Analiza: Dy raporte për një imunitet! Përplasja PS-PD mbi arrestimin e Belinda Ballukut

12 Mars 2026, 13:20Politika TEMA
Analiza: Dy raporte për një imunitet! Përplasja PS-PD mbi

Ka marrë fund ‘saga’ e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, ku mazhoranca ka përdorur forcën e kartonave për të rrëzuar kërkesën e SPAK.

Mirëpo, debati në Kuvend për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministres Ballukut u shoqërua me dy raporte të kundërta, të cilat, në thelb, pasqyruan dy filozofi të ndryshme për rolin e parlamentit përballë drejtësisë.

Oerd Bylykbashi nga opozita kërkoi që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin, ndërsa raporti i mazhorancës, i paraqitur nga Ulsi Manja, argumentoi se kërkesa e SPAK nuk përmbushte standardet e nevojshme për një masë kaq të rëndë sigurie.

Qasja e opozitës: Kuvendi të mos pengojë drejtësinë

Raporti i opozitës u ndërtua mbi idenë se Kuvendi nuk duhet të bëhet pengesë për drejtësinë. Sipas Bylykbashit, imuniteti parlamentar nuk mund të përdoret si mburojë politike për të penguar një masë sigurie të kërkuar nga organi i akuzës.

Në argumentimin e raportit të PD-së theksohej se SPAK ka paraqitur indicie për rrezik procedural, përfshirë mundësinë e ndikimit mbi dëshmitarët dhe prishjen e provave. Sipas opozitës, përballë një kërkese të tillë parlamenti duhet të kufizohet në dhënien e autorizimit dhe t’i lërë gjykatës të vendosë për masën e sigurimit.

Në këtë logjikë, raporti i PD-së e interpreton rolin e Kuvendit në mënyrë minimale: parlamenti nuk duhet të hyjë në analizë të provave apo në vlerësimin e proporcionalitetit të masës, por vetëm të mos pengojë procedurën penale.

Qasja e mazhorancës: Arresti kërkon prova konkrete

Në kahun tjetër, raporti i mazhorancës, i lexuar nga Ulsi Manja, argumentoi se kërkesa e SPAK nuk provon në mënyrë të mjaftueshme rrezikun procedural që justifikon arrestimin e një deputeteje.

Sipas këtij raporti, pretendimet për prishje provash apo ndikim mbi dëshmitarët janë të karakterit hipotetik dhe nuk mbështeten në fakte konkrete. Një tjetër argument i përdorur ishte se Balluku nuk ushtron më funksion ekzekutiv, çka sipas PS e dobëson mundësinë e ndikimit në hetim.

Raporti i PS-së e vendos theksin tek proporcionaliteti i masës së sigurimit dhe tek nevoja që kufizimi i lirisë personale të mbështetet në prova konkrete dhe jo në supozime apo në rëndësinë abstrakte të akuzës.

Në këtë kuptim, mazhoranca e interpreton rolin e Kuvendit si një filtër kushtetues që duhet të verifikojë nëse janë përmbushur kushtet për një masë ekstreme si arresti.

Dy filozofi për të njëjtën çështje

Dallimi mes dy raporteve nuk lidhet vetëm me rastin e Belinda Ballukut, por me dy mënyra të ndryshme për të parë raportin mes politikës dhe drejtësisë.

Raporti i opozitës mbështetet mbi një parim, që ka të bëjë me atë se parlamenti nuk duhet të pengojë kërkesat e prokurorisë, duke parë në këtë qasje me prioritet punën e SPAK, në mënyrë që institucioni i akuzës të ketë rrugë të lirë për të kërkuar masat e sigurimit.

Raporti i mazhorancës, përkundrazi, mbështetet mbi një tjetër parim, e që ka të bëjë me atë se arresti është masa më e rëndë dhe kërkon një standard të lartë provueshmërie dhe proporcionaliteti.

Në një plan më të gjerë juridik, kjo përplasje pasqyron dy lexime të ndryshme të rolit të parlamentit, se si një institucion që thjesht hap rrugën për drejtësinë, apo si një filtër kushtetues që kontrollon nëse kërkesa për kufizimin e lirisë është e justifikuar.

Një debat që shkon përtej një emri

Në fund, debati për imunitetin e Belinda Ballukut nuk është vetëm për një figurë politike, por për standardin që duhet të ndiqet në raportin mes drejtësisë dhe politikës në të ardhmen.

Raporti i opozitës kërkoi që Kuvendi të mos pengojë SPAK-un, nëdrkohë që ai i mazhorancës kërkoi që arrestimi të mbështetet në prova konkrete dhe jo në supozime.

Pavarësisht inkoherencës së mëparshme në raport me qëndrimet e kaluara të palëve, përplasja mes këtyre dy qasjeve tregon se në Shqipëri debati për drejtësinë vazhdon të mbetet jo vetëm juridik, por edhe thellësisht politik./ TemA

8 Komente

  1. G
    Gjykime korrekte

    Popull Idiot .... deri sa kushtuta i ka dhene te drejte te heqin ose mos te heqi immunitétin nje députéti jemi brenda ligjit....... Ajo qe per ty eshte e drejte per mua nuk eshte drejte ..kjo eshte demokracia.. Kur nuk kemi shkelje ligjore jemi ok.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Opozita shitur

      Po pse duhet te na vij keq per kete opozite ? Opozita duhet te riformatohet se boll na hapen barkun gjithe qelbesirst e berishes, nga belo tek muli duhen shporur nje dite e me pare. Te pastrohet ajo partinqe vetem ndyn cdo cep te tiranes

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kimetja

        Opozita telenovela turke hahahahaha

        Përgjigjjuni
        1. T
          TARRAS LALA

          Opozit e Sali Sheqere Bajgēs qē ka mbi vete 1 000 krime e bredh i lir. E ky SKAPI pēr komonistin Bajga Sali nuk ka fakte. Pty rac poppise

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cubi

            Shum mir kan vepruar duke mos ja hequr imunitetin,drejtesi leshi. Per çdo veprim pyet sali kriminelin. Me dy standarte. Qe te funksionoj duhet ta filloj deri ne vitin 1997 e deri ne ditet e sotme. Jan vrare njerez,shkaterruar bisnese prona e vepra industriale dhe askush ska dhen llogari. Çme duhet mua po ka vjedhur balluku apo jo para krimeve çnjerzore,korrupsioni eshte pasoj e sistemit do apo sdo do vjedhesh me zor me dhun dhe jo spak leshi,por edhe enveri te çohet nuk e kufizon dot. Spak leshi duhet te shkrihet sa seshte von pa krijuar probleme edhe me te renda per vendin.

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Dëgjoja raportin e opozitës,pa parë sekuencat filmike. Më dukej sikur e lexonte një anëtar i SPAK-ut, ishin bërë një me opozitën. Kur dëgjon të njëjtën akuzë, të shqetësuar për arrestimin e deputetes, të kujtohen Mediu, Berishat, Basha etj. Kush i mbrojti ? Në ato Maja rripa rripa, një herë ma hipe , dy herë t'a zbrita !

              Përgjigjjuni
              1. A
                Argita

                Kur Berisha u dénua nga spak per korrupsion, opozita ishte per dite posht ballkonit per te protestuar kunder spak, sot kerkojne te kunderten e asaj qe pretendonin dje !

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirana nuk ka një makinë pastruese bashkëkohore

                  Po kujt i plasi për pazaret pozitë- opozitë Bizneset i ecin mirë të dyja palve Shikoni punët e Tiranës që ka ngec në vend Pisllik në çdo rrugë, pluhur, zhurmë, problem parkimi, trafik, zhul, tela kudo si në Bangladesh Pasreimi bëhet me fshesat e fukarenjve

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje