Erion Braçe zbulon 2 arsyet përse nuk votoi komisionet e reja parlamentare

17 Shtator 2025, 14:24Politika TEMA
Erion Braçe zbulon 2 arsyet përse nuk votoi komisionet e reja

Deputeti socialist Erion Braçe nuk votoi 11 komisionet e reja parlamentare në seancën e të martës në Parlament.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se janë dy arsye që nuk pranoi t’i votonte.

Së pari, Braçe u shpreh se nuk ishte dakord me mungesën e ngritjes së komisionit për çështjet e dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, që ishte pjesë e strategjisë së miratuar nga legjislatura e kaluar. Ai theksoi se ky komision ishte parashikuar qartë në dokument, por tani ishte lënë jashtë listës së komisioneve të reja, pavarësisht rëndësisë së çështjes për sigurinë dhe integritetin e vendit.

“Lidhet me atë punë që u bë në vitin e fundit të legjislaturës së shkuar këtu në Kuvend për çështjet e dezinformimit, keqinformimit, ndërhyrjeve të huaja keqdashëse në shoqëri dhe në ekonomi. Kjo këtu është strategjia, dokumenti më i mirë që Kuvendi mund të ketë miratuar gjatë legjislaturës së shkuar.

Një strategji e hartuar jo vetëm me ekspertë vendas, por edhe me asistencën e plotë të Komisionit Europian, të Bashkimit Europian, të OSBE edhe të shumë faktorëve të tjerë të rëndësishëm që e kanë prioritet çështjet e dezinformimit, keqinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse. Për një periudhë kohe e kishim dhe ne, u mor me vrull të madh, u thirra unë, duhet ta bësh ti këtë gjë se ti di ta bësh.

Pastaj as ndihmoi kush, as foli kush, as e lexoi kush dhe as e vlerësoi kush punën që u bë dhe dokumentin që u miratua. Por në udhërrëfyesin që shoqëron dokumentin, thuhet qartë dhe është votuar në Kuvend që do të ketë një komision parlamentar pikërisht për këtë çështje. Tani që gjithë puna e bërë, dokumenti po vlejnë si shembull edhe për vende rreth e qark nesh, tani zhduket propozimi, zhduket komisioni”, shprehet ai.  

Ndërsa arsyeja e dytë, për deputetin Braçe, lidhet me komisionet e reja, për të cilat thotë se nuk është dakord dhe duken të jenë klienteliste.

“Arsyeja e dytë, patjetër që isha kundër asaj liste komisionesh që m’u duk thuajse e personalizuar dhe klienteliste në kushtet kur parimisht një komision i vlerësuar si i domosdoshëm zhduket nga ajo listë. Unë nuk kisha absolutisht asnjë pretendim personal. Nuk i kërkova kujt, për më tepër atij që vendos për të tilla gjëra që të isha unë kryetari i këtij komisioni apo i ndonjë komisioni tjetër. Unë mendoj që çështja e dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse në shoqëri, ekonomi e zgjedhje, është një çështje që nuk ka ndryshuar. Kjo ishte arsyeja”, shton Braçe. 

3 Komente

  1. j
    j

    Eh , si lind dikush me kemishe si erion brace. pa ja bere nje here punes bam ne jeten e vet u plak ne parlament duke marre rreth 4000 euro ne muaj kurse qytetaret e shkrete rropaten ne pune orar e pa orar e mezi marrin 1/10 e asaj qe merr brace qyli. Kishte ngrit edhe zyre paralele klandestine ne zgjedhje ,eshte i zgjut dreqi.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben hajduti

      Paksa vone Brace… megjithate, mire dhe kaq…vazhdo keshtu se PS po behet njesoj si PD, pra parti e nje njeriu… ai komandon dhe pasatdhesit( pasardhsen) jo me komisionet… shkrum e hi u befshit si parti se e meritoni por hallim e kam tek vatani

      Përgjigjjuni
      1. L
        Linda

        TI ERION SIC KE MBIEMRIN ASHTU DHE JE ME TE VERTETE BRACE JE FATKEQ SE TE DUHEN SHKALLE TE ARRISH EDIN NUK TE PJERDH NJERI SE DUKESH SI CHIUHAUA PARA PITBULLIT ME EDIN

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje