Pas takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti italian, Sergio Mattarella zhvilloi sot homazhe edhe te Varrezat e Dëshmorëve, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
"Shumë i lumtur që nderuam dhe mbajtëm homazhe sot, së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në Varrezat e Dëshmorëve!", shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.
Kjo është vizita e parë e Presidentit italian Sergio Mattarella në Shqipëri.
I doli pune PD dhe PDistave te merren me Presidentin e Nderuar te Italise do ta quajne komunist se nderoi te renet ne lufte kunder fashisteve nazisteve dhe sherbetoreve te tyre shqiptare niperit e te cileve kerkojne sot qe te ndalohen filmat e para 1990.
Bravo e madhe! Nje antifashist i nderuar u dha nje grusht hundeve kolaboracionisteve te parlamentit tone! Ka akoma njerez me dinjitet kjo bote. Fatemiresisht afer nesh.