Ambasadori italian mbyll misionin 5 vjeçar në Shqipëri, Veliaj e nderon me “Çelësin e Qytetit"

19 Janar 2025, 12:24Politika TEMA

Ambasadori italian mbyll misionin 5 vjeçar në Shqipëri, Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” ambasadorin italian Fabrizio Bucci, në mbyllje të misionit të tij 5-vjeçar në Shqipëri. Veliaj e falenderoi ambasadorin për angazhimin e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri, duke e vlerësuar atë jo vetëm si një diplomat të shkëlqyer, por edhe si një mik të vërtetë të Tiranës.

Ai i uroi Buccit suksese në misionin e tij të ri në Gjermani. “Sot i themi mirupafshim një shoku dhe një vëllai, ambasadorit italian në Shqipëri. Të jam shumë mirënjohës dhe të falenderoj shumë për integritetin, për dinjitetin, për energjinë pozitive dhe për faktn se përtej burokracisë, ke qenë një mik i vërtetë i Tiranës. Ju konsideroj vërtet një misionar, i cili ka kontribuar pafund që Shqipëria dhe Italia të jenë më afër se kurrë. Italia dhe Shqipëria gjithmonë kanë pasur një dashuri reciproke, por unë besoj se njerëzit janë si urat edhe shërbejnë që t’i lidhin vendet. Dua që ky çelës të jetë një simbol i një zemre të hapur, i një dere të hapur, i një mendje të hapur dhe i një dashurie të madhe për atë që i ka shërbyer këtij raporti special mes Shqipërisë dhe Italisë”, tha Veliaj.

Nga ana e tij tij, ambasadori Fabrizio Bucci vlerësoi lidhjen e veçantë që ka karakterizuar historikisht dy vendet. Ai u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe miqësinë e veçantë që ai gjeti tek populli shqiptar.

"Mes dy vendeve tona ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të veçantë, por duhet të them se ky pesëvjeçar ka shënjuar një rritje të mëtejshme të këtyre marrëdhënieve. Italia e Shqipëria, në shumë aspekte, tashmë janë një vend i vetëm, nisur nga fakti që në maj, “Giro d’Italia” i cili është eventi sportiv më i ndjekur në botë, fillon në Shqipëri, duke treguar edhe një herë se dy vendet tona janë të bashkuar dhe se janë një vend i vetëm. U jap një përshëndetje dhe një përqafim të ngrohtë të gjithë shqiptarëve, me të cilët kam ndarë këtë miqësi të mrekullueshme. Ky vend kaq i bukur dhe i veçantë, ku ti ecën në rrugë, je në një lokal dhe njerëzit ndalojnë, të përshëndesin, një vend ku ti bisedon me të gjithë! Të gjithë shqiptarët më kanë ofruar realisht përzemërsinë e tyre të madhe, të cilën jam përpjekur t’ua shpërblej. Në Shqipëri kam kuptuar se përzemërsia dhe dashuria janë çelësi që hap të gjitha dyert. Shqipëria tashmë është edhe shtëpia ime, një ditë do të kthehem”, u shpreh Bucci.

6 Komente

  1. A
    Ardi vlore

    Mero Baze , hiq dore te promovosh HAJDUTIN , jane te gjith bashke , rama saliu dhe ky erion hajduti , mos u shit dhe ti

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Lane nam me keto idiotesira te te dhenurit te nje çelesi simbol i qytetit. Ky idiot qe nuk ka lidhje me Tiranen ku e gjen te drejten e te dhenurit te nje çelesi te tille? Ne qe jeni te lindur dhe te rritur ne Tirane çfare çelesi kemi, apo edhe ate na e rrembyen te gjithe te ardhurit nga shpellat? Mjaft me idiotesira te tilla dhe gazetat nuk duhet qe te shkruajne per idiotesi te tilla. Le ti japi te tjereve çelesin e shtepise se tij apo te gruas se tij.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fiku i thatë

        Nuk cilin ti japi se herë i shko SPAK -u për kontroll i gjen nga një shtëpi të re këtij të akuzuarit si hajdut

        Përgjigjjuni
      2. .
        .

        Nuk la njeri pa i dhene celesat ne dore ky hajdut. Cfare lidhje ka nje ambasador i huaj me Tiranen mor kopil qe i ke hequr vleren cdo gjeje.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olsi

          Slate njeri te huaj pa ju dhene celesat e shtepise, lat nam na i mbani keta te huajt sikur do na bejne kushedi cfare, qe ne fakt nuk bejne asnje gje, nje vrime ne uje kane bere edhe ky pepinua ka marre rrogen qyl kot,duke ndenjur 5 vjet duke bere pall ariu.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Ky Peppo i Italise, ka "automatizuar online" gjithe takimet ne ambasade dhe nuk marrin me shume se nje ne dite. Ha Muco, pi Muco...me siguri qe i vjen shume keq qe po iken nga Shllafaria e Ballkanit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje