“Rregullat e lojës vihen përpara, jo pas” - Ish-kreu i FRPD dega Durrës: Primaret dështuan, duhet të ketë transparencë

3 Dhjetor 2025, 19:09Politika TEMA
“Rregullat e lojës vihen përpara, jo pas” - Ish-kreu i

Ish-kreu i FRPD, Artion Bajramaj, në fjalën e tij gjatë takimit me strukturat e PD në Durrës theksoi se primaret ishin diçka pozitive, por sipas tij, dështuan.

“Duhet të ketë transparencë mes bazës dhe të probleme me reformën territoriale.

Patëm probleme të tjera, siç ishin primaret që për mendimin tim ishte një sistem shumë i mirë sepse i elektrizoi njerëzit dhe i vuri në lëvizje. Rregullat e lojës vendosen përpara nuk mund ti vendosësh mbrapa.

Nuk mund të jetë që futemi të gjithë në garë, fiton dikush, dhe dikush tjetër vendos nga lart se nuk i pëlqen fituesi dhe e nxjerr nga i pari të dyti ose të tretin.

Patëm probleme me listat e mbyllura, patëm probleme me organizmin e deputetëve me listat e mbyllura'', tha ai.

Lini një Përgjigje