Ambasada e SHBA urim për 80-vjetorin e Çlirimit: Kohë për të nderuar sakrificat

29 Nëntor 2024, 09:50Politika TEMA
Ambasada e SHBA urim për 80-vjetorin e Çlirimit: Kohë për

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka shpërndarë një urim me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Përmes një mesazhi të ndarë në Facebook, ambasada amerikane shkruan se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri! shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane”-thuhet në urimin e ambasadës.

 

Lini një Përgjigje