VIDEO/ Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë! Gonzato: Komisoni Europian, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

5 Nëntor 2025, 11:21Politika TEMA
VIDEO/ Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres raportin për Shqipërinë gjatë një konference të përbashkët për mediat.

Edi Rama: Sovraniteti i këtij vendi është në duart tuaj

Silvio Gonzato: Më lejoni t’ju dorëzoj raportin e zgjerimit. Raporti i këtij viti publikohet në moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit në BE.

E gjithë kjo është arritur me shpejtësi të jashtëzakonshme. Tani duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë për t’u përafruar me standardet e BE.

Komisioni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj për realizimin e synimit ambicioz për mbylljen e negociatave deri në fund 2027.

Për ta bërë këtë duhet të përshpejtojë ritmin e reformave.

Lini një Përgjigje