Presidenti italian në Tiranë: Vendi i Shqipërisë është në BE, partnere mjaft e rëndësishme për Italinë në rajonin e Ballkanit

8 Shtator 2022, 11:40Politika TEMA

Presidenti italian në Tiranë: Vendi i Shqipërisë

Presidenti i Italisë, Sergio Matarella gjatë konferencës së përbashkët me homologun Bajram Begaj gjatë vizitës në Shqipëri, ka deklaruar se Shqipëria e ka vendin e saj në Bashkimin Europian.

Europas sipas Matarellës nuk është e plotë nëse nuk do integrojë Ballkanin Perëndimor në Unionin Europian.

“Vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian! Europa nuk është e plotë nëse nuk integron Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka një rol kyç në këtë proces integrimi”, tha Metarella.


Duke folur për bashkëpunimin me Shqipërinë, Presidenti Italian tha se sipërmarrja italiane është e gatshme të shtojë bashkëpunimin për të rritur prezencën e saj në vendin tonë.

“Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjik të rëndësishëm, ka shumë kompani italiane që operojnë në Shqipëri. Sektorët më modern kërkojnë bashkëpunim dhe sipërmarrësit tanë janë gati të bashkëpunojnë sipas pikave që do paraqesë qeveria shqiptare. Përsa i përket Italisë, Shqipëria është një partner i rëndësishëm në Ballkan”, tha Presidenti Matarella.

5 Komente

  1. P
    Po Ku ështe Ed Rame Turke Erdogani që nuke pasur d

    Po PSE nuke paska dale Ed Rame Turke Erdogani ta pres me tapet të kuqe në aropt siqe Priti Baben e Turqeve shqip foles ose të Muslimanve Erdogani? A po kye italise nuke ështe i rensishme se pse ai i Turqise ju ndertone Xhamija për të kthyre bythet përpjet. Në Itali punone 100 mija Shqiptare që mbane kombin gjalle dhe njerzit me buke . Turqit veq na vjedhin bashke me politikanet shqip foles dhe na ndertojen Xhamija dhe kaqe.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nje shqiptar ne Itali

      Ne Itali , zoteri i dashur , nuk jane 100 mije shqiptare qe punojne , po plot 587 mije me dokumenta te rregullta dhe 125 mije qe kane perfituar nenshtetesine italiane .

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rrespekt Sign .Presidente e Grazia

      E Viva Italia ...

      Përgjigjjuni
      1. r
        realist

        Italia eshte mikja me e sinqerte e Shqiperise , avokatja me e dalluar , qe kurre nuk ka dale kunder vendit tone , dhe gjithmone ka votuar pro Shqiperise . Nje dashuri e respekt pa asnje interes per vendin tone . Veramente lo merita di dire : Viva Italia !

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti

          Një pyetje kam se mbase nuk e kujtoj : Kush president i një vendi të bashkimit evropian ka ardhur dhe e ka pritur Ilir Meta ? Ju lutem kush e kujton të ma thotë. Do t'ja dijë për faleminderit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje