Jam shumë sëmurë: Gjykata nuk e besoi kryebashkiakun e Bulqizës. E lë në burg pa afat!

14 Prill 2023, 16:09Politika TEMA

Jam shumë sëmurë: Gjykata nuk e besoi kryebashkiakun e

Gjykata e Apelit të Posaçëm mbajti seancën nga ora 09 deri 11:00 për 13 të dyshuarit për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenera në bashkinë e Bulqizës, mes tyre dhe kryebashkiaku Lefter Alla.

Ata kërkonin zbutje të masës së sigurisë. Për 11 të dyshuarit është masa arrest me burg, kurse 2 prej tyre me masë më të lehtë.

Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi, kërkojnë heqjen e masës arrest me burg.

Alla nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi avokati tha se vuan nga probleme të shëndetit fizik, ku po trajtohet në spialin “Nën Tereza”, ku sipas tij ka kaluar një para infarkt.

“Ai ka qenë në gjendje shumë të rënduar”, tha avokati i Allës.

Kujtojmë se Lefter All ai cili u arrestua pak ditë më parë me akuzat për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë, është shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Bulqizës.

2 Komente

  1. A
    Arbeni

    Politikanët që arrestohen nxjerrin alibira se janë të sëmur.Aty të rrish qenbirqeni,sepse je i korruptuar.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Ndoshta eshte vertet semur. Nuk duhet te futen te gjithe ne nje thes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje