Para se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, me qëllim arrestimin e saj, ish-deputeti socialist Petro Koçi shkroi se Sali Berisha “nuk ka hallin e imunitetit të Belindës e as luftën ndaj korrupsionit. Ka vetëm një peng; 21 Janarin! Kërkon ta shlyejë!”
Në një postim në Facebook, Koçi thotë se kryedemokrati “kërkon të paktën 1 viktimë tjetër për të cilën të ketë mundësi të akuzohet policia e sotme e shtetit, që e përkthyer prej tij do të konsiderohej vrasje e urdhëruar nga Rama.”
Sa i përket imunitetit të Ballukut, ish-deputeti socialist thotë se “kërkesat e drejtësisë duhen konsideruar duke llogaritur në radhë të parë interesat e vendit e të integrimit europian e jo ato personale apo ato të egoizmit politik.”
"Berisha nuk ka hallin e imunitetit të Belindës e as luftën ndaj korrupsionit.
Ka vetëm një peng; 21 Janarin! Kërkon ta shlyejë!
Po si do thoni ju?
Kërkon të paktën 1 viktimë tjetër për të cilën të ketë mundësi të akuzohet policia e sotme e shtetit, që e përkthyer prej tij do të konsiderohej vrasje e urdhëruar nga Rama.
Prandaj duhen marrë masa dhe ndërmarrë veprime e vendime rreptësisht ligjore për të shmangur projektet shpirtzeza të këtij përbindëshi që Shqipërisë ia bëri dhuratë Partia e Punës.
Nga ana tjetër kërkesat e drejtësisë duhen konsideruar duke llogaritur në radhë të parë interesat e vendit e të integrimit europian e jo ato personale apo ato të egoizmit politik.
Qëndrimet tej standardeve të deklaruara e të zbatuara deri më sot do të ushqenin nga ana tjetër alibinë e përbindëshit politik dhe do të rrisnin përkrahjen për politikën destabilizuese të tij." - shkruan Koçi.
O shoku Petro, aty ishe edhe ti në 1998 kur kupa u mbush dhe Berisha duhej flakur në burg. Çfarë bëtë ju të PSsë mqs PPSHja e mbaroi misionin e saj? A nuk e futët ju prapë në politikë??? Boll me fjalime se ju pamë të gjithëve.
Shoku Petro je bere i bezdisur,nuk degjohesh.Ik mos dile me .
Saliu vertet po cmendet perdite e me shume sepse pret cdo ore e cdo dite ta arrestojne per 21 janarin. Thone qe do arrestojne edhe Zenin per Gerdecin, ndryshe banda e Saliut ne Spak do vetedorehiqet e largohet.
Te gjitha te tjeret, nuk jane vecse kufoma rrotull rames, qe ndihen te gjalle kur ngrehin doren, por ti or Petro, je dhe me i neveritshem se ata: Nje gjysem i vdekur, qe nuk di nga t’ ja mbash.
Shikoni inatçintë si janë gufuar kundër Edi Ramës qe nuk po jua var. Po i rreshtoj më poshtë: -Fatmir Xhafa nuk i del inati qe e bëri ministër Rama, dhe kur i doli vëllai drogaxhi ja hedh fajin Ramës; -Elisa Spiropali që u bë ministre pa asnjë background po thjesht se atëhere e donte shumë Skënderbeun tani që ka fryr buzët nuk i pëlqen më Edi; - Erion Brace dikur ishte i vendosur kurse tani që iku nga zv kryeministër flet vetëm kur do të dali kundër vendimeve të Qeveris ose kundër Ramës; Ka dhe të tjerë po po e mbyll me -Petro Kocin, po si ka mundësi që ndryshoni kështu qëndrim o zotëri? Ee po Bela të fluturoj nga Fieri dhe ti more hak sa të erdhi rasti.
Petro o ziliqar vockel,falendero Ramen qe te rifuti ne PS dhe te mbajti 14 vjet si deputet,por ti paske qene i pangopur o mosmirenjohes.