
Teksa pedagogët po protestojnë për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave, kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me rektorët e universiteteve, është shprehur se është në dorën e universiteteve rritja e pagave për profesorët.
Ai tha se ndryshe nga institucionet e tjera, universitetet janë midis shtetit dhe tregut. Sipas Ramës institucionet e arsimit të lartë duhet ta kenë pjesë të AND-së thithjen e të ardhurave nga tregu, që do i mundësojë edhe paga më të mira pedagogëve.
Rama ka përmendur edhe rritjen e pagave në mënyrë jo uniforme. Ai tha se është herë e fundit që pagat rriten në mënyrë të barabartë për të gjithë pasi do të ketë dallime me bazuar në përformancë.
"Dëshiroj të them së pari, raporti që ju thatë për financimin e 1/3 të shtetit, është thelbi I drejtimit që ne kemi marrë por jemi larg konsolidimeve. Patëm një debat për çështjen e pagave, duhet të jetë e qartë që bota universitare është ndryshe nga pjesa tjetër. Universitetet nuk janë gjimnaze, trupat pedagogjike nuk janë mjekë as ushtarake, janë trupa që mbahen me pagën e shtetit dhe që përgjithësisht janë uniform.
Universiteti është midis shtetit dhe tregut, që do të thotë universiteti duhet ta ketë pjesë të AND-së së vetë thithjen e të ardhurave nga tregu. Të jetë aktor në treg e të jetë magnet për të thithur fondet nga të katërta anët. Kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme për shkak të sindikatave, ka mbaruar reforma.
Është hera e fundit që bëjmë rritje pagash uniforme. Do të mbështesim më shumë ato që ofrojnë më shumë studentëve. Nuk mund të ketë rritje page për universitetet që të mos jetë e kombinuar mes të ardhurave nga shteti dhe futjes së faktorëve në treg. Unë për shkak të kësaj detyre kam parë dhe jam përpjekur të mësoj sa mundem, ka hapësira ku takohet universiteti me tregun.
Dita e djeshme ishte data e nisjes së vitit të ri akademik, por pedagogët thonë se nëse qeveria nuk reagon, ata nuk do të hyjnë në auditore, ndërsa i bëjnë thirrje studentëve që të bashkohen nën sloganin “Investim për arsim cilësor”. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë parashikon nevojën e një fondi prej 15 milion euro për të vlerësuar rreth 5000 akademikë e staf administrativ, e kjo do të ishte e mundur sipas tyre duke kursyer nga tenderat publike", deklaroi Rama.
Duhet te rikthehen ne klasat e mesimit sesben
Tani edhe kta kan nje far te drejte por nxenesit sduhet te lihen pa mesim
Tani qe u rriten pagat mesimi vijon normalisht
Duhet te jene faktore shume te rendesishem qe te bejne te mundur edhe kapjen e sa me shume degeve pozitive ne europe
Bojkotimi i mesimit eshte nje budallallik sepse po mbajne pezull mijera student
ja u rriten me 15.ca do kerkojn me pas kesaj
Pra dobici i do dobict te lypin/ lepijne bithen e Sorros dhe Bill Gates...ose t'i lepijne bithen, mafjozit Kryeminister...per fonde.... lol=llol
Kta e duan rrogen me miljona me duket
Ky veprim qe kan ber eshte per te ardhur turp. Si shkojn bojkotojne mesimin kta per pagat, boll jua rriti qeveria
Duhet te vazhdojne te bejn mesim pagat per tu rritur kan
vetem lek ju shofin syte ketyre te babezitureve , phy
ta shofim tashi qe ju rriten rrogat se ca do na nxjerrin ne drite , a do vijne a sdo vijne ne cdo ore mesimi
Po te japin maksimumin edhe do vleresohen po keto duan mos te punojne mire dhe pagat ti kene te kenaqura
Shpresoj te rikthehen sa me pare ne auditore ,sepse pagat ju rriten se kuptoj ca duan me shume
Skane pse bojkotojne mesimin por te shkojne te japin mesim ashtu sic duhet jo shkel e shko sa me thene
qesharake si disa petagog nuk e meritojn fare te jen ne ate pozicjon si fillim ato duhet te mundojn per studentet pasi ato i japin pagen atyr
Kto petagoget e pangopur nuk meritojn asnje rritje page vetem prej veprimit qe ato bene
vetem per veprimin qe i lan studentet pa mesim shume veprim egoist
Perderisa i eshte dhene autonomi universiteteve te kerkojn aty rritje rroge se sesht e drejte per studentet qe te ngelen pa mesim
Petagoget nuk kane me goje me fol tani sepse e moren ate qe kerkuan
Pedagoget tane edhe diplomat i kane marre me plagjature, duhen njerez kreative per kete pune Kryeminister