
“Rama e nxori nga xhepi më në fund ligjin e zgjedhjeve që i garanton fitore në tavolinë dhe diaspora nuk voton dot”. Është ky reagimi i Enkelejd Alibeajt për projektligjin e reformës zgjedhore të propozuar sot nga Partia Socialiste. Sipas Alibeajt, kryeministri po bën realitet atë që ai kishte parashikuar; dështimin e reformës zgjedhore.
“Rama e nxori nga xhepi më në fund ligjin e zgjedhjeve që i garanton fitore në tavolinë. Ndaj e prishi komisionin e reformës zgjedhore dhe sajuan celulën okulte të dialogut! Siç e parashikova ditë më parë, diaspora jo vetëm që nuk do të lejohet efektivisht të votojë dot, por ka vendosur madje dhe taksën e votës për shqiptarët jashtë shtetit!!! E sigurisht kërkon të mbyllë listat!”
Hapi i radhës për të realizuar këtë, sipas Alibeajt është bashkëpunimi me opozitën. Ai u bën thirrje deputetëve që janë kundër Ramës të deklarohet publikisht kundër.
"Për votim/numërim elektronik as që bëhet fjalë (ndërkohë mburren me qeverisjen e AI !!!). Shqipëria 1 zonë (edhe 2 apo 3) nuk përmendet hiç sepse Rama i do qyl 6-8 deputetë! Hapi i radhës është peshkimi ne Parlament i votave nga opozita, sepse Rama nuk i ka 84 vota! Ndaj secili deputet që e quan veten kundër Rames dhe pro shqiptarëve, duhet të deklarohet tani, kundër, publikisht! Në të kundërt po pret peshkatarin! Te shohim kush do t’i bjerë grepit!”
Alibeaj sjell në vëmendje se ka depozituar “që në 15 nëntor 2023 një projektligj të plotë dhe sipas rregullave të parlamentit së paku duhet të hidhet në votim më parë se ligji i Ramës!”
Sa ngjan nga mëndja me Bardhin, shiko kur ti afrohet Saliut tani që la edhe ky Bashën. Nuk paskan fund kar avidhet tek PD e "madhe"
Nje pyetje Z Alibeaj, Ti personal ishte por edhe grupi juaj a keni qene te peshkuarit e Rames per te plotesuar 84 Votat?
Me ngulm kerkon dhe ky nipi i kriminelit Isa Toska , te krijoje nje parti per tu bere kryetar . E shikon qe deri tash nuk ja ka varur njeri dhe kerkon me çdo kusht qe te dale mbi uje dhe te shquhet si kryetar , homolog me Dulen , Dashin , Duken e krimit e kompani . Kur krijon parti te re nje tropojan ,nje sarandiot apo nje tepelenas , qe nuk u di as emerat , pse te mos krijoje parti dhe Ali beu ( me goxha llagap ) qe ka qene deri afer kryetarit , po nuk u be kurre i tille ?
me shume ide ka pdiu se basha i cili ka hyre ne rrugen pa krye te rekursit per nendetesen 105
Shqiperia 1 zone, relativizon komplet 3/4 e Shqiperise dhe praktikisht i vendos zgjedhjet ne Tirane Durres. Askush nuk do beje fushate apo kujdeset per zona si Kukesi, Gjirokastra, Gramshi etj, per arsye se nuk kane vota. E keni menduar kete problem? P.SH. ne USA, prandaj ka dhe Senat, qe ka 2 senatore nga cdo shtet, ndryshe zgjedhjet do i vendoste Kalifornia, Texas dhe NY. Sa per listat e hapura, po sikur ata Avdylajt e Bajrat qe thoni ju, te marrin vota per kandidatet e tyre, te pakapur nga ligji i krminalizimit? Sa per diasporen, une jam vete personalisht banues pre 1996 ne Amerike te Veriut,. Shkova ne e-Albania e u regjistrova, per 2 minuta, dhe sot jame pjese e regjistrit. Qytetari nuk ka vetem te drejta z. Alibeaj, por dhe detyrime. Mendojini pak me thelle gjerat dhe shmangeni kete retoriken "luftarake" se sado te perpiqeni, me luftarak se non-grata me shoke nuk beheni dot. Shqiperia dhe Shqipetaret, kane nevoje per nje politike ku te mbizoteroje "zeri i arsyes" dhe jo retorika boshe. Me respekt