërbërje me njëri tjetrin. Kurrë votë hajdutit meta/j, është krim që i bëni vetes. Mos votoni, për inatë me komshinë, shkoj e fle me mullixhinë.
Si ju Tema dhe cim piçka tani, ishte likja me Ramën ju e lavderonit tani është me doktorin e shani, dora që të ushqen nuk kafshohet
Largimi I Nongrates dhe IM s, eshte fillimi I nje lirie te re demokratike! Vete foltoristet do ndjen te cliruar dhe do marrin fryme te fresket lirie! Do jete clirim per ta! Shqiperia do duket nje nuse e rinuar! Duroni dhe le te urojme te vij ky cast!