Analistët Ergys Mërtiri dhe Neritan Alibali, të ftuar “Top Talk”, në një diskutim mbi opozitën, kritikuan mënyrën se si Lulzim Basha ka luftuar ndaj kryetarit të tanishëm të PD, Sali Berishës.
Në analizën e tij, Mërtiri thotë se Basha ka qenë në përpjekje të sulmojë Ramën, por në fakt i ka dhënë superioritet Berishës. “Në fakt lufta e Bashës gjatë gjithë kësaj kohe duhet të ishte me Berishën. Pa ‘vrarë’ Berishën, ai nuk mund ta ‘vriste’ dot Ramën”, thotë analisti.
Në mbështetje, Alibali në formë batute thotë se Basha “I gjuajti me llastiqe, nuk e vrau” Berishën.
“Është në stilin e ‘Berishizmit’ që të përhapë shpifje, të sajojë gjëra kot dhe për të përcjellë gjërat që do ajo. Këtë gjë e kemi parë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që unë kam shumë rezerva për sa i përket mënyrës se si Basha ka luftuar kundër Berishës. Basha nuk ka dashur të luftojë me Berishën, sepse ka menduar që nuk ia vlen, donte të luftonte kundër Ramës e gjëra të tilla. Në fakt unë besoj se kjo e ka dobësuar Bashën përballë Berishës dhe u pa duke i dhënë Berishës superioritet, sepse ka luftuar me një njeri që s’i përgjigjej dhe është logjike”, analizon Mërtiri.
Ai thotë se Basha duhej të krijonte mundësi që Berisha të mos ngrihej kur e kishte mundësinë dhe kjo është arsyeja që sipas tij nuk arriti ta mposhte.
“Ai e goditi dhe e goditi seriozisht. E hoqi nga partia, e hoqi nga grupi parlamentar. E la që të bënte foltoren, por e ndihmoi Ramën që të vinte në pushtet. Pa ndihmën e Ramës, pa ndihmën e oligarkëve… ne e dimë se si bëhen këto punë. Ne i dimë dhe mediat që kanë qenë në ndihmë të z.Berisha, ne dimë shumë gjëra në këtë vend, se si bëhen punët. Sigurisht që Basha kishte mundësi që përveç plumbit tek, kishte mundësi t’i fuste dhe një breshëri mbrapa që mos të krijonte mundësi që ai të ngrihej. Ai nuk e bëri këtë për fatin e tij të keq dhe për fatin e keq të vendit dhe prandaj jemi këtu“, tha Mëriri në Top Talk.
“Berisha u mbajt me shiringa se i leverdiste kësaj qeverie”, thotë analisti, “që Berisha të ishte aty qoftë si përçarës i opozitës, po qoftë edhe si faktor i cili kurrë nuk rikthehet dot në pushtet. Nuk rikthehet dot në pushtet sepse është super i konsumuar, sepse është ndëshkuar me 1 milionë vota dhe nuk rikthehet dot në pushtet sepse ka gjithë faktorin ndërkombëtar kundër. Berisha është i izoluar dhe një opozitë e izoluar sigurisht që nuk mund ta mundë dot një pushtet autokratik”.
Mertir , je burre I mire , madje shume I mire . Jam shume serioz e I sinqerte ne kete qe them Do te ishte me shume vlere te na those cila eshte karikatoria metaforike qe L. Basha nuk e shprazi mbi Berishen ? Ndersa une te them , Po metaforikisht , S. Berisha eshte nje mal ligesishe ( e kupton ti se je I mencuri ) me shume rrenje e zgjatime . E c' te bente I ziu Bashe qe , si trima e te mencuri pas pilafit , I jemi Hedhur vetem atij ne fyt . S' eshte kaq e thjeshte te mundesh trushplaret enveriste dhe berishist .
Të dy keni të drejtë, por më shumë ka Mërtiri. Basha u mjaftua me një pezullim nga grupi parlamentar dhe atë të bërë me gjysëm zëri dhe aty e la, kur do duhej, pavarësisht "berishistëve dhe enveristëve" trushpëlarë të bënte një betejë të sinqertë non stop, personalisht me të. Ndërsa Sa-lehu, nuk linte gjë pa i thënë, ky heshtte?!! Dhe, ndryshe nga ti dhe Mërtiri, të vërtetën unë e shoh pak më ndryshe. Basha, në çdo plan që ta shohësh, përveçse i paaftë, piksëpari nuk mund të përballej me Berishën, sepse ai ia ka zënë kokën me derë qysh herët. Shumë gjëra të dënueshme dhe penalisht, i kanë bërë bashkë. Berisha thoshte me vete, unë i mbaruar se i mbaruar jam, por po e drodhi bishtin ky konia im, ia përdedh kokën si të zogut. Nga ana tjetër Basha mendonte, unë jam i ri, ende nuk e kam provuar shijen e kryeministrit, aq të ëndërruar. Pse të rrezikoj, kur për moshën që kam një ditë me durim, edhe mund t'ia arrij. Ama po foli Berisha, mora fund dhe unë. E ç'janë epitetet e tij 'lulbrava e alibasha'?? E di mirë ai shprehjen që i mbyturi të mbyt, ndaj më mirë, larg. Po normal që nuk i dolën hesapet. Gjithsesi, nuk qe kjo qasje kryesorja. Duke parë se sa i paaftë e frikacak u tregua, ai humb jo vetëm besimin e ca shqiptarëve për aktin ndaj mentorit të tij më 9 shrator 2021, por humbi dhe mështetjen e amerikanëve që besuan në "yllin në ngjitje" me gjasa të tyre. Kjo ashiqare, u demonstrua, sidomos me vizitën e Antonny Blinken, sekretarit të Shtetit, që në vizitën e fundit në Tiranë, e bojkotoi atë, edhe se në ndërkohë figuronte ligjërish kryetar i PD-së. Aty u kuptua dhe filloi realisht rënia përfundimtare e Bashës, ajo që siç besoj unë influencoi edhe në vendimin e Gjykatës të Apelit që ia hoqi gjithçka dhe e lanë si peshku pa ujë. Kushdo që mendon se me këtë nvendim të gjykatës, dihmohet Berisha e kanë gabim! Po të perifeazojmë Ndrek Lucën e madh, kjo "do ishte loja!". Kanë menduar, Berisha në çdo variant biologjik me hallet jo të pakta që ka e do të ketë me drejtësinë dhe me damkën "non grata", në terma afat shkurtëra, ka mbaruar. Të gjitha këto, përfshirë dhe mbylljen e historisë qesharake me Vulën, krijuan mundsinë që, mbas zgjedhjeve të prillit 2025, që do përfundojnë me disfatën e "Lexhendës", PD-ja që të mbijetojë do duhet të riformohet e riorganizohet në mënyrë radikale pa Bashën, Berishën, berishistët dhe berishizmin. Loja politike e vlrtetë do zhvillohet pas 2025, me shpresë se kështu do t'i vijë fundi tranzicionit të lodhshëm demo(n)kratik i dominuar nga PS dhe PD, dy gjysmat e bajgës PPSh, që sipas D.Agollit, u nda në mes nga rrota e qerres së historisë.
Zotni , e meriton te te drejtohem keshtu sepse leksiku I paster , analiza e vendosur mbi kornizat e arsyes , deshira per kofigurimin e nje te djathte te paster , pas gjithe kesaj llohe berishiste , me krijuan bindjen , Z. " Buteto " se shkembeva , kendshem ndonje ide me nje te djathte , me nje fisnik . Sodoqe , ne menyre fragmentare , nuk u je shmangur dot emocioneve qe ka prodhua stuhia e baltes se derdhur mbi Bashen . Te pershendes .!