
Për 1 Maj, në Ditën e Punëtorëve, kandidati për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci është kthyer pas në kohën kur ishte në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Ndërsa ka ndarë disa foto në Facebook, Beci shkruan se atëherë ka realizuar 91 projekte në Shkodër, teksa u shpreh mirënohjen të gjithë puntorëve, inxhinierëve dhe të gjithë personave që ndihmuan në zbatimin e projekteve të tij.
“Mirëmëngjesi! Duke përfituar nga dita e sotme, po kthehem pas në kohë përmes fotove e kujtimeve.
Kur isha drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi bërë mbi 91 projekte në Shkodër, 179 në të gjithë qarkun. Rrugë, ujësjellës, rikualifikime, shkolla, terrene sportive, muzeun Marubi, sheshin e Shirokës, Rrugën Shkodër Velipojë...
Sot dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo punëtor, teknik, inxhinier, arkitekt e zbatues, për çdo njëri që vuri punën të parën e ndikoi në hartimin e zbatimin e këtyre projekteve. Faleminderit shumë, nga zemra! Gëzuar 1 Majin”, shkruan Beci.
Nje kujtese per te nderuarin Benet Beci. Udhetova vjet ne shtator per ne liqenin e Komanit nga rruga e Vau Dejes Koman. Nje rruge jashte cdo standarti qe ka aq shume vizitore per ne Koman. Heci i Komanit nje kryeveper e sistemit komunist nuk meriton te poshterohet nga rruga qe te con atje ku kalonin dhe turiste te huaj me autobuze dhe ngeleshin te mahnitur nga Heci i Komanit me digen e betonit me te larten ne Europe dhe me ate infrastrukture rreth saj tashme te rindertuar ne menyre perfekte nen kujdesin e Benet Becit kur ishte ne Kesh. Udhetimi ne liqenin e Komanit ishte fantastik me pamjet magjepese deri ne Fierze te maleve tona. E pra duhet te ndertohet dhe kjo rruge qe lidh shkodren me Komanin sa me pare se punonjesit e Komanit ne vecanti dhe turistet shqiptare apo te huaj nuk meritojne te udhetojne ne ate rruge te shkaterruar totalisht pa asnje mbrojtje anesore dhe me rrezik te madh nga shembja e gureve apo shembja e vete rruges buze liqenit.