Sulmet kibernetike/ Ambasadorja Yuri Kim takon Peleshin: SHBA do mbështesë gjithmonë Shqipërinë, të mbrojë njerëzit dhe territorin e saj

18 Tetor 2022, 15:50Politika TEMA

Sulmet kibernetike/  Ambasadorja Yuri Kim takon Peleshin: SHBA do

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim zhvilloi një takim këtë të martë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.

Kim u shpreh se SHBA-të do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj.

“U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, shkroi Yuri Kim në Twitter.

4 Komente

  1. !
    !!!

    Fjalet i keni te bukura zonje, por per 2 helikopter duhet te presim mbi 5 vjet. Ndersa Rusia e Kina e furnizojne menjehere Serbine, dhe me cfare t'i doje kokrra e qejfit!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Breshka, shiu dhe Eda

      Ta gzoni Kimeten, o parahistorik shqiptare

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlora.Vlora

      S kemi nevoje per llafe po per vepra ,,kemi mare gjithe plehrat tuaja urgur, siriane ,iraniane, afgane ,,hidhuni tani, arme mbeshtetje teknologjike dhe gjithshka qe i nevojitet shtetit shqiptar,s kemi ce bejme reformen tuaj te deshtuar ,para interesit te qytetareve shqiptare

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmira

        Ambasadoren e Guamit e mundi Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja, ate e shpeton vetem doreheqja!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje