PD pagoi LaCivita-n mbi 1.4 mln euro për fushatën e 11 majit, avokati: Shuma është më e lartë, SPAK duhet të nisë hetim

5 Nëntor 2025, 09:13Politika TEMA
PD pagoi LaCivita-n mbi 1.4 mln euro për fushatën e 11 majit, avokati:

Mbi 1.4 milion euro është shuma që ka shpenzuar Partia Demokratike e Sali Berishës për të paguar konsulentin amerikan Chris LaCivita gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Lidhur me këtë avokati Idajet Beqiri, tha në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv se shuma mund të jetë shumë më e lartë.

"Në këto shifra s’duhet që të besojmë, por duke qenë vet protagonist në zgjedhje, e di sa ca kosto ka fushata kjo është një gënjeshtër e madhe nuk është 1.4 por mund të jetë 14 milionë euro. Shuma që ka harxhuar PD është 800 mijë është qesharake.

Ku i gjejnë këto para? Ka shumë para të zezë që në fushatë hidhet me bollëk. Një njeri vjen nga Amerika dhe merr 1.4 mln euro dhe ai ka ardhur vetëm 3 herë këtu në Shqipëri, por ai s’duhet që të vinte, sepse nuk duhet një i huaj të bëjë fushatë elektorale për një subjekt politik këtu", tha avokati. 

Beqiri shtoi se SPAK duhet që të nis një hetim, lidhur me këtë faturë të majme, ndërsa sipas tij duhet që të shihet edhe origjina e parave me të cilat u pagua LaCivita.

"SPAK duhet që të nis procedim për këtë çështje dhe të shoh edhe ku i gjetën paratë që ja dhanë një njeriu që erdhi 3 herë në Shqipëri. Dhe këto janë të deklaruara, po lëre pastaj të tjera që mbase s’janë deklaruar. SPAK në vend të merret me këtë, nuk e bënë", tha ai.

4 Komente

  1. V
    Vitalik

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni

      1. G
        GKS

        Zoterinj dhe Zonja te nderuar/a Sali B eshte miliarderi i pare ne Shqiperi. Parate i beri me Skemat Piramidale. Thjesht i vodhi gjithe Shqipetaret. Ato qe paguan tani jane therrime me gjakun e cdo Shqipatari: Pagesa e Avokatit te ndjere ne France; Pagesat e avokateve ne Britanine e Madhe; Pagesat per Laciviten dhe per Heqjen e "damkes" nga Departamenti i shtetit jane nje pike uje ne oqeanin e ndyre te parave te vjedhura Shqipetareve. Ai eshte akoma atje mes jush dhe do vdese ne krye te detyres qe i ka dhene e i jep PADRONI i tij. Mjeran, i pa fe dhe ide por cfare kusur ka populli Shqipetar? Ta gezojne vetem kelyshet e tij!!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Misetri i se Vertetes.

          Kam nje pyetje per Vitalikun qe te pyesi kete Trustwahe.. se si mendon kjo kompani per mendimin e avokatit se shuma eshte shume me e madhe se sa deklarohet? Le te shikojme se si do pergjigjet kjo kompani per te verteten. Mendimi im i thjeshte eshte se ne shtyp deklarohet vetem shuma qe ka marre La Cvita por nuk deklarohet shuma qe ka marre Saliu nga paret e grumbulluara nga ekipi i tij . Saliu eshte thjeshte nje "Sude" moderne dhe idjotet demokrate investojne per Suden e re me emrin Sali Berisha. Uroj qe kjo vjedhje te mbetet ne nivelin e demokrateve dhe mos te perhapet ne popull ne ndihme te Saliut qe i ndan paret me LaCvita....Per ty Vitalik kam thjeshte nje sugjerim qe mos lufto per kompanine, por shiko popullin mjeran demokrat qe po i hedh paret per lesh....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje