
Teksa motorët e secilës forcë politike janë ndezur për fushtaën e 14 majit, Partia Demokratike deklaron se është e vetmja alternativë e djathtë. Kryesuesja e listave të PD-së në së këshilltarëve në Tiranë, Enriketa Papa e ftuar në Sot Live në Shqipëri thotë se demokratët duhet të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.
“Demokratet duhet të jenë pragmatisk, por edhe t’i qëndrojnë edhe boshtit të së djathtës. E vetmja listë me të djathtë është PD pasi listat dominohen nga të majtët. PD për fat të keq e ka një bashkëpunim dhe ndërprerje me Metën.
Por LSI ka qenë në koalicion me Berishën por në momentin që ka pushuar kjo gjë ata kanë qenë përgjegjës për pushimin nga puna për shumë njerëz. Është e provuar ajo eksperiencë me të. Ata që janë shkëputur nga PD duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre”- tha ajo.
Papa komentoi edhe posterin e kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçit për Tiranën ku tha se është bajate por edhe gafë e fortë nga ana e tij.
Papa tha se një përfaqësues i së djathtës do duhej të mendonte për fyerjet dhe etikën përpara se të bënte një poster të tillë.
“Në 32 vjet politika në vend nuk ka emancipuar në kuptimin e politikave gjinore. Gafë e fortë e Këlliçit. Është e gafë e këshilltarëve të tij që iu kthye në boomerang sepse duhet etikë.
Duke qenë një politikan që përfaqëson të djathtët, fyerja që mund t’i bëhet familjeve, është gafë e fortë politike sa i përket fushatës elektoralë. Nuk merren votat duke ngritur gishtat. Është bajate.”- tha ajo.
Balua I Saliut vetem Leh gjithe diten qe te na mbushi mendjen se eshte i djathte.Komunisti Salih qeni ka qene 30 vjet anetar e sekretář partie i brumosur.Te djathtet i shkaterroj komunizmi dhe goditjen e dyte e moren nga vampiri komunist Salih qe ia mori pronat per se dyti.Balo i mure jej ndonje forme tjeter te jetosh se bedel i Saliut nuk fiton dot asgje.