Alibeaj: Pse nuk sqaron Berisha ku i gjen paratë: Vetëm për stadiumin i duhen 50 mijë euro

14 Prill 2023, 17:00Politika TEMA

Alibeaj: Pse nuk sqaron Berisha  ku i gjen paratë: Vetëm për

Në konferencën për media ku ka prezantuar strategjinë e fushatës për zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar Edi Ramën dhe Sali Berishën për paratë që përdorin. Për Ramën thotë se shpërdorin paratë e buxhetit të shtetit ndërsa për Berishën i kërkon gazetarëve ta pyesin ku i gjen paratë për mitingjet.

“Fushata e Ramës është me shpërdorime masive parash të buxhetit të shtetit. Llogarisni atë që e pretendon si shtesë të pensioneve. I gënjen me nga një karamele vetëm në funksion të zgjedhjeve, po shpenzon para për aktivistin, për rritjen e pagave e del sikur po mbjell pemë. Pyeteni Berishën, ku gjenden paratë. Në dijeninë time vetëm për të marrë stadiumin duhen 50 mijë euro. Jo vetëm atë por të gjithë sallat e tjera. Pyeteni si e paguan selinë e zaptuar të PD.

Ne do u flasim njerëzve. Do flasim në mënyrë të vërtetë e do japim ide dhe zgjidhje që janë të matshme, konkrete, s’janë magji e hipokrizi, janë të shkuara dhe do ua çojmë shqiptarëve derë më derë me cdo lloj mjeti duke u dhënë dorën. Kemi 1 vit e pak që jemi në fushatë. Gjithçka ka ndodhur deri tani me PD është fushata”, tha Alibeaj.

5 Komente

  1. T
    Te pjerdhsha n'vesh.

    O Ali merre ate vulen e fute ne bithe, betejen per bashkite e ke me Ramen apo me Berishen, legen.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ali

      Me p… e baxhellave qe ke ne shtepi e kam . Me kenaqen

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prroji i Thate

        Ndizi motorat Alibeaj, se Saliu u lodh. Ke apo ske njerez mbas vetes, nuk ka rendesi, bertit me fort se te tjeret. Keshtu sic jeni katandisur ju te PD, do fitoje me shume vota Ardian Galdini.

        Përgjigjjuni
      2. d
        demokrati i vertete

        Kerkoja SPAKU-t dhe KQZ këtë jo Salehut. Nga ky kerkon pergjigje?! Pse nuk e dini ju nga i ka? Ju (Ti dhe Bardha) keni qene dhe ministra Drejtesie, jo gjasme.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skraparliu

          Flete ALIBEJA ku i gjene leket sala per fushate,bark derat e RAMES nuk thone asnje fjale pale te nxisin institucinet per te vepruar.Flete Merua pse nuk shkruhet emri LIKES ne fleten e votimit derat e ps flene gjume dhe kerkojne voten per te mbajtur karriken qe i ka dhene rama .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje