Ambasadorja zvicerane kërkon votën e diasporës nga Pogradec: Mazhoranca e opozita të vendosin së bashku

19 Korrik 2024, 13:09Politika TEMA

Ambasadorja zvicerane kërkon votën e diasporës nga Pogradec:

Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, në një intervistë për mediat nga Lini në Pogradec, u shpreh se partitë politike duhet të punojnë së bashku për votën e diasporës.

Huber solli shembullin e Zvicrën, që zvicerianët që jetojnë jashtë vendit, kanë të drejtë të votojnë.

“Vendimi për votën e emigrantëve është një vendim që duhet marrë nga partitë politike së bashku. Unë mund të them vetëm që ne qytetarët zvicerian kemi të drejtë të votojmë edhe kur jetojmë jashtë dhe kuptoj që kjo është një çështje e rëndësishme për diasporën shqiptare qe është e shumtë. Ne punojmë gjithashtu në KQZ për t’i fuqizuar kapacitete. Por vendimi final për votën e emigrantëve dhe modalitetet duhet të merret nga institucionet shqiptare dhe partitë politike”.

Ambasadorja theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira.

“Zgjedhjet demokratike dhe transparente janë një element shumë i rëndësishëm i këtij aspekti. Ne punojmë me institucione te ndryshme në Shqipëri për te fuqizuar kapacitetet. Kemi një bashkëpunim afatgjatë më parlamentin, gjithashtu duam të forcojmë këshillat bashkiakë, si dhe kemi një bashkëpunim me KQZ. Pra qëllimi kryesor është që të fuqizojmë institucionet dhe ti bëjmë gati që të implementojmë proceset transparente”.

 

2 Komente

  1. K
    Kaonia

    Tall gopin me ne dhe ti moj motër! Po ju keni gjithe leket e pista të botës ne bankat tuaja dhe su thua dot gjysem fjale . Le te flase ndonje tjetër jo ju.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Kush eshte kjo mo? Po ik mi zonje mos fut hundet ne punet e brendshme te nje shteti sovran, se eshte ne shkelje totale te deontologjise se diplomacise. E vetmja perfaqesi diplomatike qe mund te jape sugjerime eshte ajo e BE-se sepse jemi vend kandidat dhe me deshiren tone kemi rene dakord qe disa pika te sovranitetit do ja japim BE-se. Te tjeret perfshire dhe SHBA-te duhet te heshtin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje