
Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën drejtuar shteteve anëtare të Këshillit të Europës për rrëzimin e raportit të Dick Martyt. Rama shprehet se kjo kërkesë synon heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe vetë Këshillin e Europës.
Ai thekson se shpreson në mbështetjen e shteteve anëtare për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues si korrigjim i atij që kryeministri e cilëson gabim tragjik dhe pasojat e të cilit vazhdojnë të përndjekin kombin shqiptar.
“Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin”, shkruan Rama.
Statusi i kryeministrit Edi Rama
MIRËMËNGJES dhe duke ju informuar se dje kam firmosur letrën e mëposhtme, drejtuar kryetarëve të shteteve e qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës, në vijim të përpjekjes së nisur ndërkombëtarisht me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë.
————————————————————
Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë. Po ju shkruaj për të kërkuar vëmendjen tuaj për një çështje thelbësore, jo vetëm për vendin dhe popullin që përfaqësoj, por për të gjithë ne. Kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, vlera bazë në themel të çdo sistemi demokratik – ato vlera të cilat i nderojmë në punën tonë të përditshme e që kërcënohen gjithmonë e më shumë në situatën politike aktuale.
Ashtu siç mund të jeni në dijeni, në vitin 2008, një ish-prokurore e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë (GjNPIJ), Carla Del Ponte, botoi librin e saj me kujtime, “Zonja Prokurore”. Aty, ajo pretendonte se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës kishin kryer krime të tmerrshme, përfshi, mbi të gjitha, trafikim të shfrenuar të organeve njerëzore.
Akuzat e saj u mohuan me forcë në Shqipëri, Kosovë dhe tjetërkund në rajon, për arsyen e thjeshtë se hetimet e kryera përgjatë disa viteve nga kryeprokurorja e GjNPIJ-së, përfshi Shqipërinë, kishin qenë tërësisht jobindëse. Kjo duhej të kishte mjaftuar që çështja të mbyllej aty ku kishte nisur: në faqet e një trillimi joletrar. Përkundrazi, ajo u çua më tej nga të tjerë, konkretisht nga anëtarët e partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit në Këshillin e Europës, të cilët e instrumentalizuan atë për të ushqyer më tej narrativën ruse mbi Kosovën. Më pas, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës iu paraqit një raport (sërish, në mungesë provash). Nisur nga raporti dhe serioziteti i akuzave, në janar 2011, Asambleja miratoi rezolutën 1782, titulluar “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”.
Njëmbëdhjetë vjet më vonë, të gjitha përpjekjet për hetime të bëra qysh atëherë, kombëtarisht, në rajon a ndërkombëtarisht, për të provuar pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore, ia kanë dalë të vërtetojnë atë që dihej: nuk ka absolutisht asnjë provë, qoftë në Shqipëri a gjetkë në rajon, për nxjerrje dhe trafikim organesh, e cila do të mund t’i ngarkohej qoftë edhe një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, aktakuzat e paraqitura nga Dhomat e Specializuara në Hagë nuk përmbajnë as edhe një fjalë të vetme lidhur me nxjerrjen dhe trafikimin e pretenduar të organeve njerëzore.
Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare.
Më 13 tetor 2022, i paraqita këto argumente përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për t’i bërë thirrje për hartimin e një raporti vijues. Çështja ka një rëndësi sipërore, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e individëve të akuzuar padrejtësisht për krime që nuk i kanë kryer kurrë. Ajo nuk ka thjesht të bëjë me mbrojtjen e procesit të rregullt ligjor përmes procedurave të gjykatës, një proces i rregullt që duhet të jetë i drejtë e i pa të meta. Por ka të bëjë me qytetarët e vendit tim, Shqipërisë, që vazhdojnë të jenë shënjestër e stereotipeve të rrezikshme e të pabaza si ky dhe viktima të armiqësisë e të ksenofobisë që akuza të tilla ushqejnë. Ka të bëjë gjithashtu me të vërtetën dhe drejtësinë, pa të cilat minohet vetë integriteti e besueshmëria e politikës ndërkombëtare dhe e institucioneve të saj.
Për dijeninë tuaj, po ju bashkëlidh një kopje të fjalës sime të mbajtur përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe një kopje të rezolutës së miratuar për këtë çështje nga Kuvendi i Shqipërisë.
Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin.
Më lejoni t’ju falënderoj paraprakisht nga zemra për ndihmën.
..unë nukë e di se sa do të rrish Ti në politikë.., por ti të themë që ti ke qënë në kohën dhe momentin e duhur për Shqipërinë ,kur Shqipëria ka qënë shumë afër greminës me një stoicizëm të pashoqë ju ja dolët, tërësishtë i vetëm jo vetëm ta ruanit Atë, por ta çonit në nivele që as i ka mrnduar tjeter kushë .., me dinjitet, kulturë, fashion, aq sa jeni bërë lideri më karizmatik, dhe shumë i dashur nga të gjithë , mbare botën.., dhe nga unë ke një Faleminderit të madhe, kaq kamë mundesi .., mirënjohjen..!!
E merr LEGEN reflektove per kombin kosovar... Te kam thene qe jo vetem je LEGEN por je dhe IDIOT.
Ato nuk kan as prova Nuk e di si i ngrejn keto akuza
Turp tu vi qe njollosin UCK ! Bravo rama Per kete leter
E vlersoj shume kete ramen qe e ndjek me kaq kujdes kete ceshtje
Njolla per trafikim organesh per vendin tone eshte nje gje shume e pavertete ku keto vende flasin pa prova dhe mashtrojne kot e me kot
Te ishte e vertete ja bej hallall po esht genjeshter e shpifur
Duhet ta ruajme dinjitetin e shqiperise.
Jemi shtet krenar dhe ska shanc te na hedh njeri posht krenarine tone me akuza te paverteta
Eshte nje akuze e pavertete mbi kombin tone trafikimi i organece shpresojme qe sa me shpejt te dali e verteta ne drite
Sa mire qe nuk e le kete ceshtje pergjysme z.rama por tregin edhe njehere qe je pro se vertetes dhe pro se drejtes
Me kete leter duhet qe te na marrin shume seriozisht sepse kjo ceshtje nuk eshte ne doren e atyre shpikesve
Kosova eshte Shqiperi dhe te gjithe jemi vellezer e motra keshtu te mos mendojne se do ta lem kosoven ne mes te kater rrugeve
nje akuz e shpifur e nje njeriu te paguar nga ruset bjer posht kosova nuk e meriton qe kjo akuz
Respekte per Edin sepse po mundohet shume qe te dale e verteta e ceshtjes se UCK-se e mos ta fajesojne pa pasur fakte
shume mire e ka kosova eshte e pavarur dhe nuk ka bere kurr keto lloj veprimesh te shpifura qe eshte akuzuar
Po shohim cdo dite qe vetem ju po mundoheni shume per kete ceshtje qe dhe drejtesia te dale ne drite
Edhe pa prova edhe akuzojne UCK-ne,me kete leter jam e sigurt qe shume shpejt drejtesia do triumfoje
Turp vertete i madh qe duhet hequr me patjeter, nuk do tolerojme me padrejtesi te tilla
Lidershipi dhe patriotizmi qe ka z.rama eshte per tu marr shembull ai fjalim qe beri ne strasburg ishte i jashtzakoncem
Nuk e di sesi mund ti hedhin nje balt te tille te gjith atyre heronjeve, por sdo e leme me kaq sepse do ngrejme zerin per kete turp
Ajo njolle vjen ne bashkepunim nga rusia edhe serbia bashk si dy motra kurva qe jane
Njolla na la diku , njolle na la saliu e sa e sa pune u dashka me i heq kto njolla
Ka ardh koha qe drejtsia te vihet ne vend dhe Rama duhet falenderu per gjith kte qe po ben
Mir qe u cu Rama me fol se ktyre te tjerve qe bejn si atdhetar te mdhej nuk e cau koken njeri
Me shume se 11 vite dhe asnje pike e ketij raporti nuk eshte vertetuar prandaj duhet te bjere poshte njehere e mire.