Amerikanët i thanë "kujdes" , kush është politikani në Tiranë që u planifikua të vritej nga iranianët

8 Shtator 2022, 18:28Politika TEMA

Amerikanët i thanë "kujdes" , kush është

Në tetor 2018 gazeta amerikane “Washington Times” shkruante në një investigim se, “Irani i ka kthyer ambasadat në Austri, Shqipëri dhe në Irak në vende ku planifikohen sulme terroriste”.

Duke u bazuar tek një raport, WT shkruante se Gholamhossein Mohammadnia, ambasadori iranian në Shqipëri është në fakt një zyrtar i lartë Ministrisë Iraniane të Inteligjencës, i maskuar si diplomat. Ai u caktua si ambasador në vendin tonë në vitin 2016 dhe u dëbua në 2018.

Gazeta citon një raport me 57 faqe të MEK, ku renditen edhe emrat e disa “diplomatëve” iranianë, të cilët punojnë sipas të dhënave të opozitës iraniane në Shqipëri, si agjentë të infiltruar:

Assadollah Assadi. I vendosur në ambasadën iraniane në Vjenë si një “këshilltar”, është ekspert për vendosjen e eksplozivëve dhe udhëhoqi operacionet kundër amerikanëve në Irak nga 2004 deri në 2008. Autoritetet europiane e arrestuan Assadin në korrik 2018 për planifikimin e një sulmi terrorist kundër disa anëtarëve të opozitës iraniane në Paris.

Reza Amiri Moghadam. Sipas raportit, kreu i njësisë së operacioneve të MOIS-it është vendosur jashtë shtetit si “diplomat”. Ai është figura kryesore e operacionet terroriste të regjimit jashtë Iranit, veçanërisht në Europë dhe në SHBA”, shkruan WT.

Iraj Masjedi. Ambasadori iranian në Irak është ish- komandant i ushtrisë iraniane. Ai është në të vëetetë këshilltari kryesor i komandantit të Gardës Revolucionare të Iranit dhe kontrollon milicitë shiite në Irak.

Pas WT, edhe televizioni amerikan “Fox News” raportoi se Shqipëria është kthyer në një nga objektivat kryesore të regjimit islamik pasi strehoi, më shumë se 3,000 disidentë të lartë iranianë, në vitin 2016. Sipas këtij raportimi, një nga politikanët shqiptarë që ishte planifikuar të vritej dhe për këtë të fajësohej MEK, ishte ish-kryeministri Pandeli Majko.

Ky i fundit ka marrë pjesë në disa aktivitete të MEK. I intervistuar nga “Fox News”, Majko, pranoi se rreth mesit të vitit 2018, zyrtarët amerikanë e kishin paralajmëruar se duhet të rriste masat e sigurinë për mbrojtjen e tij.

Majko ka bërë gjithashtu të ditur për median amerikane se pak kohë pas këtij paralajmërimi, ai kishte marrë një kërcënim me jetë. “Nuk kam frikë- u shpreh ai- Edhe pse se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt”.(Dita)

7 Komente

  1. S
    Sabit Brokaj

    Mooos moreeeeee! Paska qene duke u ba nami ! Epo shyqyr qe shpetoi Majko nga irani.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qimja

      Ha ha ha ha po kush e vret Majkon oooo Mero. Po majkoja ka kohe qe ka vdeke dhe jo vetem.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca

        Prandaj Rama per te mos i prish humorin Ayatollahut, nuk e beri deputet Pandon por e la rrugeve si klysh… Majko i gjore u fut me shtesat ne parlamet. Rama futi cunin e Qifes meqe USA do e shoallte Qifen Non grata. Futi Bllakon ne parlament para Majkos, dhe pastaj e coi ne burg, keshtu qe pas burgosjes te Alqit, i erdhi rradha Majko fakirit. E kuptoni sa proamerikan eshte EdKurva?

        Përgjigjjuni
        1. l
          loni

          ahahahaha Pandi mafishtja i rrezikshem o zooooott

          Përgjigjjuni
          1. L
            Llesh Nue Frrrrrok Preng Doda

            E ka nuhatue majki me gjithe ate pall hu de qe ka!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Marksisti I vogel Brace

              Majkos ja futi arin Rama s'ka nevoj per iranin

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aleksander

                Per ma shum informazione ka u jep sala [berisha] e iliri [metaj]

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje