Ambasadori gjerman Karl Bergner u takua sot me kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani dhe një sërë anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri.
Bergner shprehu vlerësimin e tij për punën e përkushtuar të KLP-së dhe inkurajoi Këshillin të kryejë detyrat e tij në mënyrë aktive, me përgjegjësi dhe vetëdije.
Ambasadori theksoi sërish rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të pasardhësit në detyrë të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK.
“Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Eshtë e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs.
Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm”, u shpreh ai.
Suksese I vetem ne reforme e drejtesise eshte rritja e rrogave ne stratosfere e gjygjetare e prokuroreve
Prandaj BE po shkon per dhjame qeni, sepse ka ambasadore si ky gjermani qe flet sikur e ka zyren ne Hene e jo ne Tirane!
Cili eshte suksesi i SPAK-ut? Sali Kriminel Berisha dhe banda e tij megjithese kane vrare ne Gerdec, Ne bulevard dhe ne ambientet e tyre te SHIK-ut famekeq as nje gjemb nuk i ka hyre ne kembe. Familja krimainale Berisha as nuk eshte prekur. Mediu, ky vasal i ngjyer me gjak shqiptaresh po tallet me SPAK-un dhe popullin. Argita e Fazllicit, Shkelzeni i Gerdecit po blene vila kudo neper bote a thua se nuk u mjafton gjysma e Shqiperise qe ju dhuroi babai kriminel. Per cfare suksesi flisni ju zonja e zoterinj? Per Dumanin qe akoma vesh pampersa kur degjon vec zerin e kriminelit Berisha? Apo talleni ju me shqiptaret? Keshtu duket...
Cfare thone keta aman? Cfare suskesi, kur dosjet jane bere pirg dhe SPAK e Gjykatat vazhdojn zvarrisin dosjet e ketyre te opozites por jane rrufe per te filluar hetime e per te bere gjykim mbas gjykimi per palen tjeter. Kjo nuk eshte drejtesi, por perdorim i ketij pushteti qe u eshte dhene per tu futur ne punet politike, jo se vertet u kercet per korrupsion apo krime.
Ky duket i pire tape...nen drejtimin e Dumanit eshte bere"nami"...jane ngritur rogat e spakut....