Inkurajuesit e “Babales” dhe neni 145 i Kodit Penal

18 Tetor 2022, 10:55Politika TEMA

Inkurajuesit e “Babales” dhe neni 145 i Kodit Penal

Ervin Salianji, ka arritur ta shtyjë sërish ditën e burgut.

Ervin Babalja në panik ka kërkuar prezencën e deputetëve, pasi është dënuar në shkallë të parë për shpifje.

Dje “grupimi Babalja” i aleancës së deputetëve të PD janë mbledhur në dyert e gjykatës në pritje të seancës.

Sipas “Ervin Babales”, pjesëmarrja politike e opozitës është inkurajim për drejtësinë. “Opozita nuk ka asnjë fjalë tjetër veçse inkurajimit të drejtësisë.

Mazhorancat dhe qeveritë bëjnë presione ashtu siç ka ndodhur edhe në këtë rast për të shmangur një skandal shumë të madh të përfshirjes për të disatën herë të disa ministrave në trafik droge”, ka thënë ai pas seancës.

Pyetjet që dalin:

Pse kanë shkuar në dyert e Gjykatës “tufa” e përfaqësuesve të popullit?

Cilin popull po përfaqësojnë në këto momente?

Po i bëjnë presion gjykatës?

Po kërkojnë drejtësi?

Pse për "Babalen" mblidhen “tufë” që të kërkojnë drejtësi?

Pse nuk rrinë çdo ditë ne dyert e gjykatave këta deputetë?

Gjyqe, gjykata ka çdo ditë. D.m.th. çdo ditë ka hallexhinj për të cilët duhet inkurajuar drejtësia.

Pse për “Babalen” drejtësia u bëka në presion?

Nëse ka prokurori, të gjithë deputetët që dukshëm sot ishin në dyert e gjykatës për t'i ushtruar presion asaj, duhet të merren në përgjegjësi penale në kushtet e nenit 245/1 të kodit penal.

Inkurajuesit e “Babales” dhe neni 145 i Kodit Penal

Jo vetëm që mblidhen, por kujdesen që të filmojnë dhe publikojnë mbledhjen.

Cilin funksion deputeti po ushtrojnë në këto momente?(CNA.al)

2 Komente

  1. B
    Bato

    Drejtesia, hallka me e dobet e keto shteti!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Km

      Po e perseris. JANE po ata qe Kane ngrene "lugen è corbes" dhe tani Saliu i ben te vjellin gjithe jeten. NDAJ è ashtuquajtura reform ne drejtesi eshte e deshtuar. SPAK-u ne ASPAK, ndaj dhe duhet te shkrihet. ESHTE si punta e asaj rrobes se kalbur, qe perpiqesh ta qepesh dhe griset me tej atje ku kalon filli

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje