VIDEO: Yuri Kim dëfrehet në Shkodër nën tingujt "pi raki edhe verë"

18 Tetor 2022, 10:39Politika TEMA

VIDEO: Yuri Kim dëfrehet në Shkodër nën tingujt "pi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, duket se fundjavën që kaloi e ka kaluar në Shkodër. Pas fotografisë që qarkulloi në rrjet ku shfaqej në një dyqan rrobash, ajo është filmuar edhe në një restorant nën tingujt e muzikës "live".

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri ndodhet në një restorant të mbipopulluar dhe ndodhet në një tavolinë me mikeshat e saj. Ndërkohë në sfond dëgjohet tingujt e muzikës "se për çdo nat pi raki edhe verë".

Kujtojmë, se ambasadorja amerikane ka udhëtuar shpesh pothuajse në çdo cep të Shqipërisë dhe gjatë intervistave ?7shtë shprehur se kërkon të njohë popullin mikëpritës shqiptar.



1 Komente

  1. m
    meti

    I kane thene qe jane qeflinj shkodranet dhe hop xhixhi ajo eshte gjendur ne Shkoder duke hengur raki dhe duke pire thela mishi!Zhozin nuk po e shikjoj apo nuk e kane lajmerue!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje