"Për shkak të kompleksitetit të çështjes" - Gjykata Kushtetuese shtyn vendimmarrjen: Më 12 dhjetor shqyrtohet çështja “Balluku”

3 Dhjetor 2025, 16:16Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot një njoftim të ri zyrtar, ku sqaron afatin e shqyrtimit paraprak për çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, që lidhet drejtpërdrejt me pezullimin e ministres Belinda Balluku. Sipas njoftimit, Gjykata ka vendosur që shqyrtimi paraprak nga Mbledhja e Gjyqtarëve të zhvillohet më 12 dhjetor 2025, duke shtyrë kështu çdo vendimmarrje deri në këtë datë.

Në njoftimin e publikuar më 03.12.2025, Gjykata Kushtetuese shprehet:

“Në vijim të njoftimeve të mëparshme për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.”

"Për shkak të kompleksitetit të çështjes" -

6 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Sa e bukur kjo komunikata , e pandehur eshte Balluku , por kerkues i ceshtjes ne gjykate eshte Kryeministri !!!! Bravo Balluku , je bere me avokat te ri !!!!! Dmth i bie po pezulloi gjykata nga puna nje polic , kerkesen e ankeses ne gjykate e ben shefi i komisariatit !!!! O Bela , sa e forte qe na dole !!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjynaf

      Se për çfarë çështje bëhet fjalë, hajde mere vesh. Se kryeministri mund të ketë kërkuar 4 a 7 çështje. Kur gjyqtarët kushtetues janë koqe, merre me mënd se ku jemi.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sokoli

      Vendimin e jep populli 1. Gjyqsori ,duke perfshire: gjygjtaret,prokuroret, nuk kane te drejte te pesullojne nga dertyra personat e zgjedhur nga populli Kryetar bashkishi . deputetet , ministrat si antare qeverie dhe me imunitet deputeti. 2. Kryetaret e bashkive , pezullohen , shkarkohen nga keshilli bashkiak, si organ qe perfaqeson popullin i cili ka votuar Kryetarin e Bshkise dhe antaret e keshillit bashkiak. Propozimi i shoqeruar me relacionin duke justifikuar shkelejt qe ka bere kryebashkiaku gjykata i drejtohet keshillit bashkiak si dhe Kryeministrit. Edhe propozimi i kryeministrit per pezullim apo shkarkim te kryetareve te bashkive, kalon ne keshillin e ministrave,pastaj keshilli bashkiak si perfaqesues i popullit merr vendimin perfundimtar. Po punove per shtetin rregullat behen te qarta, Po punove per allish-verishe.. rregullat behen qe te egzistoi mundesia e allishverisheve. 3..Pezullimi,apo shkarkimi i personave te zgjedhur meret vendimi nga kuvendi per heqje mandati. Ne raste se deputeti eshte i ngarkuar edhe me detyra shtetrore si ministra,zv ministra, pezullimi,apo shkarkimi behet nga kryeministri, pasi eshte bere propozimi nga Ministri i drejtesise,i mbeshtetur ne relacionin e ardhur nga prokurori i ceshtjes se bashku me vendimin e gjyqtarit. Ky relacion diskutohet ne keshillin e ministrave ku dhe merret vendimi. Dekretohet nga Presidenti dhe vendimi perfundimtar e jep Parlamenti.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Gabim qe e shtyni, por me qe e shtyte, lereni per pas vitit te ri. Te pjerdhca drejtesine e kesaj xhungle.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Malua

          Na ben gjemen kan ngelur gjithe ato pune pezull tha ai,100 vjet mbrapa do shkojme me kto vonesa!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pasho

            Po ky është veprim procedurial ,çfar ka për tu shtyrë?Kushtetuta e thotë kjartë si të veprohet dhe pse ky teatër?Shqipëri hesapi

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje