Qëllime personale, i ka në interes të vet/ Berisha pyetet për lëvizjen e Salianjit: PD, parti me Statut dhe forume (VIDEO)

3 Dhjetor 2025, 11:53Politika TEMA
Qëllime personale, i ka në interes të vet/ Berisha pyetet

Gjatë konferencës së sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha, u pyet lidhur me nisjen e takimeve nga ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Berisha ka qenë i prerë dhe i ka quajtur ato takime për qëllime personale, duke u shprehur se PD është parti me Statut dhe me forume.

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikim më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt privat pas asnjë lidhje me PD. PD është parti me statut, institucione dhe forume. PD do të ketë një debat të hapur për cilindo anëtar dhe drejtues. Për qëllime private personale, organizohen takime janë vetëm në interes të vetin dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Ky rregull është për çdo forcë politike në botë’, tha ai.

2 Komente

  1. P
    Parafabrikim konkurentesh

    Salia me te tijet besnike por te mbaruar, po parafabrikojne garen zgjedhore ne PD ne mars e Saliu del fitues permes nje gare "KONKURUESE" "TRANSPARENTE" DHE "TE BARABARTE" KAQ. .

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Salianji po perkrahet nga PS sic u perkrah Bello Jevgu me protestat para bashkise. Lidhja eshe Grida Suma Transi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje