Deputetët u bashkuan në mbrojtje të Salianjt për ‘Babalen’, Patozi: E shëmtuar, si humbi pikë PD-ja

17 Tetor 2022, 20:40Politika TEMA

Deputetët u bashkuan në mbrojtje të Salianjt për

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike u mblodhën sot para Gjykatës së Apelit në Tiranë, për të dal në mbrojtje te deputetit Ervin Salianji,

Por ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, e ka cilësuar këtë mbështetje si të shëmtuar.

Patozi tha në emisionin “Debat” se ky solidaritet nuk i bën aspak nder PD, si para qytetarëve, ashtu edhe për raportin me drejtësinë.

“Historia e ‘Babales’ nuk është ndonjë gjë për tu krenuar, as personalisht për deputetin që është i akuzuar, por edhe për PD-në, pjesë e së cilës është. Solidariteti sigurisht nuk është njerëzor se po të ishte njerëzor do të gjendej një formë tjetër.

Ti mund t’ja transmetosh tjetrit solidaritetin njerëzor duke e thirrur në telefon, duke e takuar edhe duke i dhënë mbështetje në rrafshin personal, por ky ishte solidaritet në rrafshin politik dhe ishte do të thoja për një ngjarje, në rastin më të mirë, do thoja e shëmtuar.

Ndaj, kjo nuk i bën nder PD-së, aq më tepër edhe raporti i saj me drejtësinë. Se çfarë do të thotë ajo, që këta që s’bien dakord për inceneratorët, interesi publik kush është ? Inceneratorët apo rasti ‘Babale’? Inceneratorët!

Qytetarët janë të interesuar të dinë si është e vërteta dhe si zgjidhet çështja e korrupsionit të Qeverisë, ndërkohë që këta bëhen bashkë për një gjë shumë personale dhe të shëmtuar. Ndaj dhe unë nuk e shoh si një mënyrë për të fituar pikë tek publiku, por të shëmtuar”, theksoi ai.

2 Komente

  1. M
    Martin

    Bravo Astrit Patozi, jo vetem per kauzen e ndershme qe mbron, por edhe per fatin qe nuk more ndonje sopate pas koke sic mori Sokol Olldashi nga kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enxhi

      Atëherë e mbështetëm salinjanin se menduam, se do kishim dasëm në vjeshtë, ndershmëria, dinjiteti i të madhes duma, na bëri të na hajë suma.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje