
Enkelejd Alibeaj ishte në Mallakastër për të prezantuar kandidatin e Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj. Ky i fundit kërkon të rimarrë këtë bashki, pasi e ka drejtuar më herët në vitet 2015-2019.
Agron Kapllanaj synon të bëhet sërish kryetar i Bashkisë së Mallakastrës, pasi e drejtoi këtë fundit në vitet 2015-2019. Ai ka kërkuar votën e qytetarëve, duke garuar me logon e Partisë Demokratike në këtë bashki.
Në takimin elektoral, Enkelejd Alibeaj e cilësoi Kapllanajn si figurë e cila ka korrur vetëm sukses, pasi pasi ka dhënë shembullin e njeriut që mban premtimet.
“Pas fitores që mesa duket thuajse është e vendosur në 14 maj, zakonisht kryetari i bashkisë del dhe flet për projektet të cilat do të bëjë. Në fakt Agron Kapllani e bëri që sot. Sepse qeverisja në Mallakastër, qeverisja e demokratëve, qeverisja e Agronit ka qenë pikërisht kjo: dhënia e fjalës, dhënie e premtimit dhe mbajtja e saj ashtu siç ndodhi nga 2015-ta në 2019-ën”, u shpreh Alibeaj.
Alibeaj gjeti rastin t’u kërkojë ndjesë qytetarëve për bojkotin e zgjedhjeve të vitit 2019, të cilat kanë lënë një boshllëk mes demokratëve.
Agron Kapllanaj ka qenë kandidati i parë i konfirmuar nga Partia Demokratike mes të gjithë emrave që garojnë për këtë logo në bashkitë e vendit.
Po te isha ne Mallakaster do te votoja per Agron Kapllanin... Tradhtari dhe percaresi Sali Berisha ne litar!
Si mundet t'i besohet qeverisja e nje bashkie nje partie, qe nuk qeveris dot veten?! Pd eshte nje parti bande, e shpartalluar nga te gjithe anet, shahen e grinden me njeritjetrin sikur jane rrugeçë, shajne dhe ofendojne kundershtarin politike mbi bazen e shpifjeve, sajimeve dhe thashethemeve... Kapllani, kandidat per kryetar bashkie ne Mallakaster, do te ishte me mire te garonte i pavarur, jo ne emer te PD, ku disa thone se kryetar eshte Alibeu, ca te tjere thone se kryetar i Pd eshte sali efendiu... Mallakastriotet duhet te votojne njeriun e punes dhe jo te partise.