
Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas negociatave të nisura mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit për normalizimin e situatës në Kuvend.
“Dy sqarime që publiku ka nevojë t’i dijë lidhur me negociata sekrete apo marrëveshje okulte të përfolura në media:
1. PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazar për Reformën Zgjedhore. Në media referuar burimeve nga PS dhe grupi i Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimarrjen me shumicë votash e sidomos ku opozitës i mohohet e drejta e Vetos, si garanci që PS të mos bëjë ligj zgjedhor të njëanëshëm duke peshkuar vota opozitare.
Dihet se ata janë kundër votës së diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, një zone elektorale. Nëse kjo është e vërtetë ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.
2. Në emër të PD nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i Edi Ramës”, shkruan Alibeaj.
I vuri vulën Edi Rama, doli hapur që është ai i cili e mban gjallë në politikë Berishën. Por ajo që të shqetëson më shumë është përqeshja dhe mosmarrja më në konsideratë nga ana e Edi Ramës e aktit politik që Departamenti i Shtetit nxjerr ndaj individëve të korruptuar dhe dhunues të sistemit të drejtësisë në vënde të ndryshme. Sulmi ndaj kësaj mase politike amerikane, e cila për qëllim të vetëm ka mbrojtjen e demokracisë dhe goditjen e aktivitetit kriminal në vënde ku interesi për konsolidimin demokratik është i lartë, flet qartësisht se ky është akti më i rëndë politik që ka ndërmarrë Edi Rama gjatë gjithë jetës politike të tij. Partia Demokratike duhet t'a denoncojë me forcën më të madhe këtë gurë nën rrota që Edi Rama po i vë politikës amerikane në vëndin tonë, si një akt mjaft i rëndë që godet hapur masat mbrojtëse që ajo ndërmerr për të ruajtur demokracinë në vëndin tonë. Adaptimi i qëndrimeve politike alla Orban dhe Erdogan nga ana e Edi Ramës nuk tregon asgjë më shumë veç faktit se ky individ ka marë frerët nëpër këmbë dhe duhet pasur sa më parë me frena. Partia Demokratike duhet t'a godas me të gjithë forcën këtë qëndrim politik të Edi Ramës, si një individ krejtësisht i papërgjegjshëm, i cili i kundërvihet hapur ndihmës amerikane për konsolidimin e demokracisë në vëndin tonë. Bërja bashkë e Ramës me Berishën për kontrollin politik të përjetshëm të mbeturinave të sistemit komunist në këtë vënd do të ishte një gabim fatal po të mos goditej me forcën e duhur.
Bravo Evisa. Shume e sakte. Po mos ki merak se keto jane vetem lojra te Rames per ti bere presion amerikaneve per te marre garanci per vete dhe familjen. Nuk guxon ai nuk ja mban. Ata vrane Sadamin e Gadafin e jo me Ramen e Berishen.
O alibeaj po sa te kishin kap ne kafe me eksponent te ps,ate kryetarin tend e kapen ne nje pallat me taulant ballen,cdo ligj te ps e keni votu si puci,tani shumica derrmuse e shqiptarve e din kte,po e rifreskoj per ndonje mendje ndritur qe ka akoma dyshime qe ti personalisht je zari balles,e kryetari yt zari I rames.