Amnistia, "molla e sherri", këndvështrimet e ndryshme të Ramës dhe ndërkombëtarëve

17 Tetor 2022, 19:00Politika TEMA

Amnistia, "molla e sherri", këndvështrimet e ndryshme

Kryeministri Edi Rama është shfaqur kritik ndaj ndërkombëtarëve në lidhje me qëndrimet e tyre për amnistinë fiskale. 

Ai i konsideron mungesë respekti reagimet kundër të ambasadave dhe përfaqësive perëndimore në Tiranë.

“T’i vish Shqipërisë dhe t’i thuash që amnistia, përse është diçka e papranueshme është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë, të gjithë miqve të shtrenjtë dhe partnerëve tanë u do t’u them respekti reciprok është A-ja e punës time në funksion të drejtimit të qeverisë”, thoshte Rama më 15 korrik.

Zyra e BE u përgjigj me Ambasadoren Christiane Hohmann që foli pas dorëzimit të raportit të progresit.

 “Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale, kundër këshillave të BE dhe Moneyval mund të vërë në rrezik luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave”, nënvizoi zyra e BE.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është shfaqur më e drejtpërdrejtë.  

“Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?”, deklaroi diplomatja.

Rama iu përgjigj në një intervistë të dhënë për Euronews Albania.

 “Doni përgjigjen time për Ambasadoren Amerikane meqë paska thënë këtë, e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush do ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. për sa më takon, e kam bërë zgjedhjen me kohë. Të akuzosh En Block nuk ndihmon në luftën kundër pastrimit të parave, por krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave”, theksoi kreu i qeverisë.

Përmbajtja në këtë rast ndryshon nga ajo e muajit mars, kur publikisht shkëmbeheshin batuta. 

25 Komente

  1. A
    Amnisti duhet

    Te gjitha vendet bejne animiste fiscale me kujtohet kur Nicolas Sarkozy ishte président beri amnistié fiscale pse Shqiperia nuk duhet te beje ? Amnistié nuk do te thote qe amnistoshe criminelet pasi ka modalité .Psh nje emigrant i paligjeshem qe punone ne noire mund te économise deri 4000 euro ne nje vit nese ky déclaré 20 mije euro per 5 vjet nuk jane te ardhura crimi nuk behet fjale te amnistie shuma 300 mije 400 mije apo nje milione se askush nuk mund te kete nje shume te tille me pune .Amnisti duhet por brenda rregullave

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sergi

      Amnistia fisakle besoj se do te sjelli nje rritje te madhe te ekonomise ne vendin tone mezi jam duke prit te behet sa me shpejte

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tea

        Se cfare ka bere rama per vendin e ka bere per te miren e tij keshtuqe

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ani

          Qmnistia fiskale nje mas qe shume shtete e kane mar dhe ka rezultuar mjaft pozitive skemi pse mos te behet dhe ketu

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zani caushi

            Keta qe jane kundra jan po ata qe nuk e realizuan dot kete amnisti dhe prandaj bejn si gore

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eno

              Nese amnistia fiskale ndodh ne vend do te rriten mjaft investimet e huaja gje e cila do te ndikoj mjaft pozitivish ne ekonomin e shtetit

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qenit kur i vjen ngordhja shkon e permjer ne deren

                Nje fjale e urte popullore shqiptare thote: Kur i vjen ngordhja qenit shkon e permjer ne deren e xhamise! Ne Shqiperi prej 32 vjetesh eshte e vendosur se kush e ka patur ne dore:VETEM ANTISHQIPTARET ne bashkepunim me kriminelet dhe te korruptuarit! Kete amnistine ndaj krimit dhe korrupsionit nuk e ka tentuar ta ligjeroje per here te pare tani ky kryeminister! Ne Konferencen Antikorrupsion te para dy vjeteve,ne prezence te ambasadores se SHBA znj. Kim dhe ambasadorit te BE z.Soreca,Rama i provokoi rende ata te dy me kete deklarate te pa pergjegjshme: "Ne Shqiperi kokat e korrupsionit nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret",duke i amnistuar politikisht te gjithe banditet,qe nga Sali Berisha e deri ata qe i ka mbajtur ne mbrojte pas cdo skandali korruptiv! Njekohesisht me kete deklarate i kercenoi edhe gjyqtaret dhe prokuroret e mbetur qe te mos guxojne te merren me politikanet por me koleget e tyre! A duhen me fakte qe Rama te konsiderohet njelloj me rrezikshmeri per demokracine dhe shtetin ligjor si Berisha? Si Berisha edhe tani se fundi Rama po iu kundervihen ambasadoires se SHBA ne Tirane,gje qe verteton se u ka ardhur"NGORDHJA"!

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vera

                  Rama i pranon keshillat nga shtetet e tjera por prape ai e di se cfare eshte e mire per vendin

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Limi

                    Rama merr gjithmone vendime ne te mire te vendit tone dhe amnistia eshte ndihmuese

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alban

                      Nje gje nuk kuptoj nga nderkombetaret, pse thone mos e beni kur vete e kane bere me qindra here.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luan

                        Nderkombetaret- Mos beni si bej une beni si them une.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gimi

                          Kendveshtrimi i Rames eshte i duhuri per vendin tone

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Adelajda

                            Duhet te kuptohet qe sjan per pastrim parash po per mundin e shum emigranteve

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vito i Orneles se Varuzhanit

                              Nje mesues vizatimi nuk duhet te jete kryeminister sepse i duhet shume kohe per t'i kuptuat gjerat. Plus qe Rama krahas paditurise eshte edhe LEGEN.

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                dea

                                amnistia eshte e nevoishme per te stabilizuar ekonomine

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Klea

                                  Do i ndohmoj shum gjith ato emigrant qe kan punuar jasht

                                  Përgjigjjuni
                                  1. v
                                    vani

                                    rama esht bob na ndihmon vertet me kete nisme

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Enkel

                                      Dihet se cfare eshte me e mira dhe Rama ate po ben

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        Olsiona

                                        Amnistia fiskale do ndikoje pozitivisht ne vend fale vendimeve te mira qe merr z.Rama

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Meri

                                          Rama ka te drejte duhet te forcohet ekonomia e vendit

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Miri

                                            Rama ka krijuar nje marredhenie shume te mire nderkombetarisht

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Suela

                                              Gjithmone Rama ka pas te drejte ai ja do te miren vendit tone

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Marjo

                                                Fal marredhenieve te mira qe kemi me nderkombetaret Shqiperia ka zen nje vend te rendesishem

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Demokrati me mend ne koke

                                                  Doja te komentoja po qenka mbush me patronazhiste. Hajde enver hajde. Propagande e forte. Ky do te bllokoje integrimin. BE dhe USA thone jo ky po. Ta shikojme sa larg do shkoje. Amerikanet ti thyejne dhembet. Shenjat u dhane. Basha ne Washington. Agaci ne Spak. Sic ka thene Ramsesi i pare nuk keni pare gje akoma. Te shikojme kush do qeshi e kush do qaje.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. t
                                                    taso kume

                                                    Amnistia fiskale= Lavatriçe per parate e "pista", dhe me shume do lahen ruget e SHqiperise me gjakun e rinise SHqiptare nga kjo politike e çmendur SHqiptare ,PARISI ,LONDRA, NJU JORKU kane njeqinde vjet qe jane ndertuar ,kurse qytetet SHqiptare ndryshojne per 10-20 vjete ,e njejta psikollogji si e disa te rinjve qe mendojne te behen te pasur per nje kohe te shkurter,kjo eshte politika qe kundermon ere pisllek.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje