Truku për të marrë para, në Kuvend 'mbijnë' 15 parti parlamentare! ‘Hilja’ e PD, deputetë hua aleatëve pa vota

17 Shtator 2025, 15:33Politika TEMA
Truku për të marrë para, në Kuvend 'mbijnë'

Vetëm 6 nga subjektet që garuan më 11 maj, mundën të siguronin mandate në parlament. Por tashmë që Kuvendi i ri është konstituuar, rezulton që parti parlamentare të jenë 15. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së vënë në dispozicion të Report TV, koalicioni i Sali Berishës ka prodhuar 9 parti të tjera.

Disa prej tyre përfaqësojnë aleatët të cilëve Berisha u dha vende të listat e sigurta, ndërsa disa të tjerë kanë përdorur një truk me ndihmën e PD-së për të figuruar si parti parlamentare.

Kështu, përveç Partisë së Lirisë, Partisë Agrare Ambientaliste, Partisë Republikane, PDIU-së dhe PBDNJ-së që kishin kandidatët e tyre në listat e mbyllura e që fituan mandate, si parti parlamentare figurojnë edhe Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane dhe Fryma e Re Demokratike.

Për këtë, deputetët e PD-së, Besard Xhaferi, Denisa Vata, Greta Bardeli dhe Klevis Balliu janë deklaruar si kandidatë dhe tashmë si deputetë fitues të këtyre partive.

E gjithë kjo, bëhet që aleatët e vegjël të Berishës, ata të cilëve nuk u dha dot vende për të hyrë në parlament, të mund të fitojnë para publike nga fondet vjetore që jep shteti për partitë. Ligji përcakton se financimin e marrin partitë parlamentare.

Kjo është njëra formë se si po ndihmon Berisha partnerët e tij në opozitë. Disa prej atyre që janë në parlament, përmes sërish një truku, i ka ndihmuar të krijojnë grupe parlamentare, duke i dhënë deputetë hua Partisë së Lirisë dhe Partisë Republikane.

Kjo bën që të dy këto grupime të kenë zyra në Kuvend, staf ndihmues, si dhe të përfaqësohen në organet më të larta parlamentare më fuqishëm se sa të ishin deputetë të lirë.(Shqiptarja.com)

 

5 Komente

  1. S
    Skraparliu

    Shoku Edi I ka 83 vota ta ndryshoje fincimin e partive n.q.s ka ndermend te luftoje korrupsionin sepse ato privilegje dhe para populli nuk ja u ka dhene ketyre partive fantazme,qe zhgaraviten ne parlamente duke folur populli po vuan per buken e gojes pensionet e ulta etj.ju dhembe barku shume vdiqen kur been votime jemi bashke ne kualicion,kur vjen puna te leket e privilegjet jemi vec pra keto jane partite qe keni bere ligjin per ti shperblyer,po ke bythe ndryshoje ligjin o EDI RAMA jane leket tona pak marin 5000 ero ne muaj zoterinjte deputet por duan edhe te tjera ose mbyti me Nafte me telefona shtepi me qera se nga dhjete shtepi kane ne Tirane e vila jepu djeta ti kene duke u shkerdhyer me dashnoret ne hotelet e Tiranes se paguan populli fukara.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aviva

      Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maria

        Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sheer

          Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doda

            Gjithe keto grupe behen per te marre fonde leke sa me shume nga gjoja parti inegsistente po mire ti behet pd se prandaj nuk do te vi me ne pushtet duke perdore manovra te tilla per interesa individesh do te humbase dhe me shume vota

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje