“Palo opozita e zhytur në thesin e rublave”, Rama: Nuk është faji i ndërkombëtarëve që shohin me dyshim amnistinë fiskale

18 Tetor 2022, 13:10Politika TEMA

“Palo opozita e zhytur në thesin e rublave”, Rama: Nuk

Për dyshimet e ndërkombëtarëve për nismën e amnistisë fiskale, Rama u shpreh se është faji i një të djathte rublash, duke nënkuptuar këtu Berishën, që parterët kanë shqetësimet e tyre për ecurinë e kësaj nisme në vendin tonë.

Rama tha se falë tyre, shqiptarët kanë një damkë të madhe, çka shkakton që të gjithë miqtë ndërkombëtarë të kenë rezervat e tyre. Teksa tha se e respekton këtë rezervë të tyre, Rama tha se gjithsesi vendi tynë do bëjë atë që është e drejtë.

"Kemi njerëz që janë kthyer nga emigracioni këtu. Kanë ardhur nga Tirana. Sepse kanë kuptuar që jetohet me më pak stres. Tani me kursimet e tyre nxjerrin më shumë. Për këtë po luftojmë për amnistinë fiskale. Do luftojmë deri në fund. Është e papranueshme të na tregojmë krimin dhe kriminelët si puna e atyre organeve të trafikuara.

Që mbetën stampë në flamurin tonë kombëtar. Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit në botë. Janë pakicë 1%. Më pak ndërkohë që 99% janë njerëz si ata që janë këtu që kanë ardhur dhe janë martuar dhe me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë. Mbajnë ekonominë e tyre familjare. Si qenkan këta kriminelë. Si u bëkan kursimet e tyre të tëra me një stampë tjetër prodhim i krimit.

Është e papranueshme kjo gjuhë që guxojnë të përdorin në gjuhë të huaj kundër nesh. Ata nuk kanë asnjë faj sepse ne jemi këtu të parë. Është e djathta e rublave, ajo palo opozitë e zhdukur në thesin e rublave, Nuk është rastësi edhe për atë stampën që mori një komb i tërë si një popull egërsirash që edhe në një luftë çlirimtare nxjerrin organet e njerëzve dhe i trafikonin.

Jam i bindur që ka gisht në një mënyrë apo një tjetër që përditë e përditë ul e ngre Shqipërinë si çerdhe krimi. Nuk ka se si shpjegohet harmonia e plotë mes partisë së atij që sot e goditur botën me luftë, të Putinit dhe atyre që sot bërtasin Shqipëria është në rrezik. Pse ne e kundërshtuam. 

Kur ia japim gojës pa asnjë siklet duke i futur të gjithë në një thes, duke trajtuar përpjekjen tonë kushtetuese për të legalizuar 30 vite gjak djersë kursime si një përpjekje të dyshimtë për të ndihmuar, lehtësuar pastruar paratë e krimit. Një skandal, e paimagjinueshme, por ne do të vazhdojmë përpara se është gjëja e duhur dhe e drejtë. Sa shqiptarë kanë shkuar në Britani me emër tjetër, si të larguar nga lufta, sepse ishin në pikë të hallit. Sa vite kanë punuar ashtu, ku do i çojnë kursimet e punës në të zezë, që e kërkojnë dhe paguajnë pronarët në këto vende, nuk i lënë ata në rrugë ne.

Do bëjmë të gjitha ato që duhet, edhe amnistinë për të cilën duhet një draft sa më i dakordësuar me miqtë tanë ndërkombëtarë, ta bëjmë për njerëzit tanë, për vendin tonë. Pastaj duhet mbështetja e nevojshme në Parlament'- tha Rama.

39 Komente

  1. P
    Permeti

    Opozita me vl ne historine e shtetit shqiptar

    Përgjigjjuni
    1. P
      Papi

      Amnistia ka per te sjell shum benefite per shqiperine

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Po mo erdogani yne po. Tani eshte opozita qe po i hedh hi syve nderkombetareve per amnistine fiskale. Ti ne fakt na cove brenda 10 vjetesh nga erresira ne drite. As ke rritur sta dartin e jeteses. As ke rritur rrogat. As ke bere nje vend me te mire per te jetuar. Ne po ikim cdo dite. Tani pasi ju faëe ndertimet pa leje te pasurve, tani po kerkon te amnistosh leket qe ke vjedhur ti dhe shpura jote keto 10 vjet. Po pse ka shqiptar te ndershem qe ka punuar jashte ne te zeze dhe ka nevoje te amnistohet per ato pak lek qe mund te kete. Po ku kane shqiptaret nga 1 apo 2 milion euro!!! Kjo skema jote dihet per ke eshte Jazek te qofte djali i Kristaqit. Turp e faqen e zeze.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lulzimi

          po e dine qe nder vite ka pas kriminela tu nis nga saliu me shok

          Përgjigjjuni
          1. u
            ulo

            po pse egziston opozita akoma ?

            Përgjigjjuni
            1. e
              eni

              Cdo gje qe po ndodh sot jane pasojat e asaj opozite te mallkuar

              Përgjigjjuni
              1. l
                lili

                Po ajo opozita ka vjedhe sa ka mundur popullin shqiptar dhe me e bukur eshte se ajo kerkon ende te kthehet ne krye hahaha

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alban

                  Ore le ti pastrojne edhe leket e pista shqiptaret , vetem saliu dhe meta mos ta pastrojne djersen tone.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    petrit

                    Ajo eshte e zhytur ne balte me gjithe ato krime qe ka bere ne deme te te gjithe shqiptareve

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luan

                      Rubla eshte forcuar ne burse, prandaj kane marre para nga rusia Demokratet hahhaha.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilir

                        Skan faj se der dje ke pas mafjen me te madh plakushin sali ne krye te qeveris

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Anda

                          Po ai non grada e beri shqiperine vend te rrezikshem ne syte e botes, shyqyr esht ndryshuar ky imazh

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Ermir

                            Po ata e lan shqiprin ne ket gjendje se mendjn vec me xhepat e vet sju ka plas ndonj her per popullin

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Devi

                              Tamam palo opozit, vetem kte opoziten ka te keqe vendi yne dhe cdo gje eshte je rregull

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Eri

                                Ata mendojn vetem te mbushin xhepat por se cfare bejet me shqiprin ska gje

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  klodi

                                  opozita eshte 0 se kuptoj sesi njerzit akoma mbeshtesin ate nongraden

                                  Përgjigjjuni
                                  1. v
                                    vini

                                    po nromalme te keni nongraden si kryetar normale qe do jet 0 une do thuja qe as per rubla nuk jan ato

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aldo

                                      Prej opozites qe kemi kan pasur te tjert opinion te keq per vendin ton por tani qe e pan te gjithe se cfare jan,jemi ne rregull

                                      Përgjigjjuni
                                      1. j
                                        jori

                                        0 fryme organizative 0 vashkpunim dhe ne fund 0 opozita kjo eshte

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sokol

                                          Edhe po u ndaluan vizat, ta bejme amnistine. Ate e duan shqiptaret. Le te na ndalojne hyrjen. Ne me te forte do jemi dhe nuk i nenshtrohemi nderkombetareve. Rrofsh mbi 100 vjeç komandant.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Eni

                                            Po po....ata Shqiptare qe do ngelen pa pune do I fusi komandanti ne pune....po u vune vizat ky bie per 2 dite

                                            Përgjigjjuni
                                          2. E
                                            Ensar

                                            Keto te opozites sna lene te ecim perpara,jane me te ndyret qe kemi ne vend

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Eni

                                              Mos u cudit kur te vendosin vizat.....prit se po vjen...keshtu vazhdo...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Q
                                                Qerem

                                                Nese sdo i kishim fare keto te opozites ne pushtet do ishim zhvilluar shume here me shume se kaq e ktu ku jemi sot vetem fale Rames

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Semi

                                                  Na thuaj ca zhvillime o patronazhist

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. O
                                                  Orion

                                                  Vetem per te vjedhur e ka pas mendjen ky Saliu bashke me anetaret e tij,me vjen keq qe i kemi akoma ne vendin tone

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    AI

                                                    Cpune ka e djathta e rublave ktu? Pa lidhje...ti ske administrate e asgje,...kjo eshte arsyeja......po shiko se mos na vendosin vizat se na more me qafe pastaj...He trim ...lere Saliun se ai nuk vjen me...fajet I ke ti te gjitha se ti I ke te gjitha....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Trimi

                                                      Po saliu vetem per posht e ka cuar kete vend

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Mondi

                                                        Berisha duhet te marre denimin qe meriton sepse ai e ka fundosur kete vend nuk u ngop iher duke vjedhur

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Mondi

                                                          Fajin per keto gjera e ka sali berisha i cili vetem ka vjedhur dhe nuk i ka plas fare per kete popull

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. G
                                                            GEZUAR BAFTJAR

                                                            Vai gjigande!!!¡

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              GEZUAR BAFTJAR

                                                              Vai gjigande!!!¡

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. G
                                                                GEZUAR BAFTJAR

                                                                Vai gjigande!!!¡

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. G
                                                                  GEZUAR BAFTJAR

                                                                  Vai gjigande!!!¡

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. G
                                                                    GEZUAR BAFTJAR

                                                                    Vai gjigande!!!¡

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. G
                                                                      GEZUAR BAFTJAR

                                                                      Vai gjigande!!!¡

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. G
                                                                        GEZUAR BAFTJAR

                                                                        Vai gjigande!!!¡

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. G
                                                                          GEZUAR BAFTJAR

                                                                          Vai gjigande!!!¡

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. G
                                                                            GEZUAR BAFTJAR

                                                                            Vai gjigande!!!¡

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje