Avokati i Popullit, PD tërheq firmat për të gjithë kandidatët: Presim Peleshin për të vijuar procedurën

3 Dhjetor 2025, 17:00Politika TEMA
Avokati i Popullit, PD tërheq firmat për të gjithë

 

Partia Demokratike ka tërhequr ditën e sotme firmat për të gjithë kandidatët për Avokatin e Popullit duke theksuar se mbeten ende në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Sipas tyre, nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve dhe pas vendimit të Komisionit deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.

“Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:

Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.

Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë. Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej.

Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend”, shkruan PD.

3 Komente

  1. Sali PPSH urrrraaaa

    Kur nuk zgjidhesh me vote nga populli por emerohesh nga Bufi kenetes kete lloje opozite do kemi . Hip se te vrava , zbrit se te vrava ......

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zullumi duhet te keputet ne shqiperi

      Pazarokracise po i vjen fundi...

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Parti jo serioze

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje