Komisioni i Ligjeve i hap rrugën verifikimit të Ilir Metës në dosjet e ish-Sigurimit

17 Tetor 2022, 18:10Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve i hap rrugën verifikimit të Ilir Metës

Ndryshimet prekin dhe shfuqizimin e nenit 4 të ligjit, i cili e ndalonte Autoritetin që të verifikonte zyrtarë publikë që kishin kaluar më herët një verifikim të figurës nga dy komisione të ngritura në vitet e para pas rënies së regjimit komunist, të njohur si komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Kërkesa për shfuqizimin e këtij neni trazoi politikën në verë pasi Autoriteti i Dosjeve në një letër dërguar Kuvendit e vinte në dijeni për zbulimin e një politikani me inicialet I.M., i cili ka një lidhje të pasqaruar në detaje me Sigurimin e Shtetit.

I dyshuari kryesor i gjëegjëzës, ish-presidenti Ilir Meta, i hodhi poshtë akuzat si tentativë për të tërhequr vëmendjen nga skandali i incineratorëve dhe më pas bëri një padi për manipulim dokumentesh nga ky institucion.

Shfuqizimi i nenit i hap rrugë AIDSSH që të verifikojë nga e para të gjithë politikanët apo zyrtarët e lartë që kishin “ccertifikatë pastërtie” të lëshuar nga komisionet e mëparshme.

Debati në Komisionin e Ligjeve nuk u fokusua tek kjo pikë, por tek formulimi i një neni të ri që kishte të bënte me deklasifikimin e dosjeve dhe rrethin e subjekteve që do të kishin akses për informacion mbi këto dosje.

Në një mbledhje të javës së shkuar komisioni miratoi një amandament të propozuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj në projektligjin “Për informacionin e klasifikuar”, që ligjëronte deklasifikimin e  të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga viti 1944 deri në vitin 1991, përjashtuar ato që kishin të bënin me sigurinë kombëtare.

Por deputetët socialistë nuk ranë dakord dhe e rrëzuan me votë një amendament tjetër të Alibeajt në ligjin e Autoritetit të Dosjeve që parashikonte se çdokush mund të kishte akses dhe mund të kërkonte një kopje të këtyre dokumenteve.

Socialistët këmbëngulën që hapja e aksesit për çdo person do të nxiste konflikt social dhe binte ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e tjera në fuqi.

“Nuk është nga ato realitete që mund të vihet në sytë e gjithkujt”- tha relatorja Ermonela Felaj.

Ndërsa deputeti Pandeli Majko e cilësoi këmbënguljen e Alibeajt si tentativë për të vendosur mazhorancën në pozitë të vështirë sikur nuk e do hapjen e dosjeve.

“Ne themi të jemi të rezervuar, ta lëmë marrëdhënien mes viktimës dhe atij që e ka spiunuar, ju thoni hajt ta bëjmë si facebook”- iu drejtua ai Alibeajt.

Por, Alibeaj këmbënguli se vetëm në këtë mënyrë do të kishte hapje reale të dosjeve dhe shtoi se konflikti social ishte i tejkaluar si agument. “Kjo shtresë në fisnikërinë e vet tregoi që nuk është hakmarrëse pas ‘90”-tha ai.

Demokratët u larguan nga mbledhja pas këtij debati dhe mazhoranca i kaloi me votat e saj dispozitat e tjera ligjore. Komisioni miratoi një pikë të posaçme që lidhej me deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit famëkeq.

Sipas kësaj pike deklasifikohen të gjitha dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944-2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të republikës.

Por, nëse AIDSSH ndeshet me dokumente që përmbajnë informacione që lidhen me cënimin e Sigurisë Kombëtare, i klasifikon ato sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar.

Diskutimet për të shkuarën në regjimin komunist në këtë sesion parlamentar do të vijojnë me një tjetër nismë ligjore të PS-së për të sanksionuar në Kodin Zgjedhor verifikimin e lidhjeve me ish-Sigurimin për çdo kandidat për deputet dhe kryebashkiak.(BIRN)

5 Komente

  1. D
    Dosjet duhen hapur ishte me mire..

    Varrezat plote e per plote te tejmushura duke u vrare, vetem per Spiunet qe i sherbyhen Komunizmit , ( Politikane plehra ,qe nuk u ngopen per Viktimat qe i Spiunuan,por udhezonin Simpatizante te perlesheshin deri ne vrasje .. Ndersa ata qe vuajten neper Burgje me vite te tera,,haruan se pse e bene Burgun,,dhe Ju sulen Zyrave per Demshperblimet qe Ju takonin.. E mira do ishte qe te gjithe Spounave tju nxjeret ne Gazeta Emri dhe gjithcka .. Qe Shoqeria e somte ,,te pakten perbuzjen tjua dhuroje ketyre plehrave,qe moren ne qafe Moira Qytatare te pafajshem...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llaf Dibre

      O le le, majko! - shprehen sllavet fqinj kur e shohin bythen keq. Kete beri edhe Majko. O le le, majko! Majko,bre! Perpos kesaj, argumenti qe solli s'ish gje tjeter perveçse demagogji alla soc-komuniste. E vecanta: Deri dje, edhe pse problemi i dosjeve ka qene nje kompromis i heshtur mes PD dhe PS, te majtet "specialiste" ia lenin "topin" te djathtes. Sot pas 30-vitesh dhe per here te pare per kete çeshtje,nje pjese e PD, pa ate pjesen "klasike", ia la topin ne rrjete PS. O le le majko, majko bre!...

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Me nje fjale,Sali Berisha qe ka qene 30 vjet komunist dhe sekretar PPSh nuk gjykohet e as preket fare.Bravo.Te lumt o Sali.Qenke me fat. Po edhe Ilir Meta kalon klasen per bukuri me noten 10 se edhe ai nuk hetohet se e ka IM dhe nuk dihet saket kush eshte IM-ja. Megjitheate,hapja e dosjeve per ata qe kane bashkepunuar me sigurimin e shtetit eshte domosdoshmeri. Te hapen patjeter.

        Përgjigjjuni
        1. Çekiçi

          ILIR MUTAJ SPIUN SHTETI NUK E MERITOJ TË ISHTE PRESIDENT I.M. E MERITOJ BURGUN SI SPIUN DHE HAJN QE ISHTE

          Përgjigjjuni
          1. d
            dudumi i panginjur kerkon riciklim...

            Edhe pa qene spiun i SSH, likemutaj nuk e meritonte te ishte president i Shqiperise, por ''me fatin nuk hahemi dot'' - thote nje fjale e urte e popullit... Marrezite e ketij dudumi nuk kane te sosur! Po e fillon perseri nga e para dhe si i çmendur qe eshte, synon te çmende te gjithe shqiptaret.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje