Deputeti i PD: Kam punuar 6 vjet në piceri për të mbajtur familjen! U ktheva në Shqipëri kur më vdiq babai

18 Tetor 2022, 11:07Politika TEMA

Deputeti i PD: Kam punuar 6 vjet në piceri për të mbajtur

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është i njohur për batutat e tij plot humor në parlament. Mirëpo, këtë herë, ai ka folur si rrallëherë për jetën e tij private.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Korreshi ka treguar se ka mbaruar Universitetin në La Sapienza të Romës, por u detyrua të kthehej në Shqipëri pasi i ati ndërroi jetë dhe nëna me të motrën ishin vetëm.

“Unë përveç se mbarova shkollën, kam bërë edhe masterin dhe doktoraturën në La Sapienza. Unë erdha nga picajol, kam punuar 6 vjet në piceri sepse mu desh të mbaja familjen time.

Ka qenë një moment në të cilin unë një vit pasi të diplomohesha kam humbur babain tim në një moshë fare të re, thuajse 50 vjeç dhe mu desh të kthehesha pasi në familjen time ishte gjyshja ime 90 vjeç, mamaja ime dhe motra ime në universitet.

Kështu që ishin tre gra dhe hoqa pak nga vetja. Jo se nuk do më pëlqente të jetoja në Romë, pasi e kam pjesë të jetës, vitet më të bukura”, u shpreh Korreshi.

3 Komente

  1. B
    BELIND KERICI I VERTETI.

    Mire ke bere puna eshte respekt po tani erdhe qe te vjedhesh se po te kishe mend ne koke nuk vije.Aa ti mendon se do te besh shqiperine haroje, se ju te gjithe jeni kokrat e hajduteve.Prandaj o Sajmir djali ik andej nga ke ardhur qe te ngelesh gjithmone i ndershem.Ajo partia jote ka dale nga llumi ne mute do perfundoje.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo lala

      Mbarove shkollen ne Itali, tani po vazhdon kurset e Sali Berishes dhe Ilir Metes. Vazhdo mbro kauzen e tyre, te dy vijne nga familje komuniste, , ty nuk te lidh asgje me ta. Kthehu te hash nje pilaf tek lokali, te sqarojme cfare plani ke....

      Përgjigjjuni
      1. L
        Landi

        pidh te somes Nga picamen ne deputet hahahahahahaha e papare kjo!!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje