Ambasadori gjerman takohet me Lulzim Bashën, dy ditë pasi i morën vulën

13 Qershor 2024, 17:51Politika TEMA
Ambasadori gjerman takohet me Lulzim Bashën, dy ditë pasi i morën

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.

Ambasada gjermane thotë se takimi ka qenë në kuadër të bisedimeve me liderët e politikës të qeverisë dhe opozitës.

Ambasadori Bergner ka theksuar rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit.

“Për këtë qëllim, pjesëmarrja paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare është po aq e rëndësishme sa respektimi i të drejtave të pakicave dhe ndarja e pushteteve nga të gjitha palët. Forcimi i mëtejshëm i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e të rejat shqiptarë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i Ambasadës gjermane

Ambasadori gjerman Karl Bergner takoi sot z. Lulzim Basha në kuadër të bisedimeve të tij me liderët politikë të qeverisë dhe opozitës.

Në fokus ishte shkëmbimi për zhvillimet e brendshme politike, vijimi i kursit të reformave të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit. Për këtë qëllim, pjesëmarrja paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare është po aq e rëndësishme sa respektimi i të drejtave të pakicave dhe ndarja e pushteteve nga të gjitha palët. Forcimi i mëtejshëm i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e të rejat shqiptarë.

6 Komente

  1. i
    ilir

    Jo kete te takoje po edhe ambasadorin e Marsit pape pa Parti eshte ky leshkua.

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Hahajaa shiko si rri ky budallai sikur e kane futur ne allci. Haaaahaa ja takoi ambasadorin Gjeerman se mos i jape ndonke vule kallcuku se ka mbetur pa gje i shkreti.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doni

        Edhe me ambasadorin e Marsit ta takoni kuy mbaroi,ky nuk behet lider.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapterri

          Çfare partie eshte ky Luli Basha?

          Përgjigjjuni
          1. K
            KM

            Sic Duket ,ambasadori Ka marre persiper te bashkoje PD.Dakord,por a eshte normale te perzihet nje ambasador me ceshtjen te brendeshem te nje Partire Politike?Do te ishte me e ligjeshme per te te bente takim me perfaqsues te opozites parlamentare.Para dy ditesh takoi Gaz Bardhit,sot Bashen.Mos do te shkojne te takoje dhe Berishen nongratat,ne arest shtepie?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sllobodanka

              Ambasadori gjerman i ka shkuar Lulit per te "Tretat"...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje