Këshilli Bashkiak i Vlorës do të mblidhet në datë 22 shtator për të diskutuar në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha, dhe caktimin në krye të institucionit të 1 prej 3 nënkryetarëve. Këta të fundit janë Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.
Me shumë gjasa, nënkryetari që do të caktohet i komanduar në krye të Bashkisë së Vlorës është Elis Halili.
Kujtojmë se Halili u emërua në detyrë nga vetë Ermal Dredha, përpara se ky i fundit të firmoste dorëheqjen.
Ermal Dredha dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës më datë 10 shtator. Përpara dorëheqjes, ai emëroi nënkryetar Elis Halilin.
Halili vjen nga sektori privat, i punësuar në një kompani, dhe që ndiqte projektet në qytetin e Vlorës.
Ndërkohë, Ermal Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023, në letrën e dorëheqjes e argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po largohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”.
NUk e njoh Elisin. Mbase eshte djale i shkelqyer, po per hir te se vertetes duhet thene se ai nuk vjen nga nje kompani dosido. Vjen nga kompania "Fusha", administratori i se ciles eshte nen hetim per afera korruptive nga SPAK-u. Te jete koinçidence ? Kompania Fusha eshte e perfolur gjeresisht se ka fituar miliona dollare ne tendera te pamerituara gjate udheheqjes Rama. Emerimi i tij N/Kryetar vetem pak ore perpara dorheqjes se Kryetarit eshte shume domethenes. Dikush ka urdheruar Ermalin te beje kete levizje te fundit. Se kush ?, merret me mend kollaj, kur dihen lidhjet e krushqise se familjes Dredha me Gramoz Rucin babain shpirteror te Km. Historia vazhdon. Si tha plaku Mere: - Tani nuk me ka mbetur gje tjeter , vetem te qesh....,