"SPAK është mpirë nga kërcënimet", Ngjela: Shqipëria ka nevojë për një Gjykatë Ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin

17 Tetor 2022, 15:30Politika TEMA

"SPAK është mpirë nga kërcënimet", Ngjela:

Avokati Spartak Ngjela ka thënë sot se Shqipërisë i duhet një gjykatë ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin.

Ai tha gjatë një interviste në “News 24” se SPAK po rezulton se është i mpirë dhe se është bërë i depërtueshëm nga presionet dhe kërcënimet.

“Duke u nisur nga konsiderata e ambasadores Kim, jemi përballë fenomeneve që kanë frikë nga kërcënimet . Unë shoh që politika amerikane gaboi me SPAK. Kërkoi që nja bandë e madhe vjedhësish të gjejë të ndershëm. Bandë e madhe vjedhësish.

SPAK po na rezulton që është i mpirë, dhe duhet të dinë se është dënim shumë i rëndë i tyre. Shqipëria ka nevojë për Gjykatë Ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin, është domosdoshmëri. Sepse janë tendenca për korrupsion dhe frika ekzistojnë të dyja bashkë.

Por problemi është se a do ta pranojnë ndërkombëtarët, nuk e di. Pra shenjat janë që ato duan ta bëjnë . problemi qëndron që të bëhet ajo duhet shumicë në parlament, duhen 94 vota, por atje janë të korruptuarit dhe vota është e fshehtë. Unë di se ç’hoqën në Prishtinë, donin të gjenin votat.

Problemi qëndron se edhe ne atje duhet të qëndrojmë, tani do ta bëjmë dot apo jo nuk e di. Nëse ky propozim bëhet, SPAK del jashtë loje. Nëse potenca ndërkombëtare kërkon të ndërtohet një gjykatë ndërkombëtare kundër korrupsionit në Shqipëri, bie SPAK”, u shpreh Spartak Ngjela.

8 Komente

  1. k
    kik

    Nqs nuk bejne pune per te cilen jane ngritur te dorezojne pagat dhe bonefitet e tjera se shume kosto jane tek taksat tona.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qerimi

      Po skane pune tjeter ata......duhet te prishin te tjera para te taksa paguesve te tyre per te ndrequr shqipetaret, pika qe sju bie....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardha

        Ky ashte nje hajvan i pa demshem,ka ikur per lesh,nuk i punojne ma radart e flet brocka

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          Mos fol me avokat,ke thene gjene e duhur.Vetem nje gjykate nderkombetare kunder krimit dhe korupsionit e sjell ne terezi kete vend.Aq pare sa kane hedhur te huajt per sistemin tone gjyqesor te kishin sjelle gjyqtare te huaj do kishin dale me me leverdi nga te gjitha anet.E shikoni si tallet Saliu me SPAK duke e quajtur aspak i partise?Se te gjithe gjykatesit i ka tredhur biles per 3 breza

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Aha tani po e kupton?Budalla!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiponjen me duar,cdo gje ne rregull.

              Kot nuk thone fqinjet,qe shqiptaret nuk dine te bejne shtet.Ketu bejne politikanet si ta kene Shqiperine mall te lene nga babai.Kane njerez pa dinjitet qe i mbeshtesin,se kerkojne te lepijne ndonje kocke.Vetem drejtesi nuk di te bej ky vend,se kane frike nga hija e tyre.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Avokat Ngjela ka te dreejte. Qe te luftohet korrupsioni apo krimi i organizuar duhet nje gjykate nderkombetare,ndyshe nuk behet gje. SPAK-u eshte kot fare. Ai doli nga gumbulli i shushunjave, qe ishin te shitur te Sali Berisha dhe e kane mbrojtur dhe po e mbrojn akoma kete kriminel per krimet e medha qe ka bere. Spaku eshte koncentrim i gjykatesve qe dualen nga vetingu.Te gjithe ata edhe keta per shume dekada keta prokuruor e gjykates do jene,te cilet i tjetersoi Sali Berisha ku atyre u ngeli vetem emri gjykate e prokuror se dreejtesi nuk bejne. Amerika deshtoi me reformen ne drejtesi. Sali Berisha dhe Ilir Meta dolen me te forte se Amerika.Ata dy e kane patur nen kembet e tyre drejtesine se e paguanein me rroga te papara ndonjehere vetem te ruanin Berishen dhe Meten. Ashtu eshte edhe sot. Eshte shume e veshtire te ndash mjellin nga sheqeri.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Kur gjërat thuhen e rithuhen u del edhe lezeti. Po me që edhe avokati më në fund doli në konkluzionin se :vetëm një gjykatë ndërkombtare mund të dënojë krimet e post komunizmiit. Po pse vetëm gjykatë? Pse jo edhe një formë protektorati. Mendoni që shqiptarët do kenë më shumë drejtësi, më shumë paqe sociale, e mbi të gjitha lekët nuk do ti hanë të pangopurit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje