Ambasada e SHBA“ i mbyll derën” Berishës e Bardhit: S’kemi ndryshuar qëndrim për ‘non gratat’

25 Nëntor 2023, 09:22Politika TEMA

Ambasada e SHBA“ i mbyll derën” Berishës e Bardhit:

Ambasada e SHBA në Tiranë e pyetur lidhur me mundësinë e ndryshimit të qëndrimit ndaj Sali Berishës dhe grupit te Gazmend Bardhit në përpjekje për t'u bashkuar është shprehur se nuk kanë ndryshuar qëndrim në lidhje me non – gratat.

Gjithashtu në reagimin e Ambasadës së SHBA u behet thirrje aktorëve politik që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet tyre me figura të tilla politike.

''Ambasada e SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me individët e shpallur non-grata dhe nxisim të gjithë aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla’’, është shprehur zëdhënësi i ambasadës në përgjigje të gazetës Sot.

Ky reagim erdhi menjëherë pas në media u fol se ka një tërheqje të amerikanëve ndaj Sali Berishës, pasi në reagimin e tyre për “Zërin e Amerikës” ata bënë thirrje për dialog sa më të shpejtë.

Në një farë mënyre u duk sikur ata njohën Sali Berishën si opozitën e vërtetë. Por mesazhi i Ambasadës së SHBA e thotë shumë qartë se amerikanët nuk ndryshojnë qëndrim për “non-gratat”, pra për Berishën, i cili është sanksionuar nga Departamenti Amerikanë i Shtetit në vitin 2021 dhe sipas DASH, aktet korruptive të ish-kryeministrit minuan demokracinë në Shqipëri.

Pra ky mesazh rrëzon të gjithë entuziazmin e Sali Berishës pas reagimit të pak ditëve më parë të ambasadës së SHBA për “VOA”, ku ish-kryeministri po dilte në çdo studio duke thirrur se ndërkombëtarët i dhanë atij të drejtë dhe “i tërhoqën veshin” mazhorancës.

Madje ai ka përsëritur disa herë këto ditë se mbështetësit e tij kanë kontakte të vazhdueshme me SHBA.

“Përveç meje, bashkëpunëtorët e mi kanë komunikim të rregullt dhe të hapur me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Unë e interpretoj si thirrje për mazhorancës për të mos bllokuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Secila ambasadë bën formulimet e veta, por nuk mendoj kurrë që Shtetet e Bashkuara janë për një Parlament ku opozitës i mohohen të drejtat kushtetuese. Ata janë një shembull transparence”, theksoi Berisha.

2 Komente

  1. S
    Sali bolleku per familien e tij

    eshte aleanca vicidol,kavaj,peqin,nuk kemi nevoj per usa.poshte imp amerikan,rrnofte lexhenda komuniste sali e u be sheik

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agimi

      Mbylljani te gjitha rruget ketij perbindeshi te zi. Kercenimi i drejtesise eshte kercenim ndaj popullit . Berishizmi i llahtarshem , do kohe te shkulet me rrenje dhe kete e ben vetem drejtesia. Saliu ka bere poshtersira te papara, zullume dhe krime. Para drejtesise o i mallkuar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje