Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e Altin Dumanit në krye të SPAK, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, vlerësoi kontributet e jashtëzakonshme të prokurorisë speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ai theksoi se procesi i përzgjedhjes duhet të zhvillohet mbi bazën e meritës, pa ndikime të jashtme dhe duke garantuar pavarësinë e gjyqësorit, një kriter kyç për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
"Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi:
"Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.
Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.
Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE." - thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Ambasada Gjermane në Tiranë.
Ç'punë ka ambasada gjermane, kur ka institucione BEje drejt së cilës duam të integrojmë dhe i përgjigjemi?! Kur Gjermania, Franca dhe çdo shtet përbërës trajton institucionet e BEsë si lesh hamami, çfarë respekti presin nga bota?! Më idiote se Europa, vështirë se gjen një tjetër vend në planet dhe vështirë se mund t'i mbijetojë dallgëve të historisë një sajesë kaq impotente, absurde, e përçarë, e pabythë, hipokrite, moraliste dhe jo serioze.
Kan dhene miliona € o babush ….kane dhene miliona € EU ja dhe Shtetet e Bashkuara per rimekembjen e sistemit te kalbur te drejtesise po te kalbur …..kur vendose tu kerkoshe ndihme dhe te dhane , automatikisht u jep te drejten te te kerkojne llogari kur ti nuk ben ato qe u ke premtuar ….kur nuk je ne gjendje te finacosh vetveten dhe kerkon borxhe te tjetri nuk ke me te drejte ti kerkosh llogari se cpu e ke ti me parat e mia , parate nuk jane te tuat por te tjetrit qe iu zotove se do ti financoje drejt dhe per nje qellim te caktuar ….po nuk te pelqen , mba bajgaracet dhe drejtesine Sali Berishes Ilir Metaj hajdutospiunit dhe be derman me ata ne sistemin e drejtesise ….per mendimin tim krejt personal partneret po tregohen shume te durushem , dhe aspak te nxituar ….presin presin presin dhe po shkikojne qe ne si shqipo renacaker kemi tendenca te tallemi me ata ….sdo shum mend ta kuptosh qe jemi mashtrusa , genjeshtare dhe spekullante …tjeter gje themi e tjeter bejme …..nejse