Dështon takimi për bashkimin e PD-së, Bardhi: Vijojnë diskutimet

18 Tetor 2022, 12:41Politika TEMA

Dështon takimi për bashkimin e PD-së, Bardhi: Vijojnë

Ka përfunduar pa rezultat konkret takimi mes Gazment Bardhit e Edi Palokës, të mandatuar si negociatorë për bashkimin e demokratëve në kuadër të zgjedhjeve vendore.

Demokratët zhvilluan sot përpjekjen e parë të bashkimit të partisë, ndërsa motorët për zgjedhjet vendore të 2023 janë ndezur.

Dy negociatorët e mandatuar nga palët, përkatësisht Gazmend Bardhi nga grupimi i Alibeajt dhe Edi Paloka nga Rithemelimi, u takuan për më shumë se 60 minuta, takim I cili nuk prodhoi rezultate konkrete.

“Vazhdojmë diskutimet”, tha shkurtimisht për mediat, deputeti demokrat Gazment Bardhi, ndërsa doli nga takimi.

Ndërkohë Edi Paloka e sheh gotën gjysmë plot. Në përfundimin të takimit me kolegun Bardhi, ai u shpreh se takimi nuk ka dështuar ndërsa shtoi se ka vullnet të përbashkët për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Kur të kemi diçka do ju njoftojmë, ka vullnet të përbashkët për të dalë me një kandidat. Nuk ka dështuar takimi” u shpreh Paloka, duke lënë të hapur mundësinë e një tjetër takimi gjatë ditës së sotme.

Takimi mes Gazmend Bardhit dhe Edi Palokës u zhvillua pa praninë e mediave, në një prej lokaleve të Tiranës në afërsi të parlamentit.

2 Komente

  1. v
    visi

    Te jesh me Ameriken dhe te bashkohesh me non graten kjo eshte nje cmenduri politike qe mund te behet vetem nga njerez te pa pergjegjshem.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Jeni të gjithë zvarranikë, që në një mënyrë ose një tjetër, ju heq zvarrë Salehu! Për sa kohë nuk keni bythë t'i kundërviheni atij duke i kërkuar me vendosmëri largimin , që të gjithë ju deputetët, ta lini vetëm me të verbërit e tij, ose përjshtimin fare nga grupi parlamentar i PD, mqs hëpërhë është i pezulluar, atëhere fundi të gjithëve do ju vijë ngadal-ngadalë. Nëse nuk e dini shprehjen "më mirë një fund me tmerr, se sa një tmerr pafund!", kur në fakt ky tmerr për ju është blasfemija ndaj "liderit" tuaj "historik", që ç'është e vërteta i detyroheni, por që ky detyrim a hatër, s'është për popullin, për PD, për të djathtën e vërtetë, por thjesht për interesat tuaja meskine apo perverse, aq më keq ppr ju. Me Salehun nëpër këmbë do njihni vetëm disfatë pas disfate, sepse atij përveçse militantëve dhe verbërisë të disa prej jush, nuk i shkon më njeri mbrapa. Për shkak se sistemi ynë elektoral (ndërtuar mjeshtërisht në prill 2008 nga dyshja Berisha-Rama), me votë e ka të pamundur të largojë këtë lidership (Metajn nuk e llogaris fare), atëhere shqiptarët, si në çdo rast të vështirë, i ndihmoj mandata "non grata" e mikut të tij të madh ShBA dhe pas tyre Mbretëria e Bashkuar. Nëse jeni politikanë të mençur, seriozë, por sidomos patriotë, lexojini mirë ato dy ajte api mesazhe, që në pamundësi të bëhet kjo me votë, janë një ndihmë e madhe për demokracinë shqiptare. Me bindje them se populli është shumë hapa para jush, dhe këtë do ua tregojë në zgjedhjet e rradhës, si ato më 2023, ashtu dhe më 2025. Dijeni, se ju dhe vetëm ju, jeni fati i kundërshtarëve tuaj, paçka se përditë dërdëllisni se do t'i rrëzoni ata nga pushteti, por që në fakt mu për shkakun tuaj, ata kanë lindur, jo me këmishë, por me xhaketë. Sa keq që për një Saleh, që nuk e do (s'po them e urren) shumica e shqiptarëve, jeni katandisur për gjynah!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje