Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në fjalën e mbajtur në tryezën, për financimin e partive politike dhe reformën zgjedhore, foli për të dy nismat.
Gonzato u shpreh se transparenca në financimin e partive politike është shumë e rëndësishme, pasi mbyll hapësirat për korrupsion.
“Transparenca në financimin e partive jep më shumë siguri për forcimin e demokracisë. BE është krenare, që mbështet këtë proces. Jemi në një moment kritik për Shqipërinë, kur pritet që vendi të ecë përpara në mbylljen e kapitujve drejt BE-së. Duhet të mbrohet konkurrenca e pandershme në zgjedhje. Financimi transparent i partive është çështje e integritetit demokratik dhe besimit publik. Kjo është e rëndësishme edhe për të mbrojtur partitë dhe institucionet nga çdo ndërhyrje e huaj e mundshme. Transparenca financiare e partive politike mbyll dhe hapësirat për korrupsion”, tha ai.
Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, Gonzato deklaroi se duhet një reformë, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, që të krijojë barazi në garën politike.
“Duhet një reformë zgjedhore, e cila krijon mjedis, që krijon vërtetë barazi. Ne kërkojmë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në përputhje me rekomandimet e OSBE- ODIHR”, u shpreh Gonzato.
Ndërkaq, edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se duhet reformë për financimin e partive politike, që arrihet përmes kalimit të një ligji në parlament, që garanton më shumë transparencë, auditim dhe sanksione të forta.
Kjo kurva Silva perse nuk del me burrin ne krah kur ben deklarata?