Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar heqjen e ligjit të lutës me Greqinë. Pas këtij votimi, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në emisionin Top Story, ku foli për këtë zhvillim shumë të rëndësishëm për çamët, teksa falënderoi kolegët që e votuan.
Ai u shpreh se heqja e këtij ligji është shumë me rëndësi dhe peshë për çamët, por jo për nga ana materiale, por atë të emocioneve dhe përjetimeve njerëzore.
Për herë të parë Idrizi rrëfeu dhe një histori të familjes së tij, kur në vitin 1989, në Tiranë mbërritën dy shtetas grekë që kërkonin gjyshin e tij.
Sipas Idrizit, ata jetonin në shtëpinë e gjyshit të tij, të marrë pas dëbimit dhe kërkonin ta takonin pasi i kishte dërguar i ati.
“Duam ose t’i marrim hallallin, ose t’i japim paratë”, kanë thënë ata sipas tij, duke treguar më tej se raporti njerëzor me qytetarët e sotëm grek apo qeverinë, nuk është konfliktual, por çamët kërkojnë që të ketë një ndjesë publike për masakrën.
“Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, është e fundit çështja e pronës. Nuk po mbajmë kujtimin gjallë për një shtëpi aty. Ka qenë vend i begatë me pasuri, sigurisht që ka një kalkulim, deri para 1990 llogaritej e gjithë pasuria e lënë atje ishte rreth 2 mld euro, imagjinoni tani. Por është e fundit përballë jetëve njerëzore… ndaj ne duam që në radhë të parë të kemi një falje publike, sot nuk bëjmë përgjegjës popullin dhe qeverinë greke. Ne kërkojmë statusin që kishin para ‘45, të kthehemi në vendin tonë, aty ku kemi shtëpitë.
Shtëpia ime ka një histori që po e rrëfej për herë të parë. Në ‘87 vijnë dy njerëz nga Greqia në hotel ‘Tirana’, kërkonin shtëpinë e Mero Saliut, gjyshi im, dhe i dalin këta që i gjëmonin dhe u thonë ‘për çfarë keni ardhur? Ne jetojmë në shtëpinë e tij kemi qenë gjitonë, na ka çuar babai jonë dhe duam ta takojmë dhe t’i marrim ose hallallin ose t’i japim paratë’. Nëse do shkoja sot atje, si do sillesha me ata? Nuk do t’i nxirrja, ose do t’i thoja të ta ‘ndërtoj një shtëpi në fund të bahçes më të mirë se kjo, se këtë e kam për kujtim’. Jam shumë mirënjohës për kolegët e mi që e votuan”, tha Idrizi.
Kuvendi i Shqiperise ben kerkese o gazetar, nuk heq dicka, qe e heq parlamenti grek. Shko e thuaj grekut qe... kuvendi i Shqiperise e hoqi! Beheni qesharake se nuk kuptoni c'thoni.
Kjo qelbesira Shoetim Idrizi qe sot na mallengjen ,dje ish ne koalicion me Dulen, ndaj mos na Cani bythen me hajvanlliqe
taulant balla ia ka kercyer te jemes se vet sot shkon ia mban gojore erjon veliajt
Ti "tao..."duhet të jesh Xeni i Salës
Pse genjen o shpetim, po greku eshte ortodox, ku di greku ceshte hallalli?
Shpëtimi është çerek çam! Po kam përshtypjen që kjo rezolutë e nxjerrë me nxitim në fund korriku,(që sa të dalë në fletore zyrtare erdhi gushti,pushimet..edhe sa ti shkojë në rrugë zyrtare Greqisë erdhi tetori etj) mund të jetë pasojë e ndonjë marrëveshje te Ramës me Micon në samitin e NATO..... Ligji i Luftës me Greqinë nuk ka absolutisht asnjë lidhje me pronat e çamëve. Ai vendosi sekuestro konservative mbi pronat e shtetasve shqiptarë që meqë sulmi i 28 tetorit 1940 u nis nga territori shqiptar , u quajtën armiq( padrejtësisht ,sepse Shqipëria ishte e pushtuar ushtarakisht nga Italia dhe nuk kishte asnjë mundësi t'i kundërvihej këtij sulmi që sigurisht nuk e donte). Çamët më 1940 ishin shtetas grekë. Po Rama ringjalli Idrizin ,një politikan i mbaruar, për qëllimet e tij....
I harrove regjimentet shqipetare te ushtrise Italiane qe sulmuan Greqine ne 1940?
Idrizi si turkocam qe eshte duhet te flasi per nente xhamit qe ua prishi shteti grek ,,,,