Ilir Alimehmeti: Nder i madh për mua që jam takuar me Berishën, pres procesin e primareve

17 Tetor 2022, 21:28Politika TEMA

Ilir Alimehmeti: Nder i madh për mua që jam takuar me Berishën,

Ilir Alimehmeti, është përmendur si një nga kandidatët potencialë të opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, por ai thotë se do të presë zyrtarisht nisjen e procesit të primareve për të lajmëruar hyrjen ose jo në garë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Alimehmeti tha se është takuar me zotin Berisha, por nuk dha detaje nga biseda mes tyre. Ai e konsideroi nder dhe privilegj mbështetjen që ka marrë nga komuniteti. 

Ilir Alimehmeti: Është nder dhe privilegj të mbështetesh nga komuniteti me dashamirësinë e tyre dhe iniciativën e tyre. Ne duhet të mendojmë këtë diskutim dhe pozicion në shërbim të komunitetin.
Thënë kjo, ne kemi një proces që quhet primare.

Kjo është vërtetë hapja dhe është përtej anëtarësisë. Del edhe përtej anëtarëve të Partisë Demokratike dhe u shkon votuesëve. Ky proces i jep mundësi kujtdo për të kandiduar. Një pjesë e madhe e jona është lodhur me konceptin që kush vjen në pushtet, është aty për të shfrytëzuar.

Një shtysë kaq e madhe nga një komunitet kaq i gjerë, që del përtej logjikës unipartiatike, ne duhet të kemi një front të bashkuar. Kundër një makinerie nuk shkohet veç e veç, por me një figurë përbashkuese që përzgjidhet nga primaret.

Ylli Rakipi: E keni takuar zotin Berisha?

Ilir Alimehmeti: Po sigurisht.

14 Komente

  1. N
    Nder i madhe shume te takoshe nje nongrata

    Nder i madhe qe je takuar me nje nongrata minues i demokracise i korruptuar si familje pjesmares i grupeve kriminale ne Angli ku aleatet tane Amerike Angli Europe nuk bashpunojne dhe kane shkeputur te gjitha kontaktet .Bravo ti dhe nongrata do fitoni kunder aleatve suksese

    Përgjigjjuni
    1. M
      MOKRARI

      Po c'jane keta intelekule te tille qe e ndjekan nder e privilegj te takojne nje jneri te rrjedhur i cili eshte i padeshirushem nga SH.B.A DHE GJITHE B.E.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trushpelaret qe shkaterruan PD-ne dhe Shqiperine

        Mokrari, respekte. Po të pyesesh ata qe e njohin, do të thone se kush është ky kllufi. Fjala intelektual shkon dëm. Sepse intelektuali nuk varet nga politika. Sali Berisha dhe Edi Rama duhet ta kene per nder kur takojne nje intelektual. Por problemi qendron tek mentaliteti yne. Enver Hoxha qendroi ne krye të Partise per 40 vjet. Sali Berisha është per 32 vjet. Ta zeme se do behet kryeminister per 8 vjet të tjera, a nuk vete sa Enveri 40 vjet. Këta debilat e Saliut na shajnë ne komuniste. E para neve nuk na plaste per Enverin, Jo me per Ramen. Ndersa këta nuk rrinë dot pa nje Enver. E quajne veten gjoja antikomuniste por vdesin per nje çike komunizem dhe per Sekretarit e Pare te Perjetshem te Partise. Hajde quaje intelektual kete kllufin.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mateo

        Shume zhgenjyes na doli tironci me dy mbiemra. Nder I madh qenka the takosh njeriun e damkosur. Hajde Ali, hajde Mehmeti.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lab

          Behu grup me Dash Shehin,jeni njesoj

          Përgjigjjuni
          1. z
            zogu i gomarit

            gomar i biri i gomarit. ndjehesh krenar qe u takove me nje nongrata e antiamerikan. sigurisht po te ishte jo nongrata ti nuk do te ndiheshe krenar. sigurisht qe pasi te priti ia paska dhene shkelzeni sa leke i ke dhene shkelzenit? ik morte-morte

            Përgjigjjuni
            1. R
              Roberto

              Cudi sa e genjen mendja kete Ilir Alimehmetin per kryetar bashkie pale kandidatet e tjere sidomos Julian Deda pupupupupupuppupu.

              Përgjigjjuni
              1. b
                beni

                E ka kuptuat se kryetar bashkie behesh milioner me euro.Prandaj i lepin bythen Sales.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shelegura

                  Mos u mbur qe je takuar vulose humbjen.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bardha

                    Ja e nxorri koken ky shkenctari i madh,ka nder qe ashte takuar me non graden e vicidolit

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hasani i biri Hysenit.

                      Po lind,nje Sali i dyte!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bashkim

                        Jo, e keni gabim, Ilir Alimehmeti eshte nje servil dhe zvarranik qe do t'i sherbeje Berishizmit, si te paret e tij i sherbyen Fashizmit dhe Nazizmit, pjellave me te keqija te njerezimit.

                        Përgjigjjuni
                      2. G
                        Gopi

                        Ja dhe nje skarcitet biologjik.Shkon per lesh akoma pa filluar.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

                          Pyet Halim gjinekollogun sa ...Nder i madh ...eshte. Suksese !

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje